Në këto ditë të rreziuara,
çmoj veçanërisht poemën
e Dom Anton Xanonit (1862-1915),
për Tërmetin e 1905, në Shkodër,
i cili u pasua edhe nga të tjera fatkeqësi…
nga Lekë Tasi
“Si u kalua vjeta 1905, në Shkodër”
nga Anton Xanoni
Mordja e zezë me kosë të gjanë
Korri shumë atë ditë shkodrane
Sa nën mure, sa nën trena
Pa frymë jetët gjetë i kena.
Mbas tërmekut qe thatsina
Si në Shkodër, si n’Malsina
Vjen Tetori mbushë me re
Nisi shiu me ra pa fre
Krisi pushka, pendët ranë
U turr Kiri anë për anë
Ah, me lot na shkoi kjo jetë
Me lot n’sy na shkoi kjo vjetë…!
.
Marrë nga Muri i nga Lekë Tasi, 6 prill 2020
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.