back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Përse-të e një vendi të vogël… – nga Artan Kafexhiu

Gazeta

Artan Kafexhiu
Artan Kafexhiu

Përse-të e një vendi të vogël…

nga Artan Kafexhiu

Dyqind vjet më parë, Adam Smith-i, babagjyshi analizues i kapitalizmit, vërente se shkaqet e arsyet e shpopullimit të Ballkanit, migrimit të popullsisë ballkanase, karakterit të prapambetur social te saj, duhet t’i kërkojmë thellë në histori. Metodat e egra, të shëmtuara, antisociale të sunduarit, shtypja e pamëshirëshme nga sundimtarët gjakatarë e mendjengushtë nën flamurin e osmanëve e më parë Bizantit e Romës, sëmundjet sociale pasojë e këtij sundimi dhe jo epidemitë, si murtaja apo malarja, ishin e janë shkaqet vendimtare, që kontribuan në krijimin e karakterit ballkanik.
Komunizmi ishte varianti modern i këtij lloj sundimi. Gjysmë shekulli komunizëm, jo vetëm që ngurtësoi, ndrydhi më tej shpirtin e shqiptarit, duke bjerrur vlerat tradicionale që kishin mundur t’i shpëtonin lemerisë të sundimit të gjatë perandorak nën vasalët lokalë, por përforcoi antivlerat e trashëguara, duke i mbivendosur edhe ca të reja.
Trashëgimia e praktikës të centralizimit të planifikimit dhe vendim-marrjes, ku partia kontrollonte të gjithë sektorët e jetës social-ekonomike, duke përfshirë edhe jetën private, privilegjet socio-ekonomike të anëtarve e besnikëve të monizmit në pushtet, kultivimi i pasivitetit, nënshtrimit, servilizmit, frikës, e bëjnë sot tepër të vështirë, që t’i hapet vend një shoqerie civile, si një institucion i pavarur e transformues. Pushteti politik, akoma shihet si një formë për të kontrolluar e forcuar lidhjet personale, shteti përdoret si mjet për të përfituar personalisht dhe jo si një rregullator i paanshëm që garanton një kompeticion, një garë të denjë.
Përgjat procesit “të trashendencës” të demokracisë nga ajo “në letër”, në atë të krijimin të shoqërisë civile, arritjet apo sukseset, nuk mund të maten si në rastin e një procesi linear. Shqipëria është ndër ato raste, që studiuesit e shkencave politike do ta klasifikonin si një lloj sistemi hibrid, gjysmë-autarkik. Formalisht etiketohet sistem shumëpartiak, një lloj demokracie hibride, por pushteti (politik dhe ekonomik) mbetet autarkik, pothuajse jashtë çdo mundësie kontrolli nga elektorati. Shqipëria, metaforikisht krijoi “brenda natës” një elitë politike, pas tre dekadash ekonomikisht shumë të fuqishme për këllqet e dobëta demokratike të vendit, e cila kontrollon me një dorë të hekurt jetën ekonomike të vendit.
Çdo lloj programi demokratizmi në Shqipëri, i inicuar nga jashtë apo brenda vendit, do të ketë një influence të papërfillëshme, sepse elitat duke bërë një “hapje” të vogël për shkak të presionit ndërkombëtar, përsëri janë në gjendje të neutralizojnë, çdo përpjekje që kjo e çarë të rritet, e të mund të ushtrojë presionin që duhet për të prishur mekanizmin e trashëguar ballkanik të autarkisë të pushtetit e për të decentralizuar pushtetin.
Kultivimi i shoqërisë civile mbetet vepra e papërmbushur ndër shqiptarët. Hapat inkrementale, fitoret e vogla, aspektet e ndërthurura e konceptet komplekse e shohin përmbushjen e saj, në një perspektivë që mund të shtrihet në disa dekada.
Shqipëria deri tash, mund të ketë dështuar në zhvillimin e një demokracie ku shoqëria civile të këtë një rol prominent. Ndërgjegja demokratike, thellësia e shtrirja e jetës demokratike që përçon ajo, nuk mund të krijohet me shkopin magjik. Do të kërkojë vite e gjenerata të tëra për t’u krijuar.
Shkrimtari sovietik rus, Ilia Ehrenburg, autori i “shkrirjes të akujve” me të qeshur, por pa humbur seriozitetin, thoshte se nuk mjafton vetëm “shkrirja e akujve”, ndoshta do të kalojnë 100 vjet, kur njerëzit të mendojnë ndryshe.

Tre çeshtje shtron Artani:
E para trashëgimia sociopolitike, mbështetë te pjesa teorike e veprës së A. Smithit “The Welth of nations” që përcakton tre qëllimet e shtetit – siguria – kufijtë – por që vetëpërjashton Shqipninë për arsyen e mungesës së arsimit hiq atë fetar ë sundimit turk.
E dyta, tranzicionin me prokurë të pseudoelitës në sistemin e ri E treta, kritika për Shoqninë Civile.
Dhe mburrjet tona – elita historiakëve militaristë të pafund – që vijojnë elaboratet mbi çlirimin e Greqisë, Çanakalanë, Ali Pashanë etj.
Edhe vendet-nacione të tjera Ballkanike çfarë stadi kishin në shek. e 19 dhe a mund të shërbejnë për krahasim antropologjik?
Për Shoqninë civile debati duhesh hapë me kohë – por meqë dominon roli kontemplantiv dhe merkantil – mbase duhet analizu nga A te Z… – siç thotë Barthesi.
Leka Ndoja

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.