back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

Mit’hat Mustafa Aranitasi (1912-1992) – Biografi e shkurtë

Gazeta

Mit'hat Araniti 1938
Mit’hat Araniti 1938

Mit’hat Mustafa Aranitasi (1912-1992)

Biografi e shkurtë

Mit’hat Aranitasi, ishte jurist, publicist, pionier i prozës së shkurtë shqiptare në dialekt, një nga përfaqësuesit e brezit të intelektualëve të kohës, me prirje perëndimore.
Datëlindja – 15.03.1912 (në çertifikatë korrik 1911, për shkak të kalendarit që përdorej në kohën e regjistrimit), i biri i Mustafait dhe i Naxhijes, i lindur efektivisht në Selanik, për shkak të detyrës së babait ushtarak (vendlindja në çertifikatë Mallakastër, Manastir, etj). Familja e babait – mallakastriot, nga Aranitasi i Mallakastrës.
I ati i tij, Mustafai ishte ushtarak i lartë, me gradën kolonel, në vitet 1923-’24 – Ministër Lufte, më pas, deri më 1927, Kryetar i Gjyqit të Përhershëm Ushtarak.
Mit’hati Araniti, shkollën fillore e kreu në Austri (Freistadt) dhe Korfuz (shkollë italiane), të mesmen në Itali (Pisa, Monte Mario – Romë) ndërsa arsimin e lartë në degën juridik në Zagreb, Kroaci.
Ka ushtruar profesionin e gjykatësit të Paqes në Gjirokastër, Elbasan, Prizren (2 herë) dhe Durrës. Për një dhjetëvjeçar (1934-1944) – publicist dhe autor i njohur në shtypin satirik të kohës, i njohur me disa pseudonime artistike si: (Rrém Vogli, Jago Blini, Ja që Hë, Sufi Asmon Sufes). Qe pionier i letërsisë dialektale shqiptare. Në momentin e arrestimit ishte Shef Personeli i Ministrisë së Drejtësisë. U arrestua nga banditë komunistë me 21.11.1944 (Akuza: si figurë e Ballit Kombëtar dhe për mbrojtjen e tezës së Shqipërisë etnike në Mbledhjen e Mukjes, ku mori pjesë).
Kreu rreth 1 vit burg në Burrel, më pas në Burgun e Artizanatit, Tiranë, dhoma e përkthyesve, bashkë me Mirash Ivanajn, Lazër Radin, Mihal Sherkon, etj.
Doli nga burgu në prill 1954. Po atë ditë niset në internim, me vendimin nr. 1 të Komisionit të Internim-Dëbimeve.
Vuajti internimin nga prill 1954 deri në 1960, në 5-6 kampe si në Kuç të Kurveleshit, Shtyllas e Radostimë – në Fier, si dhe Gradishtë, Çermë e Dushk, – në Lushnje). U martuar më 1958 në internim me znj.Agime Pipa (Araniti), ish e burgosur politike (1946- 1950) në burgjet e Shkodrës.
Më pas vuajti dëbimin nga 1960 deri në vdekje (29.11.1992) në Çermë e Dushk të Lushnjes. Gjatë gjithë periudhës së internimit dhe dëbimit punoi në bujqësi. Si shumë të internuar të tjerë, banesa e familjes ishte një barakë.
.

Kampi i Çermes - 1958 Në krye Lazër Radi, X, Mit'hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X, Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi, Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi
Kampi Çermes – 1958 lart Lazër Radi, X, Mit’hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X,
Guljelm Deda, Tomorr Dine, S. Hoxha, J. Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi,
Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi
U nda nga jeta më 29.11.1992, në Tiranë pranë familjes së vajzës së vetme, pa arritur t’i shpërngulet gjendja civile nga vendet e dënimit. Për punën dhe veprimtarinë e tij patriotike e kulturore është dekoruar me titujt më të lartë “mbas vdekjes”.
Veprimtaria intelektuale pas dënimit
Për mbi 9 vjet, tek Burgu i Tiranës, ka përkthyer (me të tjerët) gjithë legjislacionin e bazat teorike të fuksionimit të shtetit. Mbi 200 tituj të përkthyer për 40 vjet në gjendje internimi e dëbimi (veç përkthimeve në burg për 10 vjet), krahas punës në bujqësi, ka përkthyer nga 6-7 gjuhë të huaja, për Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe Tiranës, në fushat e albanologjisë, arkeologjisë, numizmatikës, etimologjisë, etj. Mit’hati zotëronte shumë mirë italishten, gjermanishten, frëngjishten, anglishten e serbishten. Në burg mëson rusishten, ndërsa turqishten e kishte gjuhën e nënës. 61 vjeç ai mëson edhe rumanishten.
Disa nga autorët albanologë të përkthyer prej Mit’hat Aranitit janë: Mayer, Russu, Krahe, Stipčevič, de Simone, Jokli, Praschniker, Garaschanin, Benac, Walde, Hahn, Schufflay, Rendič-Miočevič, Katičič, Teodorova, Papazoglu, Schuckhardt, von Thalloczy, Kilian, Roman, etj.
Më 1996, u botua përmbledhja e shkrimeve të tij letrare të periudhes 1934-1944, poezitë, si dhe disa intervista e artikuj të viteve të fundit të jetës, nën titullin “Qyfyre të Rrem Voglit, – katunar pri Rrashbulle”

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.