back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Krimet e pandëshkuara të një diktatori – Pol Pot (19 maj 1925 – 15 Prill 1998) – përgaditi Saimir Z. Kadiu

Gazeta

Pol Pot (kamboxhian)
Pol Pot (kamboxhian)

Krimet e pandëshkuara të një diktatori

Pol Pot (19 maj 1925 – 15 Prill 1998)

përgaditi Saimir Z. Kadiu

Kam qënë në klasat e fillores në fillim të viteve 70’, kur me flamujt kamboxhiane dhe shqiptare përbënim dekoret “entuziaste” të pritjes së “miqve” kamboxhianë, në rrugën e Durrësit.
Mbaj mend pritjet për Norodom Sihanouk dhe bashkëshortes së tij Monika, Jeng Sarit dhe Khieu-Samphan. Këta dy të fundit ishin nga njerëzit më të fortë të regjimit që do të merrte pushtetin politik në Kamboxhia 46 vjet më parë në prill 1975.
Princi Sihanouk kishte vizituar Shqipërinë dy herë (1972 dhe 1974) përpara marrrjes përfundimtare të pushtetit nga ana e Khmer Rouge në 1975.
Pol Pot… nuk shkeli asnjëherë në Shqipëri.
Por kush ishte komunisti më gjakatar i historisë që drejtoi Kamboxhian nga prilli 1975 deri në janar 1979?
Lindi si Saloth Sar në vitin 1925 në një familje fshatare në Kamboxhian qendrore (asokohe pjesë e Indokinës franceze). Falë faktit që e motra e tij ishte një nga dashnoret e mbretit, ndoqi fillimisht liceun francez në Pnon Penh dhe më pas në vitin 1949, mori një bursë për të studjuar radioelektronikë në Paris. Por ashtu si edhe dikatori shqiptar lanë studimet dhe përqafuan idetë komuniste. Humbet bursën dhe kthehet në atdhe në vitin 1953 dhe fillon aktivitetin ilegal komunist. Me 1954, Kamboxhia fiton pavarsinë dhe politikisht drejtohet nga një monarki.

Në 5 vite Pol Poti shkaktoi 1.8 vilion te vdekur e te zhdukur
Në 5 vite Pol Poti shkaktoi 1.8 vilion te vdekur e te zhdukur

Në vitin 1962, merr drejtimin e Partisë Komuniste kamboxhiane dhe fillon aksionet kundër qeverise së princit Norodom Sihanouk. Ky i fundit, si pasojë e situatës në Indokinë dhe ndërhyrjes amerikane spostohet nga pushteti në vitin 1970, duke u zëvendësuar nga gjenerali Lon Nol Siri Matach.
Sihanouk bën më pas vendimin e tij më të gabuar politik të jetës së tij, duke u bashkuar me bandën e Pol Potit dhe baxhanakut të tij Jeng Sari.
Në vitin 1971, amerikanët invaduan Kamboxhian dhe në bashkëpunim me gjeneralin Lon Nol, luftonin forcat e Vietnamit të Veriut. Nga bombardimet amerikane në vitet 1969-1973, u vrane rreth 150 mijë fshatarë kamboxhianë dhe popullata për mbijetesë mbushi kryeqytetin kamboxhian.
Tërheqja e trupave amerikane nga Indokina solli ndërprerjen e mbështetjes amerikane për qeverinë e Lon Nolin dhe per pasoje Pnohm Pen dhe Saigoni ranë në një periudhë prej 15 ditësh në duart e komunistëve të mbështetur nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik.
Pol Pot merr pushtetin dhe brenda katër vjetësh bën një nga eksperimentet me horror në historinë e njerëzimit. Me teorinë e “vitit zero” apo nuk duhet “shkulur bari pa shkulur rrënjët” ai masakroi në fushat e vdekjes mbi 1.5 milionë kamboxhiane (kur popullsia totale ishte 7.5 milionë banorë), boshatisi kryeqytetin, hoqi pagat, populli ushqehej në guzhina popullore.

Kamboxhia nen Pol Potin 74-79
Kamboxhia nen Pol Potin 74-79

Kapitalizmi, kultura perëndimore, besimet fetare, jeta qytetare u zëvendësuan me komunizmin fshatar…
Te huajt u përzune nga vendi, ambasadat e huaja (përfshirë edhe ambasadën tonë) u izoluan, mësimi i gjuhëve të huaja u ndalua, biçikletat, radiot, televizorët apo elektroshtëpiaket u konfiskuan nga regjimi. Telefonat dhe posta nuk punonin. Kujdesi shëndetësor u eleminua…
Grupet etnike apo popullsia myslimane u trajtuan mizorisht, u vranë, u përndoqën dhe pasuritë e tyre u konfiskuan.
Për më tepër filluan edhe veprimet ushtarake kundër Vietnamit.
Me 25 dhjetor 1978, Vietnami sulmon në shkallë të gjerë Kamboxhian dhe me 7 janar 1979, regjimi i Pol Pot bie dhe një qeveri kukull me të larguarit e regjimit krijohet.
Pol Pot largohet dhe fshihet në xhungël dhe për mëse 17 vjet vazhdoi luftën kundër qeverisë së instaluar, por pa sukses. Në fillim të vitit 1998, arrestohet dhe bëhet gati për ta dërguar në gjyq për krimet e tij makabre të viteve 1975-1979, por vdes nga një atak zemre 24 vjet në parë me 15 Prill 1998.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.