back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

“Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë” nga Roland Qafoku – Mehdi Frashëri

Gazeta

Roland Qafoku - “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë"
Roland Qafoku – “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”

“Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”

nga Roland Qafoku

Ka dalë libri i gazetarit Roland Qafoku “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Ismail Qemali tek Edi Rama”, i cili u promovua pasditen e së mërkurës në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë.
Libri u botua nga shtëpia botuese “Onufri” me parathënie të studiuesit të njohur Profesor Doktor Shaban Sinani, dhe vjen pas 11 vitesh punë dhe kërkime në arkiva e në botime të rralla.
Për herë të parë në Shqipëri vjen një renditje kronologjike e të gjithë kryeministrave të shtetit shqiptar, duke e shoqëruar me të dhëna dhe dëshmi ekskluzive, detaje, dokumente, shifra, fotografi dhe gjithçka që ka ndodhur dhe ata kanë bërë gjatë kohës që ishin në detyrë.
Vetë autori i librit Roland Qafoku u shpreh se vendosi ta shkruante këtë libër, pasi u përpoq të gjente një libër që fliste për kryeministrat e Shqipërisë dhe nuk e gjeti.
“Tashmë që kanë kaluar 11 vjet nga vendimi që mora për ta shkruar këtë libër them se i njoh mirë të 33 kryeministrat e shtetit shqiptar.
Libri do t’u shërbejë më së shumti nxënësve e studentëve, por njëherësh do të nxisë interesa e vëmendje për anë të panjohura të personalitetit të 33 kryeministrave shqiptarë, thekson Sinani.
Marrë me shkurtime nga http://koha.net 

Kryeministri Mehdi Frasheri
Kryeministri Mehdi Frasheri

Pak rreshta kush ishte Mehdi Frashëri

Asnjë kryeministër tjetër nuk ka ushtruar kaq shumë detyra shtetërore sa Mehdi Frashëri. Madje kaq shumë as në dy shtete. Shtetin shqiptar dhe atë të Perandorisë Osmane. Por Krueministri i 14-të në historinë e shtetit shqiptar nuk ka zotëruar vetëm aftësinë e mbahtjesë së ofiqeve. Doktor i shkencave politike dhe ekonomike, autor i rreth 10 librave shkencorë dhe me kujtime, ai është njëherësh shtetari dhe intelektuali i një kalibri të lartë që ka mbajtur ndonjëherë një shqiptar si shef i qeverisë…

CV rekord e një Kryeministri

Mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar nuk ka një të dytë që të ketë një curriculum si ai i Mehdi Frashërit.
-Dy herë Kryeministër,
-Kryetar i Këshillit të Shtetit,
-Kryetar i Këshillit të Regjencës
-Deputet,
-Ministër i Brendëshëm,
-Ministër i Punëve Botore,
-Ministër i Bujqësisë
-Ambasador në Lidhjen e Kombeve,
-Komisioner i Lartë në Komisionin Ndërkombëtar për caktimin e Kufijve.

Prisni! Këto ishin detyrat e larta në shtëtin Shqiptar, këtu nuk janë përmendur ofiqet që ka mbajtur gjatë Perandorisë Osmane:
-Guvernator i Jeruzalemit dhe Palestinës,
-Nënkomisar i Turqisë në Egjipt
-Prefekt në Maqedoni dhe Novi Pazar
-Atashe pranë qeverisë osmane në Ishujt e Arkipelagut
-Nënprefekt i Peqinit dhe Ohrit në Shqipëri,
Krahasimet në këtë rast vlejnë vetëm me Turhan Pashë Përmetin dhe Ismail Qemal Vlorën. Vetëm ata ia kalojnë në këtë drejtim…
(marrë nga libri “Historia e 33 kryeministrave Shqiptarë” – Roland Qafoku)

CV e Mehdi Frasherit
CV e Mehdi Frasherit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.