back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

“Botё” e rrёzueme pёrmbys nga Jozef Radi

Gazeta

Plan i filmit Bota Cafe
Plan i filmit Bota Cafe

“Botё” e rrёzueme pёrmbys

nga Jozef Radi

Refleksion mbi filmin “Bota-Cafe”

tё Iris Elezit e Thomas Logorecit

Nga filmat pёr konsum tё mbrendshёm
kohёs sё “Ballhutёs”,
te filmat kёrkojnё me hutue me “trushpёrlamje”
edhe Botёn e Madhe!

Befasia e nji emocioni filmik prej artistash tё rinj

Para do kohёsh nji miku im i letrave, mё shkroi do rreshta entuziastё pёr nji film tё ri shqiptar, qё po delte nё sallat e kinemave europiane(?!?).
Me thanё tё drejtёn, u pёrfshiva edhe unё nё entusiazmin e tij, mbasi gjithnji besoj se nji brez i ri i artistash e kineastёsh shqiptarё, asht nё pёrpjekje me u futё me dinjitet nё dyert e kulturёn europiane; ndoshta edhe nё kёrkim tё dramave tё fuqishme, dhe sjelljes artistike tё asaj pjese tё s’vёrtetave tё nji kohe, qё ende s’po mbrrin me u thanё si duhet pёrmes gjuhёs filmike…
I thashё mikut tim, se jam i gatshёm me i ba vend nё publikimet e mia, nji shkrimi pёr kёt film, prej atyne qё kanё mujtё me e ndjekё filmin nё ekranet e Europёs… po mbas do kohe entusiazmi i tij s’e pati ma at hovin e parё, pse ai pat dёshirё me e pa edhe unё filmin, e me u prenoncue si njoftёs ma i mirё i atyne realiteteve nё pёrballjen me nji ngjarje tё tillё…
E vёrteta asht se ai mё kallzoi edhe do probleme tё drejtash autoriale e shfaqjesh, dhe as filmin e pashё, as shkrim mё erdhi e as ndonji jehonё t’madhe s’mbrriti ndёr veshёt e mi… Kёshtu, u shue edhe entuzasmi i nji ngjarje qё pёr do orё m’dha gёzim… dhe jo vetёm kaq, po miku jem i letrave, me shpjegoi se filmi: “asht nji demaskim i komunizmit dhe nji paraqitje me realizёm e problemeve tё shtresёs sё tё pёrndjekunve politikё…!”

Poster i Filmit Bota-Cafè
Poster i Filmit Bota-Cafè

Tradita e filmit shqiptar… dhe vazhdimёsia!

Nji nga problemet ma tё randsishme tё kulturёs shqiptare, asht arti kinematografik, i cili njifet si arti ma masiv, ma i drejtpёrdrejtё dhe ma efikasi me u futё nё komunikimin kolektiv. Pёr kёt, ai ka qenё edhe mjeti ma i fuqishёm i propagandёs komuniste… aq sa shpesh asht thanё se “…at çka nuk e bante dot Komiteti Qёndror… e bante Kinostudioja “Shqipёria e Re”!” Kjo, s’asht diçka e re, po e thanё dhe e stёrthanё, bile sot ka kanale televizive qё japin 24 orё nё 24 vetёm kёt sfilatё filmash (shumica bardhezi), tashma tё mёsuem pёrmendёsh; po edhe mjaft programe mbramjesh, e pёrcjellin kёt frymё pёrmes “batutave” tё ktyne filmave, si humor paralel me groteskun e pёrditshёm tё politikёs shqiptare, çka tregon se ajo farё e mbjellun me aq kujdes (pёr t’zezё tё kёtij vendi), asht kaq e shijshme, sa nuk pretendohet tjetёr!!!
Nё vitet e fundit tё diktaturёs, pati nji ethe tё skajme me prodhue sa ma shumё kёsi filmash tё rrejshёm (si duket ky qe angazhimi ma i madh i atij vendi), ndoshta ma shumё se me prodhue bukё, qumёsht, mish e ushqime tjera…
Mbas ’90, si shumё aktivitete (qё diktatura i mbante duke ia shtrydhё shpirtin popullit), vdiqёn (pёr tё mirё t’atij vendi) edhe filmat e realsocialist, krejt asaj ngrehinё e stёrmadhe te trukimit tё sё vёrtetёs, asaj makinё gjigande nё shёrbim tё diktaturёs pёrmes kineastёve ma tё zellshёm tё lavdisё komuniste, iu çfrynё gomat, dhe ata u banё njerёz tё randomtё, e shpesh s’kishin as fort qejf me ua kujtue ato veprat e tyne delirante, aq devotshmёnisht nё shёrbim tё sё Keqes…
E vёrtetё asht se “shteti i ri” s’jepte ma pare pёr 14 filma si dikur, pse 14 filma si limonata socialiste s’kapёrdiheshin ma teposhte me “detyrim pёrcaktim”, po edhe pse koha po zbulonte pёrditё e ma qartё se: ajo çka kishte qenё Madhёshti e nji Partie, kishte qenё edhe Tmerr i nji Populli, dhe se tash tё vёrtetat e ndryme ndёr 100 dryna, kishin dalё e kishin marrё malet… porse me mbrritё e me u ba filma, partitё e reja, tё linduna me “porosi nga nalt”, pёr fat tё keq s’kishin fonde pёr ksi tё vёrtetash tё mshehuna…!!
Dhe nisi kёshtu ajo letargji e madhe kinematografike… Kёto 25 vite s’kanё ma as filma, as dokumentarё, s’ka ma as memorie historike e as pёrcjellje tё kohёs, as tё personazheve dhe as atyne vlerave qё u ruejtёn me aq mund e sakrifica ndёr skёterrat e asaj bote mizerabёl qё u quejt komunizёm shqiptar, e qё ishte tejet kriminal, aq pak i ngjashёm krahasue edhe me komunizmat e tjerё pёrreth.
E sot s’kemi asnji film pёr poetёt e vramё e tё varun; s’kemi asnji film pёr intelektualёt qёndrestarё tё burgosun apo tё pushkatuem; s’kemi asnji film pёr jetёn e grave e nanave nё kampet e interrnimit; s’ka nji serial tё kёsaj bote undergraund ku tё shpaloset pёrplasja e sё Mirёs me tё Keqen, e ku shteti shqiptar, o individё tё tij pёrfaqsues, ta vejnё dorёn zemёr dhe ndonji firmё sado tё vogёl ndёr buxhete, nё ringjallje tё kujtesёs historike dhe tё vёrtetave tё mёdha…!!
A asht kjo e qёllimshme…?! Me siguri…!
A mundet me ndyshue kjo gjendje? – shumё rrudhin shpatullat.
Po e vёrteta, a mundet me u mshehё pёrjetsisht pёrmes heshtjes?! Kurrё! Vetёm se shtyhet mbrritja e saj…!

Skena Kryesore e Filmit "Bota-Cafe"
Skena Kryesore e Filmit “Bota-Cafe”

A ka fajtorё kjo gjendje?!

Sigurisht qё ka fajtorё!
E para asht ndёrgjegja jonё kolektive… E dyta, e treta… deri te e njiqindta hyjnё tё gjitha mbrenda saj…
Por ma sё shumti fajtorё janё ata, qё pёr tragjeditё e tyne s’luftuen edhe me shpirt nёpёr dhambё, mos me iu shkelё dhimbja deri aty ka asht e shkelun sot… Pikёrisht kjo ndrydhje shpirtnore ka lejue e ka me lejue me dalё edhe libra, edhe filma ku kjo shtresё shoqnore mjaft fisnike, qё u pёrdhunue me mjetet ma monstruoze tё dhunёs. Edhe pse ajo ka sjellё tё gjalla mija raste stoicizmi, qёndrese, dinjiteti, shpёrfillje, krenarie e sfide, qё mund t’i shёrbenin krejt shoqnisё shqiptare si modele krenarie dhe ngritje morale, tё zbehen padrejtёsisht nga mefshtёsia, nёnshtrimi, pёrzgjedhja, pёrdhosja dhe nё fund (mund tё ishte e para) shpirti i shitun shejtanit, qё s’ka lejue deri sot me dalё dinjitetshёm pёrballё vendit tё vet, po edhe botёs, e me dёshmue syhaptas se e vёrteta e tyne asht paralele me tё vёrtetёn e ebrejve… se tragjeditё tona historike janё aq tё ngjashme me tynet, dhe se duhet ta kishin kёrkue me kambngulje at fqinjёsi vuejtjesh pёrmes realizimesh tё fuqishme artistike, e tё mos kishin lejue tё nёpёrkambej dinjiteti deri nё shkallёn ma fyese tё mundshme, siç asht edhe filmi prej tё cilit mora shtysёn e kёtij shkrimi,  “Bota – Cafe!” vepёr e regjizorёve tё rinj Iris Elezi dhe Thomas Logoreci…

Fundi i nji filmi ma shumё se trishtues

Kur mbaroi filmi “Bota-Cafe”, e diku nё thellёsi asht imazhi i nji vajze tё bukur qё vallzon mes tokave krypore, ku nuk mbin asgja, as zhuka e as grami, e ku fati i saj asht ba tashma pjesё e kёsaj shterpёsie… ti ndjehesh i dhunuem, sikur edhe ti ke qenё bashkёpjestar i kёsaj vrasje tё madhe… vrasjes shpirtnore tё krejt nji shtrese shoqnore pёrcjellё me aq cinizёm prej kёtij filmi; pse s’ke gjetё asnji pёrgjithsim artisik, asnji koherencё artistike, asnji mesazh tё thellё shpirtnor, asnji pasazh shpresёdhanёs, qoftё edhe n’trajta detajesh flu: e se mbas nji tё keqeje tё madhe vjen nji ma e vogёl… Jo! Kёta njerёz qё diktatura i zhyti nё llumin e kёnetave, u desh veç pak liri me u zhytё ata vetё n’llum tё vetvetes…
Ky asht mesazhi i krejt filmit “Bota-Cafe”! E nji mesazh ksisojit nuk mund tё jetё veçse i turpshёm dhe asgja ma shumё…
Dhe prej kёtyne luleve turpi, po ju dhuroj edhe unё nji buqetё!

Bota Cafe Nora dhe Beni
Bota Cafe Nora dhe Beni

Para se me mbrritё te e vёrteta e filmit…

Kah fundi i viteve ’70 e fillimi i viteve ’80, nё Myzeqe, u pёrhapё fjala se nji kamp i ri interrnimi, po ngrihej nё skaj tё Lagunёs sё Karavastasё; zonё e quejtun Tokat e Kripuna, dhe vendi Bedat. Im at, me at batutёn e tij me i dhanё sё keqes pak humor plotёsoj: “Edhe ky Bidat na duhesh tash!” E vёrteta asht, se u krijue nji lloj terrori i pёrgjthshёm, pse fjala e hapun se “Bedati do tё popullohej me familje nga krejt kampet e interrnimit tё Lushnjes!”. Edhe ne ishim kontingjenti ma “fatlum” me popullue kampin ma tё fundit tё interrnimit qё po ngrinte Partia! Pra, prej nesh do tё delnin ato familje qё do tё pagzoheshin banorёt ma tё rishtё tё nji “faqeje tё zezё”, atje buzё kёnete, ku nuk mbinte asgja nё botё veç krypёs, ku tё pinte mushkonja, e ku puna e vetme qe lamja e tokave nga krypa e qё mbas nji shekulli mund tё mbillesh ndojsend! Pra duheshin viktimat e rradhёs me çue ndonji grimё jetё n’at skёterre te re… Sigurisht, nё Bedat kishte fillue kaherё ndёrtimi i pesё pallateve tё famshёm, qё dukeshin si Karavelat e Kolombit mes Shkretinёs sё Krypun, e ku disa prej shokёve tё mi tё gjimnazit kryenin stazhin, (midis tyne edhe Shpend Sollaku, i cili kohё ma vonё m’kallzonte se aty kish prekё skёterrёn e mundimeve, veç me vazhdue andrrёn e nji shkollё tё naltё!)
Partia, qё aq shumё e donte “popullin e kampeve”, fillimisht shpёrndau idenё se “prej barakave do tё kalohej te pallatet”, pra u duk sikur po kultivohej “vullneti i lirё”, mandej shtoi se “pagesa ma e ulёt do tё ishte 232 lek tё vjetra” (nji normё vaditje), mbasi ishte fjala pёr lamje tokash, dhe se “paga e 15-ditёshit, avitesh diku te 3500 lekёt e vjetra” (gja e madhe pёr at kohё)…! Kёto thirrje s’i hangri kush si vullnetar… atёherё me nji opercion tё shpejtё, u interrnuen pesё familje nga Savra, dhe e njejta gja u pёrsёrit edhe nё kampe tjera…. Mbrenda nji nate dy familje Spahiu, nji familje Ilijazi, (komshinj tё mi) nji familje Plasoti dhe nji familje Poda, u ngarkuen familjarisht dhunshёm ndёr kamione dhe u pёrplasёn diku midis Krypёs bedatase…
Pesё Kullat Peskatshe tё Bedatit, ende sot nё kujtesёn e tyne mbeten nji tragjedi e pashkrueme: Ajo çka mund tё shёnoj prej gjithё kёsaj dhimbjeje asht klithma e nji grueje qё njё ditё ulёriti publikisht: “Do tё bёhem spiune e gjithё botёs, vetёm tё ik nga kjo skёterrё, t’i shpёtoj fёmijёt nga ky mallkim…”.
E pikёrisht vendi i kёtij mallkimi… u ka shёrbye si skenar autorёve tё filmit.

Bota-Cafe Rolet kryesore Kodheli-Gorishti-Kryemadhi
Bota-Cafe Rolet kryesore Kodheli-Gorishti-Kryemadhi

Analizё nji filmi, qё s’meriton me u quejtё film…

Qysh nё gjurmёt e para tё filmit… ndjeva nji drithёrimё shpirti… Mandej, ashtu si pa u ndje, u bana pjesё e tij, i ndjekun prej nga trishtimesh qё pasonin njena tjetrёn, personazhe qё ma shumё talleshin me vedin pa e kuptue, qё rrekeshin me trasmetue ndonji emocion, do biseda pa krypё, aty midis krypёs pafund, nji trishtim skёterrё qё mendoj se futet edhe te vetё artistёt dhe i mek rolet e tyne, me ndryshimin e vetёm se pamja e tyne, stonon paksa me at botё ku i kishin futё si personazhe… nji fill i trishtё i nji bote tё pёrhumbun pёrpiqet me e lidhё pak trashё gjithçka qё stonon. Pёr nji kohё tё gjatё s’mbrrita me e kapё fillin e dramёs. Nji lokal i quejtun “Bota” rrethue me pata, me dele dhe me heshtje, nji tip palafite ngritun midis shkretine, me kёsulё nji makine tё kuqe (pёr çudi e Kuqe se mund tё ishte edhe jeshile) e hypun (jo pa simbolikё) maje nji karakatine drrasash qё kёrcasin, qё herё shёrben si kasafortё e herё si motel seksi…(!!) Nji vajzё vetmitare pa idenditet qё i shёrben ndokujt (qё veç dreqi e bjen atyne anёve), e qё s’e di as vet nga vjen, as ku do shkojё, as çfarё mendon pёr tё nesёrmen… Zgjidhja ma i madhe asht nji rrugё ku s’punon askush, dhe shpresa e nji biznesi asht veç vendosja e nji tabele mashtruese qё ta zvogёlonte 2-3 kilometra distancёn nga rruga qё ndёrtohet; nji plakё e shthurun kujtese, qё flet e s’di çfarё flet; nji kryepersonazh qё vёrdallet me makinё kot, e qё flet pёr nji familje qё s’duket kund, ndёrkohё qё nji e dashtun e re dhe e bukur mbush boshllёkun skenik, e qё orё e çast grisё sё filmit i fut nji tё kuq byzёsh; nji polic qё nё vdekje tё gjyshes i fal nji celular (pse paska dy!!) protagonistes me motorr; ca pёrvetsime dokumentash dhe tё hollash dhe nji burokrat qё i shpjegon vajzёs sё cili ka qenё fati i prindёrve dhe lekёt e shpёrblimit(!!!); dhe si dinamikё ecejaket me motorr e me makina janё krejt bota e kёtij filmi… qё mendoj se iu ka dhanё ma shumё depresion aktorёve, se sa kёnaqsi atyne pёr rolet qё luejnё.
Filmi asht i ndёrtuem ma shumё si nji melodramё, ku krejt jeta vёrtitet rreth do kangve tё viteve ’50, do spirilangje sentimentaliste qё mbrrijnё deri nё vitet 2000, dhe pёrpiqen me mbushё mungesёn e dinamikёs sё filmit, zhdёrvjelltёsinё e dialogut, apo pёrplasjen e kohnave dhe njerzve, nё nji shtirje aktoreske lodhёse, gjoja po luhet nji film…
Ajo çka tё trishton ma sё shumti nё kёt film, asht fakti se ti ke njoftё mjaft ksi vajzash personazhe tё asaj kohe, e ke pa jetёn e tyne, ke ndje çfarё shpirti sakrifice e sfide tё kanё pёrcjellё ato… dhe befas kur pёrballesh me kёsi krijesa tё shpikuna e tё shpifuna, qё tё vjen ndot t’i shohёsh e jo t’i krahasosh, lene ma tё mendosh se ato i janё shitё nji shikuesi tё huej e sqimatar, i cili prej nji realizimi tё tillё ndoshta shfaq trishtim pёr kёt vend e kёta njerёz, po mandej kujtohet e reflekton se kёta tё pёrndjekun politikё, s’paskan qenё kurkushi, dhe s’e gjen fillin pse shteti ka hy nё luftё me ksi mjeranёsh qё ma sё shumti janё hajdutё tё vuejtjeve tё njeni tjetrit… se sa kundёrshtarё ideollogjikё tё nji regjimi!?
Kjo asht edhe tragjedia e kёtij filmi (si film)…
Sepse filmi s’ka asnji mision me mbrritё ndonji tё vёrtetё, apo me u dёshmue si klithёm ndaj regjimit apo pasojave tё tij, o thjesht me rrёshqitё nder detaje se çka ishte diktatura… Jo asgja e tillё! Ai rreket tallshёm veç me tregue mjerimin e do fatkeqve tё harruem baltave… qё vriten e poshtnohen me njeni tjetrin pёr do lek tё vdekunish…
Ky asht mision poshtnues i kёtij filmit… po jo i suksesshёm!
Autorёt e kёtij filmi po edhe artistёt e kёsaj maskarade, janё shёrbye vetёm me ndonji pёrfitim o shpёrblim tё squllёt, tё ardhun prej sponsorizuesish… po jo prej artit a ndonji vlere tё realizueme artistikisht.

Epilog i sё keqes,

Diku mes grisё shfaqet nji vajzё e mbetun pa prind, mbasi nanёn ia kanё pushkatue dhe zhdukё, e i ati  mbasi asht ba dёshmitar i grues se vet ka tretё pa gjurmё n’arrati, ajo kujdeset per nji gjyshe me kujtesё tё davaritun, tё cilёn nji ditё e gjen tё vdekun; dhe nji kushёri qё e ka vjedhё nga tana anёt… E gjithё kjo dhimbje dhe ky fat i keq, e shfaqin nё fund me nji valixhe nё dorё drejt nji bote qё ajo s’kish dashtё me e marrё kurrё… (i qe nёnshtrue sё keqes?!)
O Zot, po a mund tё jetё e mundun diçka e tillё?!
I kuptoj tё gjitha. S’e kuptoj kush i paguen kёta artistё(?!) ma ba ksi filmash tё shplamё e me i shitё botёs kёsi degradimesh pa kurrfarё themeli. Si mund tё shpjegohet pasioni i kёtyne t’rinjve nё rrekje me i maskue tё vёrtetat ma makabre t’nji diktature ndёr ma kriminalet e botёs… si tё ishte asgja?!
Kёt s’e gjej dot!

Poster i Filmit Bota-Cafe
Poster i Filmit Bota-Cafe

Titulli i Filmit: Bota

Regjia: Iris Elezi, Thomas Logoreci
Interpretojnё: Flonja Kodheli, Fioralba Kryemadhi, Artur Gorishti, Tinka Kurti, Guljelm Radoja, Alban Ukaj, Luca Lionello
Shpёrndarja: PMI, Istituto Luce
Kohёzgjatja: 100′
Origjina: Albania/Italia 2014
Lloji i filmit: Dramatik
Shfaqja nё skenё: 25/6/2015

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.