– një nga mjeshtrat më të rafinuar të letërsisë shqipe
Giuseppe Schiro (Zef Skiroi – në gjuhën shqipe), lindi në Piana degli Albanesi, (Hora e Arbëreshve) me 10 gusht 1865, dhe vdiq në Napoli, 17 Shkurt 1927) – Ai qe poet, gjuhëtar, gazetar dhe historian arbëreshë (italio-shqiptar etnik), një ndër figurat më të rëndësishme të lëvizjes kulturore dhe letrare shqipe në shekullin e nëntëmbëdhjetë.
Si patriot shqiptar, si studiues dhe si koleksionist i vëmendshëm i traditave poetike arbëreshe, Skiroi qe edhe profesori i parë i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Institutin Oriental të Napolit. Ai qe edhe përfaqësuesi më i lartë i kulturës dhe traditës letrare shqipe në Siçili, një nga mjeshtrat më të rafinuar të letërsisë shqipe, i cili la pas një prodhimtari të madhe letrare. Skiroi qe ndër iniciatorët e një letërsie të përtërirë shqipe, dhe tejet i ndjeshëm ndaj modeleve të përzgjedhura letrare; ai qe autoritet letrar dhe frymëzues i intelektualëve të kohës së tij duke luajtur një rol të rëndësishëm në Rilindjen Shqiptare dhe në Pavarësinë e Shqipërisë, duke marrë pjesë aktive së bashku me elitën intelektualët shqiptare.
.
Biografia e Zef Skiroit
Mbas pjesëmarrjes në Seminarin italo-shqiptar të Palermos, ai diplomohet në Jurisprudencë. Në periudhën e parë të veprimtarisë së tij Schiròi i thelloi njohuritë e traditës folkloriste dhe patriotike, duke krijuar frymën klasike në letërsinë Arbëreshe. Shpejt ai iu përkushtua vetëm studimeve letrare. Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit të XX, përcaktoi aktivitetet letrare të Zef Schiròit. Ai ka shkruar një lirikë të rafinuar dhe mjaft elegante si, “Mili dhe Hajdhia” (1891), me një gjuhë të pastër dhe simbolike duke kërkuar të bashkojë në një koine mjaft elemente dialektale. Përveç poezisë idilike “Mili dhe Hajdhia”, me frymëzim popullor, është edhe “Rapsodia shqiptare”, ai shkroi historinë romantike në vargje “Te Dheu i Huaj” dhe poemthin Mino. Ndër vepra e tij kryesore përfshihen edhe: “Kënga e Liktorit”, “Këthimi” dhe “Këngë Popullore Shqiptare”. Përmbledhja “Kënkat e luftës” e vitit 1907, u frymëzua nga ideali i shqiptarëve për pavarësi, e cila e lartoi poetin ndër këngëtarët më aktivë të Rilindjes. Me të njëjtën frymë iu përkushtua botimit të “Flamurit Shqiptar” dhe vëllimit “Shqiptarët dhe çështja Ballkanike” të dyja botime të vitit 1904.
Ai qe ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe një nga mjeshtrat më të rafinuar të stilistikës së letërsisë shqipe, autor i veprave të shumta që u pritën me mjaft entuziazëm si nga kritika edhe nga lexuesit: “Rapsodia shqiptare” (1887) “Mili dhe Hajdhia” (1889-1907), Te Dheu i Huaj (1900-1920), Këthimi (1925).
.
Jo më pak të rëndësishme qenë edhe gërmimet e kryera në fushën e traditave popullore letrare si: “Këngët e Shenjta të kolonive shqiptare në Sicili” (1907) dhe vepra monumentale me titull “Këngët tradicionale dhe Esse tjera të kolonive shqiptare në Sicili” (1927). Zef Schiròi pati një miqësi të fortë me personalitete të shquara të kulturës shqiptare dhe asaj italiane. Ndryshe nga poetët e tjerë Arbëreshë, Schirò nuk u mbyll në bisedat katundit apo krahinës së vet, ai i shndërroi të gjithë bisedat, në një frymë me qëllime përbashkuese, amalgamimin në një të vetëm, të krejt thesarit leksikor dhe frazeologjik të gjuhës. Gjuha e tij është gjuha më interdialektale e krejt letërsisë shqiptare (Poema Mino shënon nivelin më të lartë të shqipës përbashkuese në linguaxhin e tij letrar). Në veprat e tij shfaqet e qartë disiplina që i vjen nga një formim solid humanist, harmonia e pjesëve, pasuria dhe fisnikëria e shprehjeve. Ai nuk është edhe aq i prirur ndaj ëndrrave, por është tejet i ndjeshëm ndaj entuziazmit që ndez imazhet e përndritura në krejt veprat e tij poetike. Te Schiròi gërshetohen elementet romantikë të poezisë popullore shqiptare me saktësinë artistike të poezisë klasike dhe neoklasike me qëllim krijimin e një korpusi poetik të harmonizuar e të ekuilibruar.
Të një rëndësie të veçantë janë edhe studimet në fushën e filologjisë letrare dhe të dialektologjisë. Të jashtëzakonshme mbeten vitet e tij të Napolit, ku u emërua si i pari profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Institutit Lindor të Regios, ku dha mësim prej vitit 1900 e deri në vdekjen e tij. Me autoritetin e tij si figurë shumplanëshe ai trajtoi në qarqet kulturore dhe politike italiane idenë kombëtare shqiptare dhe u bë promotor iniciativash editorialo-gazetareske, siç janë “Arbëri i Ri” dhe “Flamuri i Shqipërisë”, si dhe i dha mbështetje politike e kulturore drejtuar Ismail Qemal Vlorës, si ftesë ndaj arkitektit shqiptar të Pavarësisë, i cili realizoi një vizitë zyrtare në komunitetet shqiptare të Italisë, dhe mbi të gjitha në Piana degli Albanesi, (Hora e Arbëreshëve) pikërisht në periudhën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Emrin i tij gëzon sot Biblioteka publike e Piana degli Albanesi.
Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.