back to top
34.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Votohet Qeveria Kurti 2 – nga Arta Sopi

Gazeta

Albin Kurti  - Kryeministër i Kosovës
Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Votohet Qeveria Kurti 2

nga Arta Sopi

Deputetët e Kosovës me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar për Qeverinë e re të vendit.
Kjo Qeveri do të udhëhiqet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
.
Parlamenti i Kosovës - 22 mar 2021
Parlamenti i Kosovës – 22 mar 2021
Kjo është përbërja e Qeverisë Kurti 2:
-Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi.
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.
Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrulla Çeku.
Ministër i Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.
Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Faton Peci.
Ministër i Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.
Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ministër për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq.
Ministër për Zhvillimin Rajonal është Fikrim Damka.
.
Qeveria Kurti 2 - 22 mars 2021
Qeveria Kurti 2 – 22 mars 2021
Qeveria Kurti 1 ishte votuar më 3 shkurt të vitit të kaluar pas një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Qeveria e Kurti 1 është rrëzuar përmes një mocioni të mosbesimit më 25 mars 2020, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndërsa më 3 qershor, deputet votuan për Qeverinë Hoti, e cila erdhi pas koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.
Ndërsa më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt 2021. Në këto zgjedhje LVV-ja së bashku më listën ‘Guxo’ të Vjosa Osmanit u rendit e para me 438 mijë e 335 vota apo 50,28%.
Sot është konstituuar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës. Kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca me 69 vota.
 
“Nga 15 ministra vetëm 8 janë të Lëvizjes Vetëvendosje, 5 janë gra, nga Kabineti ynë qeverisës 18 anëtarë gjithsej. Kërkojmë besimin tuaj, ofrojmë besimin dhe përkushtimin tonë, dijen e vullnetin tonë. Zotohemi për llogaridhënie dhe përgjegjësi”, tha në fund Kurti.
.
Marrё nga https://kallxo.com/lajm/votohet-qeveria-kurti-2/ 22.03.2021
 .

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.