9.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Vdes njashtu si pa u ndje – poezi nga Martha Medeiros

on

|

views

and

comments

Martha Medeiros (1961)
Martha Medeiros (1961)

Vdes njashtu si pa u ndje

poezi nga Martha Medeiros

sjellë në shqip nga Jozef Radi

Vdes njashtu si pa u ndje…
njaj që bahet skllav zakoni,
tuj rrahë përditë të njejtat shtigje,
njaj që s’ndryshon markë,
njaj që s’rrezikon
me ndryshue ngjyrën e veshjeve,
njaj që s’ndalet me folë edhe me t’panjoftun.

Vdes njashtu si pa u ndje…
njaj që i ban dredhë pasionit,
njaj që e pranon t’zezën mbi të bardhë,
dhe ju ven randsi pikave mbi “i”
ma shumë se emocioneve t’përbashkëta,
njatyne që t’i xixllojnë sytë,
njaj që ta ban t’mërzitshme buzëqeshjen,
dhe zemrën me t’rrahë fort përball gabimit a ndjenjës.

Vdes njashtu si pa u ndje…
njaj që s’e përmbys sofrën kur ndjehet i pakënaqun
prej pune, njaj që s’e ven n’rrezik t’sigurtën
për t’pasigurtën n’kërkim t’nji andrre,
njaj që s’ka lejue s’pakut nji herë n’jetë,
me iu hikë kshillave t’urta.

Vdes njashtu si pa u ndje…
njaj që s’udhëton kurrë, njaj që s’e hap nji libër,
njaj që s’ja dhuron shpirtin muzikës,
njaj që vetvedit s’ia gjen nji hir.

Vdes njashtu si pa u ndje…
njaj që s’lshon nji grimë respekt mbi vedin,
njaj që s’të lejon as me e ndihmue,
njaj që ta vret ditën ndër ankime për fatin e vet t’keq,
a për shiun që s’rreshtet kurrë.

Vdes njashtu si pa u ndje…
njaj që e braktis projektin para se me nisë,
njaj që s’ka asnji pyetje për krejt botët që s’i njef,
njaj që s’të kthen përgjigje
kur dikushi i kërkon diçka që ai aq mirë e din.

Le t’i bishtnojmë vdekjes përditë e nga pak,
tuj kujtue gjithherë se me qindrue n’kambë
asht nji përpjekje shumë ma e madhe se marrja frymë.
Dhe veç nji durim i përflakun, ka me na ngjitë njatje n’maje,
te lumtunia e shndritshme.

Përkthye në shtator 2015

Pablo Neruda vs Martha Medeiros
Pablo Neruda vs Martha Medeiros

Dy rreshta dhe nji sqarim

për nji përkthim atribuuar gabimisht Nerudes

Thonë “Më mirë nji ditë si luan se njiqind si dele!” Po kush e thotë këtë? Dhe pse e thotë? Ata që besojnë këtij proverbi, i besojnë nji jetë të jetuar plotësisht, i besojnë nji jete përplot “jetë”, lumturi, emocione, ndjeshmëri, ndjenja, miqësi, dashuri, takime, zbulime… përndryshe nuk jetohet, dhe veç vdiset… “njashtu si pa u ndje”!! E kush e bën edhe më të qartë kët koncept është nji shkrimtare: Martha Medeiros, gazetare braziliane e lindur në Porto Alegre, me 20 gusht, 1961. Autore e shumë veprave, e mbi të gjitha kësaj poeme që mbetet nji hymn për jetën, e që rrëfen në detaje se nji jetë e mosjetuar si duhet, nuk i sjell njeriut veç humbjen e tij, po edhe vdekjen.
E vetmja gjë e pariparueshme është vdekja, pasi edhe ata që jetojnë vdesin. Vdekja s’është vetëm nji kusht statik, por nji “gjendje pezull”. Nuk është e nevojshme që zemra të ndalet për të  vdekur, mjaft të mos jetosh çdo çast, dhe je i vdekur, dhe këtë e dëshmon me forcë poezia e Medeiros.
“Vdes, njashtu si pa u ndje” (A Morte Devagar), u botua për të parën herë në vitin 2000, në gazetën Zero Hora në Porto Alegre, Brazil.
E fortë dhe e fuqishme ajo mbetet nji poezi që të futet në eshtra dhe të mbetet e kapur fort si nji dredhkë e helmët, që të ngjitet në kokë e të shtyn të reflektosh duke ta ndryshuar këndvështrimin, ajo të shtyn të reagosh e të jetosh për të mos vdekur.

E theksoj, teksti i poezisë është i Martha Medeiros, gazetare braziliane e lindur në vitin 1961. Por, për shumë vite kjo poezi kaloi si zinxhirët e Shën Antonios nga kutitë e e-mail dhe blogjeve dhe në kërkimet në Googles gjen pothuaj pesëdhjetëmijë rezultate për Nerudën te fjalët “Vdes, njashtu si pa u ndje”… Por shumë e raportojnë si gabim, shumë të tjerë e kapërcejnë në heshtje…

“Vdes, njashtu si pa u ndje” (A Morte Devagar) mbetet nji poezi mrekullueshme, qoftë e brazilianes Martha Medeiros, qoftë e Kilianit të Madh Pablo Neruda, edhe pse shpesh e atribuuar gabimisht  Atij.
Bile shroj se edhe me 24 janar 2008, poezia u lexua në Parlamentin Italian nga senatori Clemente Mastella, gjatë nji votëbesimi që çoi në rënien e qeverisë së dytë Prodi, edhe ky senator gabimisht ia referoi kët poezi si të Pablo Nerudës. (përgatiti  jozef  radi)

Martha Medeiros (1961)
Martha Medeiros (1961)

A Morte Devagar – Martha Medeiros

(poezia Origjinale)

Muere lentamente
quien se transforma en esclavo del hábito,
repitiendo todos los días los mismos trayectos,
quien no cambia de marca,
no arriesga vestir un color nuevo
y no le habla a quien no conoce.

Muere lentamente
quien hace de la televisión su gurú.
Muere lentamente quien evita una pasión,
quien prefiere el negro sobre blanco
y los puntos sobre las “íes”
a un remolino de emociones,
justamente las que rescatan el brillo de los ojos,
sonrisas de los bostezos,
corazones a los tropiezos
y sentimientos.

Muere lentamente
quien no voltea la mesa
cuando está infeliz en el trabajo,
quien no arriesga lo cierto por lo incierto
para ir detrás de un sueño,
quien no se permite por lo menos una vez en la vida,
huir de los consejos sensatos.

Muere lentamente
quien no viaja,
quien no lee, quien no oye música,
quien no encuentra gracia en sí mismo.

Muere lentamente
quien destruye su amor propio,
quien no se deja ayudar,
quien pasa los días quejándose
de su mala suerte o de la lluvia incesante.

Muere lentamente,
quien abandonando un proyecto antes de iniciarlo,
no preguntando de un asunto que desconoce
o no respondiendo cuando le indagan sobre algo que sabe.

Evitemos la muerte en suaves cuotas,
recordando siempre que estar vivo
exige un esfuerzo mucho mayor que
el simple hecho de respirar.

Solamente la ardiente paciencia
hará que conquistemos una espléndida felicidad.

Pablo Neruda - Poet i Popullit

Pablo Neruda – Poet i Popullit

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.