back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 14 Maj, 2024

Vdekjet në Burgun e Burrelit sipas letrës së Muharren Xhakonit – nga Kastriot Dervishi

on

|

views

and

comments

Muharrem Xhakoni
Muharrem Xhakoni
Vdekjet në Burgun e Burrelit sipas letrës së Muharren Xhakonit
nga Kastriot Dervishi

Ja, se si kundrejt sistemit enverist të burgjeve, me struktura por pa vullnet human për t’i përdorur ato, kanë qënë vuajtës të thjeshtë si Muharrem Xhakoni që dhimbshuria dhe pasioni për të vërtetën e ka nxitur t’i regjistrojnë këto raste dhe sot ia ofrojnë opinionit pasardhës falë ndërmjetësimit të Kastriot Dervishit, ruajtës këmbëngulës i gjithshkaje. Falemnderit këtyre dy qytetarëve të nderuar, që bashkë me të dhënat që na ofrojnë, nxjerrin në pah një tipar shqiptar që prej dëshpërimtit, e mendonim të humbur… Lekë Tasi

Në vijim të letrës së tij, Muharrem Xhakoni shkruan për disa vdekje të ndodhura në Burgun e Burrelit. Më poshtë pjesa përkatëse e letrës së shkruar në vitin 1963. Në kllapa janë shënimet e mia plotësuese për çdo person që përmendet.
Në foto bashkëlidhur është Xhakoni para se të dënohej me burgim.

Xhevat Korça (1893-1959)
Xhevat Korça (1893-1959)

***
Xhevat Korça; I sëmurë prej një viti, kërkonte që të shkonte në spital në Tiranë, për operacionin e ulçerës dhe për analiza dhe kura komplet. Lutjet e tij të herëpashershme verbale dhe me shkrim u refuzuan kategorikisht prej ndihmësmjekut Kamber. Xhevati bëri grevën e urisë dhe mbasi prej kësaj nuk e fitoi spitalin. Vdiq në burg pas 15 ditëve. Ndihmësmjeku Kamber, për justifikimin zyrtar mori një mjek tjetër dhe mbasi i bënë autopsinë, shkruajnë se gjoja kish pas edhe kancer. Vdekja e tij dihet nga të gjithë.
(Xhevat Korça – Ish ministër i Arsimit. Profesor, u dënua në gjyqin special më 13.04.1945 me burgim të përjetshëm. Vdiq më 27.07.1959)

Gjergj Kokoshi (1904-1960)
Gjergj Kokoshi (1904-1960)

***
Gjergj Kokoshi; Ju zu uji i vogël (urina). Kërkesat verbale dhe me shkrim që ta dërgonin në Tiranë, Kamberi iu përgjigj negativisht. Me ndërhyrjen nga lart, u rregullua një automobil, por kur mbërriti në sallën e operacionit të spitalit kombëtar në Tiranë, sëmundja e kishte bërë punën e saj dhe i sëmuri nuk u përgjigj më. Pra, zotërinj, një operacion i vogël kirurgjikal i hapte kanalin e urisë së bllokuar, i shkarkonte ujin e mbledhur, siç ndodh çdo ditë në spitalet tona shtetërore dhe i sëmuri Gjergj Kokoshi do ishte gjallë. Ai vdiq pse uji i mbledhur në bark dhe vonesa e operacionit kaloi 20 ditë.
(Gjergj Jacim Kokoshi, lindur më 1904 në Shkodër, profesor, ish ministër i Arsimit arrestuar më 23.01.1946. U dënua më 02.07.1946 si “armik i popullit dhe sabotator i pushtetit” me 30 vjet burgim. Vdiq më 20.08.1960)

***
Estref Myftiu; Vuante nga eperoniti specifik. Kërkesat e tij për ta dërguar në spitalin e Tiranës u hodhën poshtë për afro 5 muaj nga ndihmësmjeku Kamber. Një analizë që u dërgua në laboratorin e spitalit Tiranë, njoftoi telegrafikisht se i sëmuri duhej të shtrohej në spital për analiza e kura komplet. Meqenëse këto formalitet janë kryer në mënyrë private, ndihmësmjeku Kamber i hodhi poshtë. Kur Estrefi qante si fëmijë dhe premtonte se i paguante vetë shpenzimet e automobilit, Kamberi u tallte se nuk kishte atë sëmundje por gazra. Thoshte se do shërohej në burg. Me ndërhyrjen e një majori nga Tirana, mbasi sëmundja kishte 5 muaj në aktivitet dhe pasi barku ishte mbushur me ujë deri te buza, e dërguan në spital. Kur po i hiqnin ujin ditën e parë, vdiq. Është provuar shkencërisht se kur eperitoniti është në fillim, shërohet lehtë me streptomicinë. Por kur të sëmurët kalojnë 4-5 muaj dhe barku mbushet me ujë, 99% e tyre vdesin.
(Estref Mehmet Myftiu, i vitlindjes 1898 nga Berati, dënuar më 25.05.1945, nga Gjykata Ushtarake e Beratit me burgim të përjetshëm sepse ishte nëpunës dhe kishte qenë zëvendëskomandant i Ballit në Lushnje. Vdiq më 06.06.1962)

Akile Tasi (1891-1961)
Akile Tasi (1891-1961)

***
Akile Tasi; Vuante nga mëlçia e zezë. Më vonë kaloi dhe botkinin. Ditën e dytë që doli nga infermieria, nga botkini, e futën në birucë me një të ftohtë nën zero. I hoqën kapotën dhe pa asnjë batanije e mbajtën 7 ditë. Mori një të ftohur në mëlçia e zezë që ishte e prekur nga botkini më parë dhe ky komplikacion kthehet në cerozapatike. Të gjithë lutjet me shkrim u hodhën poshtë nga Kamberi. Mbas tre muajsh, i sëmuri vdiq.
(Akile Tasi, u dënua në Gjyqin Special më 13.04.1945 me 30 vjet burgim. Vdiq më 30.01.1961)

***
Ismail Qazimi; Ankohej se vuante një vit më parë prej tensionit të gjakut dhe mëlçisë së zezë. Gjithmonë kërkonte për spital në Tiranë, por Kamberi iu përgjigjej me përbuzje. Duke qëndruar muaj me radhë i shtrirë për vdekje, ai vdiq me një mizerje të pashpjegueshme. Kur drejtoria deshi ta dërgonte në Tiranë, ndihmësmjeku Kamber refuzoi t’i lëshonte raport – thotë i dënuari Zenel Shëndellia.
(Ismail Lik Qazimi, lindur më 1914 në Vasije të Lumës, arrestuar më 24.03.1946 dënuar më 11.12.1946, nga Gjykata e Lartë Ushtarake me burgim të përjetshëm. Vdiq më 16.11.1962)

Marrë nga Muri i FB, Kastriot Dervishi, 5 mars 2018

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.