![Prof. Artan Fuga](https://www.radiandradi.com/wp-content/uploads/2022/01/Artan-FUGA.jpg)
Under Construction!!!
nga Artan Fuga
Qemaneja e dytë i ish-Partisë Demokratike të para 25 prillit dhe të përpara 11 dhe 18 dhjetorit, shoh që paska deklaruar se zgjedhjet për pushtetin lokal në gjashtë bashki në 6 mars nuk janë një test për atë pjesë të ish-Partisë Demokratike! Kjo meqë Partia Demokratike qenka në fazë strukturimi dhe krize.
Nuk di çfarë të bësh të qash apo të qeshësh. Çfarë fatkeqësie!!!
Si ato faqet e Internetit që i zoti i ka harruar dhe për të mos u dukur si braktisës i audiencave shkruan: “Faqja është under construction!!!”
Këto deklarata janë baraz sikur t’i kenë shitur votat qysh në tavolinë! U thonë demokratëve: Kot vini o naivë në zgjedhjeve, kot votoni!
Çfarë mentalitet dështimi, çfarë dorëzimi pa kushte, çfarë qaramanlliku, çfarë dembelizmi politik, çfarë kënaqësie me kolltukun e falur të deputetit, çfarë psikologjie prej shërbëtori i pushtetit, çfarë cinizmi, çfarë talljeje me elektoratin opozitar në këtë deklaratë!!!
Po mirë, po nuk është kjo gjendje pasojë e evoluimit dështak të Partisë Demokratike që nuk merret mundimi as të analizohet! Po vetëm patetizëm skizofrenik duke treguar anekdota të vjetra nëpër salla!
![Under Construction](https://www.radiandradi.com/wp-content/uploads/2022/01/under-construction-2891888__480-300x225.jpg)
Po mirë, po as guximin për t’u matur sa demokratë do të të votojnë si burokrat partie në krahasim me ata që do të votojnë Lëvizjen për Rithemelimin e Partisë Demokratike?
As këtë nuk e pranon si sfidë?
Po mirë, po as sfidën për të mbledhur aq demokratë votues në të dy pjesët e gërmadhës të paktën sa kanë qenë vite më parë?
Kot thashë “under construction”, më shumë i ngjan një lokali gjysmë të shkatëruar me qepena mbyllur ku shkruhet “Lokali shitet!”
Ose një stoku brekësh në solde ku shkruhet “Likuidim total i mallit!”
Varni një tabelë në qepenat e mbyllur: “Opozita shitet, malli likujdohet me çmim të ulur!”
O të mjerët militantë dhe zgjedhës demokratë në duart e kujt kanë rënë!
Këta e meritojnë të mos u jepet asnjë votë, po asnjë fare!
.
Marrë nga syri.net 25 janar 2022