Trilussa – Tri poezi – përshtatë nga Maksim Rakipaj

2
15
Maksim Rakipaj
Maksim Rakipaj
Trilussa (1871-1950)
Trilussa (1871-1950)

Trilussa – Tri poezi – përshtatë nga Maksim Rakipaj

Trilussa (Carlo Alberto Salustri 1871-1950)
mbetet nji nga poetët dialektalë italianë ma të njohur…
për merita letrare Presidenti Einaudi
e emron Senator të Përjetshëm…
Nji nga tre poetët ma popullorë të dialektit roman..

Në rubrikën “Shqipja e dialektit”, po paraqesim tri poezi të Trilussës, poetit Roman të përshtatuna në dialektin tironas nga Maksim Rakipaj së bashku me nji shënim të tijin: “Kur i përktheva këto poezi kisha rreth 200 miq, sot kam mbi 400… Ju përshëndes të gjithëve, sidomos ju miqtë e rinj…!”

Ndershmënia e gjyshes… nga Trilussa

Un kur u martush, nondaja po m’kallxon,
hiç nuk bona un ç’bojnë grania sot,
as nji muj martu, vrap jaron me gjetë,
pesdhit vjet vallahi, i her s’e kom dredh.

I her, m’thot ajo, m’vje i çun qejfli,
vesh e njesh mooo, mate ne kollare,
amon, t’keqen m’tha, t’jap i xhevahir,
veç hudhu me lalèn anej ka mullarèt.

Ah, me qen nanjona, prej granisë soçme,
me vrap kish thon po, pa bo fare llogje,
por nondajes teme, i morin t’keqen,

Tyt re dreq, i tha, hik e gjej noj qetër!
Amo, ene sot, sa herë q’e kallxo,
ah ça bona thotë, ene durët kafsho…

E ndershmja gjyshja ime...
E ndershmja gjyshja ime…

Brezi i nderit nga Trilussa

Se ku e kom lexu që njerzit n’mesjetë,
me i majt gratë e nershme, ene me terbjet,
ju mathshin ca brek, me demek me dryn,
dhe e mlidhshin menjen: asgjo dot s’ju hyn!

Ne kur shkojte burri m’luft a për kismet,
fësht ia myllte brekët grus me dryn’n e vet.
Turp e faqja zez! Uh sa rob të trashë!
Pa i pik besimi, Zoti mos i faltë!

Shyqyr nërroi koha, nërroi ene zakoni,
jena bo t’gjith sot burra zamoni
gratë e kon nerin m’gjak, enè thu:

po sikur… për dreq t’ish halà ashtu?
Për dashoren teme kish me qen problem,
kush e mylli i funit, a do e majte men?

Vjollca ne Flutura nga Trilussa

Nji flutur e bukur i her,
gjys e zez e gjys e verdh,
ke nji Vjollcë u ul serbes
pa i thon ene mirmjes.
Vjollcës shpejt i met hatri,
nj’ajo tjetra pse s’ia vari,
ne ja tha cop e m’surrat:
-Qeke krejt pa edukatë!
ç’kujto ti mi tarallake
ça jom un gjethe sallate?
Lule t’bukur si un s’ka,
gjith dynjanë ti ta kesh pa,
nuhat pak, çer ere kom,
as n’ondërr s’t’vje kjo aromë!
S’ka njeri qi s’më lakmon,
ne hiç fare s’m’bohet vonë,
njitë me i trangull e me’i limon,
se nuk jom una shitmence,
por e thom, se s’jom manece!
jom e freskët, taze fare,
jom n’dorë zonjash namuzqare;
m’majn kujtim sa vyshkem pak,
m’thajnë për të ftofme jom ilaç…
Un gjithmonë mi jom e mirë,
jom si zonjë, e jom si shpirt,
m’pëlqejn gra e m’pëlqejn burra,
pleq ne plaka, goca e çuna.
Ne me ty, harxhoj frymë kot,
ti je kafshë ne s’kupton dot…-
Flutra jonë na iu përgjigj:
-Sa e thjeshtë që je mi driq!
(përshtati në dialektin tironas Maksim Rakipaj)

 

Related Images:

Artikulli paraprakIl Padre ed il figlio… della poezia! Visar Zhiti (1993)
Artikulli tjetër“Fletorja e Vjeshtës”, Jozef Radi – Albana Temali (2011)
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

2 KOMENTET

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.