back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

Tre soj janë gratë për njerës si ne të dy… – nga Lasgush Poradeci

Gazeta

Poeti Lasgush Poradeci
Poeti Lasgush Poradeci
Tre soj janë gratë për njerës si ne të dy…
Lasgush Poradeci (fragment korespondence e pabotuar)

Filloj nga soji më i errët dhe ngrihem gjer në dritën e vërtetë të diellit. Pik’së pari, janë gratë e trupit, të cilat i mjeri element animal i jetës s’onë, i ka nënë urdhër të tij me anë të një grushti banknotash. Këtyre s’mund t’u flasish për ndonjë gjë të bukur, sepse as shpirti i tyre s’është bërë për ashtu, as që kanë kohë për të humbur me të tilla marrëzi artistike.
Me 5 minuta marrëveshje, trupi i tyre i rrëgjuar ngjitet pas trupit t’onë për 10 minuta dhe pastaj çqitet përnjëherësh në vetëm njëzë minutë.
Në pikën e dytë vijnë ato soj çupash të paqme nga trupi po të prishura nga mendja, të cilat elementi animal së bashku me shpirtin e lumturuar i fiton jo me anë të një doze të hollash, po me një tufë fjalësh – desha të them lulesh dhe të ëmblash. Pas 5 pare dërdëllimi të hijshmë krahët, sytë, buzët dhe gjiri i tyre i paqmë na falen për 1 minutë dhe nuk vijnë në vete përveçse pas 10 minutash psherëtimi të ëmbël ose zembrimi pa dashje…

Leonard Pervizi - Europe re d'Atomium.
Leonard Pervizi – Europe re d’Atomium.

Në pikën e tretë dhe në atë më të lartën, dua të them në dritën e vërtetë të djellit, të jetës dhe të së vërtetës qëndrojnë vashat e paqme nga trupi dhe nga shpirti. Këto janë të pakta. Një njohje me to, bën prej një shtaze – një njeri; një fjalim me to, bën prej një njeriu – një talent; një miqësi me to, bën prej një talenti – një gjeni. Këto nuk bjenë, po janë në zotërim d.m.th. në miqësi të shpirtit t’onë më një minutë, nuk ndahen as dhjetë jeta, dhe rrojnë në zemrën e botës një përjetësi.
.
Marrë nga muri i Fb i Zana Demneri

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.