back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024

The “Good American” ose Amerikani i Mirë – nga Dennis Prager

Gazeta

Dennis Prager
Dennis Prager

The “Good American” ose Amerikani i Mirë

nga Dennis Prager*

Në esenë paraardhëse (të cilën e kisha sjellë pak ditë më parë), përshkrova sesi kisha arritur ta kuptoja më mirë dilemën morale të “Gjermanit të Mirë” term i përdorur për të përshkruar Gjermanin neutral, i cili nuk bëri asgjë të lëndonte hebrenjtë, por as për t’i mbrojtur ata, apo rrëzuar Nazizmin.
Duke parë Amerikën t’i nënshtrohej izolimit fizik dhe ekonomik përgjat pandemisë, arrita në konkluzionin se: “Apatia përballë tiranisë nuk qenka monopol i gjermanit apo rusit. Vetëm se ende nuk doja ta besoja se do pushtonte Amerikën!”
Brenda një jave, gjithçka precipitoi për keq. Tani ne jemi duke u përballur me një izolim të ri, atë të fjalës, gjë e cila as ishte parë e as dëgjuar në Amerikë!
Dhe paralelizmi me Gjermaninë është edhe më interesant.
Partia e majtë (demokrate) dhe media e majte “mainstream media” janë duke përdorur turmat që vërshuan në Capitol egzaktesisht në të njëjtën mënyrë si nazistët përdorën zjarrin që iu vu Parlamentit Gjerman, Reichstag’ut në 1933.
Në 27 Shkurt 1933, egzaktësisht një muaj mbas ardhjes në pushtet, godinës së parlamentit gjerman Reichstag-ut i vunë flakën. Nazistët akuzuan për këtë armiqtë e tyre dhe përdorëen incidentin e zjarrit, për të zhdukur kundërshtarët, duke mos u lejuar hapësirë publikuese, marrë pjesë në jetën publike, apo ndonjë mënyrë tjetër për tëe përçuar ndonjë mesazh publik. Duke përdorur sebepin e zjarrit, nazistët kaluan një ligj, Enabling Act, ligj i cili i jepte kancelarit të tyre Adolf Hitler, fuqi të nënshkruante ligje vetëm me vendim të tij, pa miratim në parlament.
Kalojme tani tek Amerika e 2021.
Në 6 Janar 2021, një turmë prej ndoshta 100-200 vetësh, shkëputet, nga turma paqësore qindra mijëshe e konservatorëve dhe i vërsulet Capitolit.
Të paktën një polic humbi jetën, gjithashtu një prej, ndodhi të ishte veterane lufte.
Ndoshta dhe disa të tjerë përqark prej shkaqeve jo krejt të kthjellta, por sigurisht të lidhura me dhunën. Përtej dritareve të thyera, nuk duket të ketë mbetur ndonjë dëm i madh në Capitol. Qëllimi? I paqartë. Në vija të trasha duket, thjesht si një Katarsis. Asnjë legjislator nuk u lëndua, dhe edhe sikur këta lunatikë të kishin menduar se po rrëzonin qeverinë, sigurisht do kishte qenë kjo ndonjë lajthitje dhe aspak e organizuar.
Që të nesërmen e majta amerikane e përdori Capitol-in ashtu si gjermanët flakët e Reishtagu’t një arsye me shumë për teë eleminuar armiqtë e tyre konservatorë, si dhe për të shtrydhur akoma më shumë liritë e ndrydhura të Amerikanëve – dhe specifikisht lirinë e fjalës.
.
Capitol Hill - 6 Janar 2021
Capitol Hill – 6 Janar 2021
Twitter e bllokon Presidentin e Amerikës përjetë! Gjithshtu çdo llogari tjetër në Tëitter, e cila citonte presidentin Trump do bllokohej brenda 24 orëve.
Kjo jo vetëm duke përdorur mësymjen e 6 Janarit në Capitol, por duke krijuar një serial gënjeshtrash ndër të cilat:
E para ishte fajësimi i presidentit Trump në lidhje me gjithë këtë.
Në çdo media pa përjashtim citohet fjalimi i Trump përpara përkrahësve të tij fill përpara ngjarjes. Pothuajse askund nuk citohen kuota “luftënxitese” sepse thjesht ato nuk egzistojnë. Përkundrazi ai tha: “E di që të gjithë ju këtu, sapo të mbarojë ky fjalim do drejtoheni për nga Capitoli, në mënyrë që në paqe dhe me patriotizëm ta bëni zërin tuaj të dëgjohet!”
Gënjeshtra numër dy – ishte që ngjarja u etiketua në çast “insurection” kryengritje e armatosur ndaj autoriteteve civile ose qeverisë!”
Sado e dënueshme dhe skandaloze ishte ajo që ndodhi, për asnjë çast nuk përmbush përkufizimin e “insurection” ose kryengritjes së armatosur ndaj qeverisë. Shumë shumë ishte një lajthitje njerëzish të papërgjegjshëm që s’dihet as çfarë qëllimi kishin!
Po këto media për asnjë moment në të shkuarën jo të largët, pra gjatë verës së 2020, nuk i quajtën revoltë apo kryengritje as zjarrin që iu vu stacioneve të policisë dhe godinave federale, as vendosjen e “zonave autonome” brenda shteteve të Shteteve të Bashkuara, të cilat ishin ku e ku më të organizuara ndaj qeverisë, bizneset e rrënuara përtokë, vjedhje e shkatërrime masive.
Madje njerëz që ndjekin vetëm media të majta as që mund të jenë në dijeni të këtyre ngjarjeve tragjike shtrirë për muaj të tërë, asnjë prej këtyre rebelëve nuk u ndoq, e jo më pastaj të dënohej, si “insurrectionist” dhe dhjetra që humbën jetën gjatë këtyre trazirave u harruan pa u përmendur kurrë.
Në emër të ngjarjes së 6 Janarit për herë të dytë presidenti Trump i nënshtrohet “impeachment” kur i ka mbetur thuajse një javë në Shtëpinë e Bardhë.
Në emër të 6 Janarit u anatemua nga skalionet e mediave dhe korporatave jo vetëm Trump, por dhjetra ndjekës të tij apo thjesht konservatorë.
Kjo ndodhi në mënyrë të rrufeshme dhe unanimisht.
Profesorë dhe njerëz me emër janë përjashtuar nga universitetet nëse janë gjetur bashkëfajtorë në besimin Trump me motivacione: “Ai/ Ajo nuk përkasin në kampusin tonë…”
Ajo që e majta është duke treguar është se – konservatorët nuk përkasin në gjirin e shoqërisë sonë.
Paralelja me Gjermaninë e 1933, pas djegies së Reishtag’ut është e frikshme.
Dhe shumica e Amerikanëve të mirë, janë duke qëndruar kokulur e të heshtur, njëlloj si Gjermanët e heshtur në kohë të tyre.
Deri ku ka për të shkuar e gjitha kjo, mbetet për t’u parë.
.
(Përshtatur në shqip nga Ida Mengjesi)
.
*Dennis Mark Prager (2 gusht 1948) – shkrimtar dhe drejtues i i bisedave në radio konservatore amerikane. Puna e tij fillestare politike kishte të bënte me hebrenjtë sovjetikë që s’ishin në gjendje të emigronin. Ai gradualisht filloi të ofronte komente gjithnjë e më të gjera mbi politikën.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.