back to top
29.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

Të gjithë njerëzit artista nga Lazër Radi (1937)

Gazeta

Lazër Radi 1940
Lazër Radi 1940

Të gjithë njerëzit artista nga Lazër Radi (1937)

Lexues i dashtun, mos u zemro dhe mos më dëno aq randë për kët epitet t’arsyeshëm që po të nap.
Ah! Kjo jeta jonë asht nji lodër… Disa e quajnë nji lodër shahu… por, unë bashkë me at filozofin e madh do ta quaj nji “çfaqje e madhe”… Po, çfaqje e madhe fort që ka për skenë arene “Universin”, dhe për protagonist njeriun…
Oho! More? Njeriun protagonist? Të gjithë njerëzit janë aktorë të një teatroje të madhe?
Po, asht përgjigja kategorike…
Po, mjerisht njerëzit paraqiten artista… Mirëpo, artistat kanë shumë fytyra, njashtu si të shumllojshme janë rolet që luejnë. Në kët rast fytyrat e njerëzve bahen “medalje”… domethanë njerëzit bahen me dy fytyra si fytyrat e medaljes…
Pra, në teatrin e madh të jetës rolet i luejnë njerëzit… Jeta në vedvedi nuk asht e qetë… por plot tallaze. Për këtë arsye rolet janë të ndashme në kohë: nji pjesë e njerzisë luejnë rolin e të mjeruemit e pjesa tjetër pjesën e të lumtunit. Kështu në bazë të pjesëve të caktueme, nis shfaqja e tragjedisë…
Sa bukur luhen pjesët! Çdo njeni e lot rolin e vet natyrshëm… Porse aktorët konstatuen nji të metë të madhe: spektatorët mungojshin krejt. Në çfaqjen e kësaj tragjedie të madhe të gjithë njerzit ishin protagonista e “regissuer” Natyra…
(Shtypi, e diel 3 tetor 1937)

Related Images:

More articles

3 KOMENTET

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.