back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Sovranistët e leshit… nga Shaban Murati

Gazeta

Shaban Murati
Shaban Murati
Sovranistët e leshit…
nga Shaban Murati

A i ka thënë kryeministrit të Shqipërisë ndonjë këshilltar jugosllav, nga ata që mban me tepricë rreth vetes, se Riçard Grenell, ortaku i Jared Kushnerit, që do marrin sëbashku nga kryeministri ishullin e Sazanit dhe do investojnë atje, (disa thonë paret e arabëve, disa thonë paret e Serbisë), paguhet nga Serbia 100 mijë dollarë në muaj, sipas analistit dhe historianit të njohur serb Dushan Janjiç? Nuk di nëse i kanë thënë kryeministrit të zënë gjithë ditën me podcaste, me fb dhe me rrjete sociale, se presidenti i Serbisë Vuçiç e ka dekoruar Grenellin në 25 tetor 2023 me “Urdhërin e Flamurit Serb” të klasit të parë, për shërbime të posaçme ndaj Serbisë.
A i kanë thënë kryeministrit të Shqipërisë këshilltarët e tij ligjorë se Kushtetuta e detyron atë që të marrë lejen e parlamentit para se të shprehë gatishmërinë publike për t’i dorëzuar sovranitetin dhe kontrollin e një ishulli të tërë shqiptar dy biznesmenëve të huaj me lidhje okulte në Serbi, pavarësisht se çfarë pasaporte mbajnë?
Po sovranistët e leshit të opozitës, që ngritën stuhi artificiale protestash në gotë për një kamp të përkohshëm refugjatësh të përkohshëm afrikanë në Shëngjin, si nuk u ngritën dhe nuk iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e sovranitetit nga kryeministri për gatishmërinë e shprehur publike për dorëzimin e ishullit te Sazanit, ishullit më të madh strategjik të Shqipërisë? Apo mikut të tyre dhe të Serbisë janë gati t’i falin gjysmën e Shqipërisë vetëm t’u heqë ndonjë njollë të paheqëshme mëkatesh korrupsioni në qeverisje?
Për udhëheqësit apatridë të qeverisë dhe të opozitës shqiptare sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit nuk vlen një lek…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.