back to top
25.5 C
Tirana
E hënë, 27 Maj, 2024

Skedari i gjuhës latine në Mynih – nga Kastriot Marku

Gazeta

Skedari i gjuhës latine në Mynih
Skedari i gjuhës latine në Mynih

Skedari i gjuhës latine në Mynih

nga Kastriot Marku

Skedari i gjuhës latine në Mynih me mbi 10 milione skeda, përbën projektin më të madh ndërkombëtar të ndërmarrë ndonjëherë për hartimin e një Thesaurus Linguae Latinae (TLL), projekt i nisur në vitin e largët 1894 dhe i parashikuar të përfundojë në vitin 2050. Fjalori do të përfshijë gjuhën latine nga origjina e saj në latinitetin e mesjetës së hershme duke nisur nga Izidori i Seviljes (636).
Vëllimi i parë i këtij projekti u botua në vitin 1900, ndërsa në vitin 2007 u botuan vëllimet nga shkronja A deri tek shkronja M, ata të shkronjës O dhe vëllimet nga N deri tek P dhe shkronja R. Sipas gjasave nuk do të pritet viti i largët 2050. Në të janë përfshirë 31 akademitë më të njohura të shkencave gjuhësore (8 prej të cilave janë gjermane), nga 23 vende të ndryshme të botës nga Afrika e Jugut, Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Kanadaja apo Japonia.
Mungon akademia e shkencave e Skënder Gjinushit, vendi i të cilit e ka hequr latinishten që kur baballarët e tij vendosën të luftojnë fuqishëm qytetërimin perëndimor dhe nuk ka arritur dot ende të bëjë një fjalor dinjitoz të gjuhës së tij.
.
Marrë nga muri i fb i Kastriot Marku, 4 tetor 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.