back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024

Skandali i gjykatës së Durrësit, pse heshtin të gjithë – nga Neritan Sejamini

Gazeta

Neritan Sejamini
Neritan Sejamini

Skandali i gjykatës së Durrësit, pse heshtin të gjithë

nga Neritan Sejamini

Veprimi i Gjykatës së Durrësit që hodhi poshtë një vendim të sajin, duke e rigjykuar të nesërmen në të njëjtin nivel gjykatë, është shkatërrim i shtetit të së drejtës dhe dhunim i çdo ligji, standardi e koncepti të drejtësisë.
Ky veprim është dhune e pastër: dhuna e një regjimi autokratiko-kriminal kundër Kushtetutës, kundër demokracisë, kundër qytetarevë.
Por baballarët e reformës në drejtësi, qindra punonjës të drejtësisë, qindra “intelektualë” fjalëshumë mediatikë dhe diplomatët, zakonisht, të zhurmshëm në Tiranë kanë heshtur, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Heshtja është interesi i të gjithëve. Baballarët e reformes heshtin, sepse kjo është drejtësia që duan dhe që më nëe fund e arritën: në shërbim të tyre, për interesa politike dhe korruptive; punonjësit e drejtësisë heshtin se kanë frikë nga vetingu dhe nga hakmarrja e baballarëve të reformës; intelektualët mediatikë heshtin se ata ushqehen nga mëshira e baballarëve të reformës; diplomatët e huaj, disa prej tyre, bashkëbaballarë ose vartës të bashkëbaballarëve të reformës, heshtin sepse duan të fshehin dështimin spektakolar tëe eksperimentit të tyre arrogant dhe mediokër.
Viktimat e heshtjes vetëshërbyese të tyre janë njerëzit e thjeshtë, demokracia, stabiliteti i Shqipërisë dhe e ardhmja e shqiptarëve.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.