back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024

Një shënim mbi krimet dhe faljen – nga Avis Gjyshja

Gazeta

Eduard Krebsbach,
Eduard Krebsbach

Një shënim mbi krimet dhe faljen

nga Avis Gjyshja

Bedri Spahiu në opinionin tim, ka qenë një vrasës i krahasueshëm me ata të kampeve të çfarosjeve naziste. Më poshtë është një ekstrakt nga debati në gjyq midis akuzës dhe mjekut SS, Eduard Krebsbach, i cili ekzekutonte të burgosurit me injektim gazi. Pendimi i Spahiut mua më duket njëlloj si “pendimi” i Krebsbach. Lexojeni!
.
Krebsbach: Kur fillova punën, u urdhërova nga kreu i Zyrës III, që të vrisja të gjithë ata që nuk mund të punonin dhe të sëmurët e pashërueshëm.
Prokurori: Dhe si e bëtë këtë?
Krebsbach: Të burgosurit, të cilët ishin absolutisht të paaftë për punë, përgjithësisht i vrisnim me gas. Disa u vranë gjithashtu nga injektimi i gazit.
Prokurori: Sipas njohurive tuaja, sa njerëz u vranë në këtë mënyrë në praninë tuaj?
Krebsbach: (nuk përgjigjet)
Prokurori: Ishit ju të detyruar për të vrarë ata që nuk ishin të aftë për të jetuar?
Krebsbach: Po. Unë u ishja i detyruar për t’i vrarë këta njerëz nëse mendoja se ata ishin një barrë për shtetin.
Prokurori: Kurrë nuk u ndalët për të menduar se ato ishin qenie njerëzore, njerëz që kishin fatkeqsinë e arrestimit apo që ishin lënë pas dore?
Krebsbach: Njerëzit janë si kafshët. Kafshët që lindin të deformuara ose të paaftë për të jetuar vriten shpejt. Kjo duhet të bëhet për arsye humanitare edhe me njerëzit. Kjo do të shmangte shumë mjerim dhe..
Prokurori: Ky është mendimi juaj. Bota nuk pajtohet me ju. A keni menduar ndonjëherë se vrasja e një qenieje njerëzore është një krim i tmerrshëm?
Krebsbach: Të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbrojnë veten kundër njerëzve socialë, përfshirë edhe njerëzit që nuk janë në gjendje të jetojnë.
Prokurori: Me fjalë të tjera, kurrë nuk ju ka ndodhur të mendoni se ajo që bënit ishte një krim?
Krebsbach: Kam bërë punën time i bindur se po bëja më të mirën.
.
(Krebsbach u dënua me vdekje, më 13 maj 1946 nga një gjykatë ushtarake amerikane dhe u ekzekutua duke u varur më 28 maj 1947, në burgun e Landbergut në Lech. Foto është marrë pak sekonda para ekzekutimit)
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.