Shprehje shkodrane, të vjetra dhe të reja

Kol Idromeno - "Dasma Shkodrane"

Kol Idromeno – “Dasma Shkodrane”

Shprehje shkodrane, të vjetra dhe të reja**

**

-A ke pa nji pelë mát anë?
-A ke pa me fjetë?
-A je e marrë a t’vrasin çoraptë? (m. sh.)
-A ke mujtë me fjetë? (h. s.)
-A ta pruni pampori a?
-Ah ti paske le n’ditë të qejfit!
-A jete n’brekë bajet.
-A je i marrë a shtihesh! (j. r.)
-A je i marrë a je tuj kcy?! (e. g. k)
-Aj mend xixi mend, as për vedi as për kënd.
-Ali Hoxha, Hoxhë Alia, ma mirë e ama se e bija.
-Allahallah…
-Allahile…
-Andrra n’beze.
-Ardhsh i bardhë! (o. zh.)
-Ardhtë sahati i hajrit!
-As për vedi e as për kend.
-As te hapa – as te hupa! (j.r)
-Asht për pikë t’pikës.
-As facoleta, mos t’u thaftë, te dhandri… (k. g. sh.)
-Asht me rrahë murin me të! (n. k.)
-Asht ba marrja erz! (n. k.)
**
-Baj venë, e pi ujë! (k. g. sh.)
-Ban mirë e mos ban keq! (t. s. j.)
-Ban mund e hjedhe n’Bunë. (a. z.)
-Bane n’det se e gjen n’gjellë. (a. z.)
-Bane t’mirën e hidhe n’det, n’mos ta dit’t peshku, ta din Zoti vetë! – (m. s.)
-Ban men e rri n’ven. (k. s. k)
-Bastardhinat nuk i du.
-Birat e gardhit e fjalët e hallkut s’mbyllen kurrë!
-Borxhi i vonë g’zon t’zonë.
-Bjeri t’i bimë.
-Bjeri i fortë t’ligut! (n. k.)
-Boll me ken shkodran se tana i ban! (t. sh. m.)
-Bukë e krypë, e zemër t’mirë. (k. g. sh.)
-Buka n’bark e forca n’shtat! (xh. k.)
-Buna t’marrtë.
-Burri mirë qen i bardhë, burri i keq qen i zi, qen se qen puna e tij!
-Burri si qeni – burri mirë, qeni bardhë… burri keq qeni zi. (e. g. k)
-Burrit t’mirë i shifet grueja, edhe burrit të keq grueja i shifet. (v. gj.)
-Bukuria e ftyrës e zeza e t’zot! (b. ç.)
-Bylmez hudrash.
**
-Ç’ka sjell dekiku s’e sjell moti!
-Ç’ka t’më keshë, të kam! (gj. g.)
-Ç’ka po pjerdh mor bajraktar!
-Ç’ka m’je ba si rrasë vorrit! (o. zh.)
-Ç’ka po flen si kali n’kambë. (n. rr.)
-Çka po fryhesh si biban? (b. ç.)
-Çdo teposhtë e ka nji t’përpjetë! (e. j.)
-Ç’ka del prej mice gjun për mij…
-Çka t’ban robi s’ta ban Zoti. (t. sh. m.)
-Çka t’ban fmija s’ta ban Perendia. (j. r)
-Ça din dhija – ç’asht tagjija! (n. r.)
-Ç’ka do me hjekë, ma mirë gjallë se dekë! (r. g.)
-Ça je ba si s’krraje? (j. r.)
-Çdo fis, e ka nji pis… (gj. j. k)
**
-Dardha e ka bishtin mbrapa! (gj. g.)
-Dardha bien nën dardhë! (j. r.)
-Deka me nder asht kapak florini! (j. r.)
-Deksh beqar!
-Deksha n’llaç.
-Del dreq e ha përpeq! (t. sh. m.)
-Deka me nder, kapak florinit. (t. sh. m.)
-Dikuj i han mini pallën, dikuj i liron daci arën. (a. z.)
-Dikuj i knon pula, ne s’na knon as gjeli! (xh. k.)
-Dita e mire shifet nadje.
-Dita ka sy, nata ka veshtë. (a. z.)
-Dimni kajde s’ka! (d. h.)
-Do punue koka, me prodhue toka. (n. m.)
-Dy martohen – dyqind tërbohen.
-Dy pare mish në bisht. (b. ç.)
-Duhet m’i thanë derrit Dajë! (gj. g.)
**
-Dhana, asht dashnija. (k. g. sh.)
-Dhimba e burrit si dhimba e gjunit, dhimba e fmisë si dhimba e kresë! (o. zh)
**
-E bija e s’amës!
-E bukur si Silja me kupel! (t. sh. m.)
-E qet prej dere t’hyn prej pixhere. (t. sh. m.)
-E han marren me bukë.
-E ka thanë Nastradini… edhe me diell merre çadrën! (n. r.)
-E kam ba për shkalc! (j. r.)
-E ka mizën nën ksulë… (gj. g.)
-E kam ba mos me i ardhë era njeri! (j. r.)
-E ka rru Perja… (z. s.)
-E ke ba me lanë thonjtë n’të. (j. r.)
-E din luga çka ka vegshi. (a. z.)
-E ka kapë jetën për veshi.
-E hupi si Xhaferri simiten.
-E njeh si postribaku qepën.
-E rrjep morrin për kambet! (a. z.)
-E tash teru!
-E keqe me lezet. (m. sh.)
-Ec morri!
-E lypsh me mue, e gjetsh me tjerë. (a. z.)
-Ec laroj ta mbaroj. (a. z.)
-E vocërr si kimçe! (o. zh.)
-Edhe gomarë edhe buzëbardhë s’ka.
-E shava n’rroc e n’koc! (j. r.)
-E shava gurë e n’dru! (j. r.)
**
-Fjalët e mdhaja e gurt n’strajcë! (n. r.)
-Fjaltë e shumta, fukarallëk. (k.g.sh)
-Fjalët e hallkut e birat e gardhit s’mbyllen kurrë… (a. z.)
-Flasin hallku
-Flen si kinj.
-Flesh gjumit t’madh.
-Fjaltë i merr era, karajfilit i vjen era. (k. g. sh.)
-Friga ruen vneshtën! (n. k.)
-Fminë e qenin si t’i msosh! (n. k.)
-Flet si me ken e bija e Konte Kacillit.
-Floktë e gjata e mentë e pakta! (gj. g.)
-Fmi llapaduq.
-Fmija vesin si ta ndjekin, plaket, des, e s’mund ta hjekin. (k.g.sh)
-Fol me ty e mih n’Bunë.
-Fol me ty e rruej ve Pashksh!
-Fol ti folsh me gishta.
-Fol me ty e qiro hudra. (n. rr.)
-Fol haxhi me mullar. (n. rr.)
-Fukaraja ma mirë mos leftë!
-Fukaraja leftë e mos rrnoftë. (a. z.)
-Fut e rruj e del e luj.
**
-Goja llap e shpinda dap! (r. k)
-Grup a ke me ndezë.
-Gungaçit vetëm vorri ia drejton samarin…(n. r.)
-Grueja asht si gjarpni nën jastek! (e. j.)
-Guri i randë, peshon n’shpi t’vet! (gj. g.)
**
-Gjaja bashkë e bytha jashtë. (a. z.)
-Gjaja lirë shet shpinë… (gj. g.)
-Gjaja e vjedhun, shpirti bjerrun.
-Gjaja tretë e shpirti bjerrë. (a. z.)
-Gjethi plepit t’dhesha kpucën, paske kenë vërtet ashik… (j.r.)
-Gjuha e gjatë, belaja e t’zot.
-Gjuha rrasht s’asht, po rrasht thyen! (j. r.)
-Gjysa e dheut, si bagtia e Ndreut. (r. p.)
**
-Hallall e haram ma len Zot si e kam! (xh. k.)
-Hajde këtu more kopil.
-Hajt, se ma parë shndoshesh se martohesh! (j. r.)
-Hik mor kambsharavel! (j. r.)
-Haje mos t’raftë n’bark.
-Hall me dekë e keq me rrnue. (m. sh.)
-Haja qenit, pija qenit, tash po i bijmë – karadyzenit (h. s.)
-Hallati punon, i zoti livdohet. (a. z.)
-Hajnit i ka borxh edhe mbreti. (a. z.)
-Huaja e vonë e gzon t’zonë. (a. z.)
-Hejri i Kolës i Lazër Ndokës… (n. r.)
-Hiqja Lenës e venja Prendës… (n. r.)
-Hodha lumin t’dhesha kalin! (n. k.)
-Hyp ktu e shif Stamollin. (Tek gishti i madh)
-Hyp se t’vrava zbrit se t’vrava! k. s. k)
-Hyp pata maje detit, çka i thashë kujt ja pava vedit. (a. z.)
-Hyn e del si kacagjel! (d. h.)
.
Liqeni i Shkodres

Liqeni i Shkodres

**
-I biri i t’jatit.
-I buti – si muti. (a. z.)
-Ia dha erzin n’grusht! (j. r.)
-Ia ka xanë rrota bishtin! (j. r.)
-I ka ra shiu n’kallamoq. (gj. g.)
-I fryti – i bukuri! (xh. k.)
-I lirë n’miell, e i shtrenjtë n’krunde! (j. r.)
-I gjati për harxhet – e i shkurti për lezet.
-I ka lanë mendet n’kumar.
-I ka ra magjypja shkop.
-I krymet krypa. (h. h)
-Ia ka hangër dhia librat. (m. l.)
-I bien pragut me ndigjue dera. (i. s. s.)
-I gjati për hazjet, i shkurti për lezet! (xh. k.)
-I ke gja satam.
-Ia preftë nji gja rrugën.
-I ra spata n’mjaltë.
-Ia preu rriskun! (o. zh.)
-I riu – si veriu. (a. z.)
-Ia don buza – s’e len hunda! (b. ç.)
-Ik more fmi apartamentesh.
-Ik mor horr horrit!
-Ik sevap se t’xu belaja! (n. k.)
-Ik more rraca e tyt et.
-I ka tretë bleta. (a. z.)
-Iriqi n’ferrë se n’ferrë! (a. z.)
-Inatin e mramjes, lene për nadje… (k. g. sh.)
**
-Ja fut kot si kau pelës.
-Ja huptë Zoti farën! (j. r.)
-Ja huptë Zoti ment e kresë! (j. r.)
-Jam ba hukubet.
-Jam ba kallanjer.
-Jam ba kubël.
-Jam ba mukajet.
-Jam namazli.
-Je ba me t’kja me faculet t’kuqe.
-Je ba sa nji zdap.
-Je hutue, je ba kubël! (xh. k.)
-Je nji kopilicë ti, qi s’e ke shoqen!
-Je tha si saragat n’tym (xh. k.)
-Je shnoshë si lopë.
-Je veshë si bozho! (i. b.)
-Jena pa me hanë t’mirë! (l. m.)
-Jepe me dorë e kërkoje me kambë. (a. z.)
-Jetëgjati jetëshkurtë s’bahet kurrë.
-Ju t’shkrini për Zoten.
**

-Ka ba pare me spol.
-Ka po shkon ta marrsha.
-Ka thanë frati shko te shtrati n’mos t’marrtë gjumi t’pushon shtati. (n. r.)
-Ka thanë nana ka thanë baba kuj ti bi s’kam ça i baj.
-Ka ra n’dorë t’horrit. (n. k.)
-Kah shkon, ktheje kryet mbrapa! (t. sh. m.)
-Kalo se pot t’xa.
-Kalova lumin t’dhesha kalin.
-Kastravec i papjekun.
-Kashata e madhe ta xen frymën… (k.g.sh)
-Ke me shku si vaskja.
-Ka cofë gomari vjet, i vjen era simjet! (e. j.)
-Kadalë beg se ka hendek! (ma. sh.)
-Kashata, gjykata! (b. ç.)
-Ke tretë si shurra e pul’s! (j. r)
-Kenka ly… u lyftë me mut! (a. i.)
-Kmisha me arrna e trupi me barna s’mbahen. (a. z.)
-Korr e mos lidh.
-Kjo asht pune M-hit. (i. s. s.)
-Kojshia e mirë, dera e xhehnetit… (n. r.)
-Kojshija i mirë, dera e parrizit. (k.g.sh)
-Kena ra dakort me rrejtë katundin, jo sho-shojnë! (l. d.)
-Krenin nuk ia çon qerri e zhele ia çon gjeli. (b. ç.)
-Kryet thi e menden fmi. (b. ç.)
-Krybidon.
-Kry babune! (j. r)
-Krenia pa pasë e gomari pa thasë. (a. z.)
-Ku je more nyç.
-Ku n’fe tyt et po don me shku.
-Kur ka re n’Tarabosh, ja fut shi me kosh!
-Kur të shoh me sy, m’bjen ndërmend për ty! (k.g.sh)
-Kur nuk fola, nuk gabova! (k.g.sh)
-Kur s’ka njeri mend ka kamë.
-Kur m’dogjën mullarët – njofta ndrikullat e kumarët. (a. z.)
-Kur t’bajnë gjeli ve.
-Kur t’vijnë mend nuk t’nxanë vend.
-Kur thehet qerrja, gjehen shtigjet. (a. z.)
-Kur t’bien borë tash ta za nji zog.
-Kur u ba magjypi pashë vrau t’anë. (a. z.)
-Kur digjet plaka kumujsh i fryn edhe kosit! (m. s)
-Kur të vijnë Vera i shkruejmë n’akull! (r. g.)
-Kur t’qethen viçat.
-Kur u bane edhe ti…
-Kush asht i zoti, mos i shkoftë i zi moti. (a. z.)
-Kush flen me qen çohet me pleshta. (a. z.)
-Kur s’ke pula mos ban “ish”. (a. z.)
-Kush asht kjo plakërrume.
-Kush nuk ndigjon nanën del n’rrugë e then kambën! (n. r.)
-Kush shan, shan vedin. (gj. j. k)
-Kurrë mos u ngopsh!
-Kur t’thonë ka shumë dardha, merre strajcen e vogël. (n. m.)
-Komandon kush din, dhe jo kush don. (n. m.)
-Ku hanë e s’të japin, ku flet e s’të ndigjojnë, larg tyne! (xh. k.)
-Kush asht i zoti, mos i kjoftë i zi moti! (xh. k.)
-Kush mbjell erë, korr furtunë. (n. m.)
-Ku nisi – e ku bitisi! (m. sh.)
-Ku ka za, s’asht pa gja. (i. s. s.)
-Ke inatin e foli hakun! (n. k.)
-Kenke ba si nana e dreqit! (j. r.)
-Kujto qenin, ban gadi shkopin. (k. g. sh.)
-Kur s’ka punë, lot derën! (n. k.)
-Kush nuk lëvdon vedin, ju djegtë ksolla! (n. k.)
-Kush i ka i pastë; kush i lyp, lyptë sy me pa! (n. k.)
-Kush pagoi paret, i ra kavallit! (n. k.)
-Kush ka mik ka çiflik! (t. sh. m.)
-Kush pjerdhi, e kush i mori groshtë. (t. sh. m.)
-Kur t’thotë nadja mirë, ik se t’xuni mbramja! (gj. g.)
-Kush i rrin pemës afër, ia han kokrrat. (gj. g.)
-Ku ka zâ, s’asht pa gjâ. (a. z.)
-Ku kje? – N’Domën! Ç’ka prune? – Kromën. (b. ç.)
-Kjeçe vajzë e kjeçë pashë, u fejova u bana mbret, u martova u bana nahlet. (b. ç.)
-Ku çil dreqi zogj. (t. s. j.)
-Ku je moj ta marrsha! (o. zh.)
-Ku ka za s’asht pa gjà! (e. j.)
-Kur m’u dogjën mullarët njofta miqtë e kumarët! (t. s. j.)
-Kush lëvdohet nuk len nderë! (b. ç.)
.
Kalaja e Shkodres - Rozafa (foto M. Cungu)

Kalaja e Shkodres – Rozafa (foto M. Cungu)

**
-Lagu sot e rruju mot.
-Lakuriq me dur n’xhepa.
-Lektë s’i han as qeni. (gj. g.)
-Luen si qeni me sukull. (a. z.)
-Loja e mijve, gazmendi i micave. (a. z.)
-Lopa e mirë shitet n’katund. (m. z.)
-Lum i urti qi s’gutet, prej burrnisë e jo prej tutet! (h. q.)
-Lueje macë kryet e buellit! (ha. ha.)
-Lype – s’ta japin, merre – s’t’thojnë gja! (a. z.)
-Lypa faqen e zezë ka, po pa gja s’të len… (h. s.)

**
-Ma ke marrë ftyrën! (o. zh.)
-Ma mirë doli, aj qi s’foli! (gj. g.)
-Ma mirë pak se aspak! (gj. g.)
-Ma mirë nji vezë sot se nji pulë mot. (n. rr.)
-Malli i mirë shet vedin! (j. r.)
-Malli i mirë shitet afër. (v. k.)
-M’sillesh kot si karabush.
-Ma mirë i madh ndër t’vegjël, se i vogël ndër t’mëdhej.
-Ma mire kastravec e n’shpi tande.
-Ma paç faqen e zezë.
-Ma zi marrja se dami.
-Ma mirë kockë m’e lpì, se mish me u ngì. (t. sh. m.)
-Ma mirë gjallë se dekë… (gj. j. k.)
-Ma mirë mut, se i vogël…! (k. g. sh.)
-Ma mirë nji vê sot se nji pul mot! (n. k.)
-Ma parë shndoshesh se martohesh! (o. zh)
-Marrija brina s’ka! (n. k.)
-Me e rrahë për murë e me t’u dhimbtë muri! (j. r.)
-Me rritë fmi asht si me hapë pus me gjylpanë! (n. k.)
-Me t’tandin ha e pi pazar mos ban! (n. k.)
-Mendo mirë, e maju, mendo keq e thaju… (k. g. sh.)
-Miqsia miqsi, parja t’shkojë e t’vijë! (n. k.)
-M’ka çue nana me la gojën. (a. z.)
-Me shkue si qeni n’rrush. (a. z.)
-Me fjetë si qeni n’qerre. (a. z.)
-Me thanë e me ba janë tri!
-Mend mend kaca mend, mjeri ai që nuk ka mend.
-Mendja e kresë gja e madhe.
-Mendja e madhe e zeza e t’zot.
-M’i shprishe mushkëritë.
-Ma mir’ nji godì, se nantë bukuri! (xh. k.)
-Me iu dhimbsë gurit dhe drunit! (j. r.)
-Mordja nuk han hudra! (b. k.)
-Mordja s’han qepë, po mollë! (b. k.)
-Mos u merr me njat bihude! (j. r.)
-Mos rri ku t’çojnë, e mas fol ku s’ të ndigjojnë! (a. t.)
-Mos fol kodra mbas bregut! (j. r.)
-Mos ja fut si kau pelës! (gj. g.)
-Miq për fiq. (a. z.)
-Mirë se erdhe, dreqi t’pruni!? (i. s. s.)
-Mjerë ai mish që s’han mish. (a. z.)
-M’kan ba tërbjet.
-Mos i ban petllat me ujë.
-Mos dalsh për t’keq.
-Mos e kapsh vitin e ri.
-Mos ja pafsh pikën e hajrit.
-Mos ma çaj meneren.
-Mos njehsh nesër nade.
-Mos pjell shumë.
-Mos pritsh me ken.
-Mos qit bishta.
-Mos rrjedhtë – pikon.
-Mos t’pastë jot amë ma mirë.
-Mos t’xaftë Bajrami.
-Mos u ban shakllaban.
-Mos u rritsh ma i madh.
-Mos të raftë me harrue… (a. i.)
-Mos luj – he lujsh në degë të manit… (a. i.)
-Mos t’hyptë mendja maje kresë! (n. m.)
-Mos e kap derën kah nuk çilet! (k.g.sh)
-Moti i mirë shifet nadje. (k.g.sh)
-M’rrove, t’rrova, brisku i berberit. (a. z.)
-Mut i ati, mut i biri, mur ai që bani t’anë! (j. r.)
-M’thuj me kë rrin, t’tham se kush je! (k.g.sh)
-M’difto nji strajcë, të diftoj nji thes! (k. g. sh.)
-Mos m’gërgit se t’diftoj vetë… (h. s.)
-M’je ba si burri nanës! (i. s. s.)
-Mos e len soden për nesër. (v. gj.)
-Mos i bjer fyllit me nji birë!(t. sh. m.)
-Mos m’thuej kush je kenë, m’thuej ç’ka ke lanë. (t. sh. m.)
-Mblojën e keqe e hanë micat. (a. z.)
-M’ka dalë duersh kjo punë! (o. zh.)
-M’ka çue nana me la gojën! (l. d.)
-M’ka ra përthojsh! (o. zh.)
-Me u ulë kacuk! (o. zh.)
-Merre nji me qeleshe. (e. j.)
-Me ra dekun! (o. zh.)
-Miell me okë e salltanet me shokë. (b. ç.)
-Mirë se na cofi gomari, por s’na lanë rahat as mizat! (a. z.)
-Muri s’lot, po burri lot. (n. rr.)
-Mos i bjer mohit! (o. zh.)
-Mos t’lashtë Zoti pa dhandër e pa gomar! (a. z.)
-Mos m’i ço dreqnit peshë! (o. zh.)
-Mos u zorit mor burrë! (o. zh.)
-Mos ban mirë s’e gjen keq! (t. s. j.)
-Mos m’i kce kacabunjtë! (j. r.)
**
-Nadja e mirë.
-Nata asht e hueja. (gj. g.)
-Në shpinë pa zot, luen magjypi pa tlinda. (a. z.)
-N’baft e n’taft.
-N’hall t’Zotit.
-N’hatlla.
-Nadja e mirë e… mirë se t’ka pru nadja. (k. g.)
-Nafak e madhe.
-Ngrehaluc si gjeli n’pleh! (n. k.)
-Naqe, po ku je moj?
-Nepi gajret vedit! (o. zh.)
-Ndoc Rroku
-Nuk banë kosi ujë ma.
-Nuk kam hall se m’des, kam hall se m’ndrron ves. (i. s. s.)
-Nuk ia din i ngijshmi të unshmit! (n. rr.)
-Njena dorë lan tjetrën, të dyja ftyrën. (n. rr.)
**
-O roje fiki dritat.
-O mbaje, o vraje! (a. z.)

**
-Pa pasë pula pse ban ishsh! (e. j.)
-Parja me fajde, si dasma pa gajde. (m. z.)
-Parja e bardhë për ditë t’zezë. (a. z.)
-Pasha të ritë e pasha verën. (n. rr.)
-Peshku në detë, felterja në zjerm. (n. rr.)
-Para t’madhit e mbas gomarit mos rri! (k. g. sh.)
-Paske kenë pjellë e keqe!
-Paske kenë tabjetli.
-Paske ken mrrude.
-Paske ken stërvinë e madhe.
-Peshku dhe mysafiri mbas dy ditsh qelben. (i. s. s.)
-Peshku qelbet prej kreje! (n. k.)
-Pëlhurës shifi anën, vajzës shifi nanën. (r. g.)
-Për ty paska ken kjo jetë. (kjo dynja)
-Pis stërpisit.
-Pjellë dreqi n’knetë e djepin duhet me ja ba vetë. (t. s. j.)
-Pjell dreqi në Krajë e unë ja mbaj n’shpërgaj! (p. p.)
-Pjerdhi kali në derë t’hanit/ mos i mbettë hatri shkodranit (r. g.)
-Prej fmijës dhe budallës mësohet e vërteta. (n. m.)
-Prit gomar sa t’mbijë bar.
-Prite zot rrezikun! (ha. ha.)
-Prit sevap, se t’xu gjynahi… (k.g.sh)
-Pse po ban si kulim! (j. r.)
-Puno o fatkeq, e rruj o barkdreq! (xh. k.)
-Punën e natës lene për nadje.
-Polici para – e vullneti mbrapa! (n. k.)
-Puna e natës gazi i ditës! (n. k.)
-Pvet 100 vetë e baj si din vetë! (n. r.)
-Pupla shumë e mish aspak! (b. ç.)
-Punoje arën, mos ta punojnë tjertë. (a. z.)
.
Karnavalet e Shkodrës...

Karnavalet e Shkodrës…

**
-Qari e qederi janë vllazën. (a. z.)
-Qari e zarari janë motër e vlla. (a. z.)
-Qesh e njesh. (n. m.)
-Qeveria e zen lepurin me qerre e jo ma ujkun.
-Qenit diftoji shkopin. (a. z.)
-Qeni i zi e qeni i bardh, bijtë e shakës zezë janë. (a. z.)
-Qiqrra n’hell.
-Qingji i urtë thith dy nana.
-Qysh n’gusht – nga nji grusht. (a. z.)
**
-Ra vedja e m’këputi! (e. gj.)
-Ruj e ruj, del dreqi e rrun. (k.g.sh)
-Rueju beg se ka hendek.
-Rueju pak, se t’ruej shumë! (gj. g.)
-Ruejna Zot rrezikut! (ha. ha.)
**
-Rrej se rritesh.
-Rruej t’rrujmë e sa t’na dalin.
-Rri shtremtë, e fol drejtë. (k.g.sh)
-Rrejsh n’luk t’qenit.
-Rrena i ka kambtë e shkurta! (k. g. sh.)
**
-Sa ka ditë pa diell, aq ka vajzë pa dashni. (n. rr.)
-S’po i bjen itibari.
-Sa fjalë, njaq t’mira.
-Sa e ka grykën njaq e ka nafakën (pushka). (a. z.)
-Sa m’pat shporta fiq – gjithë botën i pata miq. (a. z.)
-Sahati i hajrit.
-S’e kam dashtë vedin për gja t’dynjasë.
-Si asht veni bahet kuvendi.
-Si keni njeh, a keni njeh mirë, a jeni çu heret?
-Si len dy gur bashkë.
-Si mje ba sot si ficligen.
-Si nenia e dushit.
-Si qoftë hajri e baftë Zoti.
-Si kjoshin voshin.
-S’han mordja mut! (b. k.)
-S’hyn minarja n’thes. (n. m.)
-S’mbahet shpia me miell hua. (n. m.)
-S’janë do punë si do t’tjera. (p. n.)
-S’ka peshk pa halë, s’ka shpi pa fjalë (n. rr.)
-S’ka ç’ka i ban gomarit shkon e bien samarit! (e. j.)
-S’po di me i dhanë dum.
-Si ke zemrën, ta baftë Zoti! (a. z.)
-Si asht vendi, asht kuvendi! (k. g. sh.)
-Si të shtroi… me e mblue! (xh. k.)
-Si ke besë n’sa micës n’fruer! (n. k.)
-S’ka çka i han mini mbas darke! (n. k.)
-Si ka njeh zotnia jote! (i. b.)
-Si me i pas hikë vorraxhiut për duersh! (o. zh.)
-Smundja vjen n’kalë e shkon n’kamë. (a. z.)
**
-Shatrra-patrra! (j. r.)
-Sillu e përsillu, bjer n’kuj e lidhu. (a. z.)
-Shef rrushi rrushin edhe piqet! (i. b.)
-Shko mor leshko!
-Shiu i butë lag t’marrë e t’urtë. (a. z.)
-Shit qen e blej klysha. (a. z.)
-Shaj e përlaj. (a. z.)
-Shiu n’gusht, napolonat me grusht. (a. z.)
-Shpia e jote, pordha e jote! (e. j.)
-Shkodran prej Puket.
-Shkodran t’terun e lezhjan t’krehun s’ka!
-Shkojnë si dosa me sakicën.
-Shkon djalli me ndye n’prrue, e vjen e fshin bythen për mue! (a. z.)
-Shnet e pare tanve.
-Shoqni t’re xen, po t’vjetrën mos e len! (m. z.)
-Shkoi prej shiut e ra n’breshën (gj. g.)
-Shtat e hije, e mend as i fije… (k.g.sh)
-Shtati pyll e mendja fyll. (h. h)
-Shtrije hapin, sa ke takatin. (k.g.sh)
-Shtriji kambtë sa ke jorganin! (n. r.)
-Shtaz krejt kenke!
-Shumë e për lumë, pak e për marak. (k.g.sh)
-Shto mill e shto ujë, bahet buka e madhe. (k. g. sh.)
**
-Ti luej – nafaka luej! (a. z.)
-Të rruen opingën! (j. r.)
-T’bana bir, me hjekë mirë; m’dole dreq me hjekë keq! (gj. g.)
-T’hiftë dreqi n’bark.
-T’griftë sharrza.
-T’biftë dreqi n’bark.
-T’dalte shpirti për gazep.
-T’gjujtë reja e zezë.
-T’griftë kanceri trupin.
-T’hangërt mica.
-T’hangërt mordja.
-T’hangshin shtaqind dreqën.
-T’hangshin dreqnit.
-T’hyftë vedja n’qejf” (d. i.)
-T’kanë hi bethët n’meth.
-T’keqen e të shkruemit.
-T’lafsha n’drrasë.
-T’laftë nana n’oborr.
-T’lujtë kupa e kresë.
-T’marrit i l’shohet rrugë.
-T’marrtë mordja nji sahat e ma parë.
-T’dehunit i lshon rrugë i marri! (n. k.)
-T’marrtë mordja.
-T’raftë nji send.
-T’raftë pika maje kresë.
-T’raftë pika n’but t’kresë.
-T’raftë pika n’lule t’ballit.
-T’rrnofshin kosheret se bleta t’ka ik kaherë! (z. s.)
-T’rroftë dreqi pa lagë krejt.
-T’rruftë perja.
-T’shiftë kolera.
-T’shtisha n’dhe.
-Të shpëlaftë panuklla! (m. gj. s)
-T’thaftë vera e t’baftë cung.
-Ta baj shpinën ma t’butë se barkun.
-Ta fus çok kresë.
-Ta hangërt dreqi n’zhabë t’barkut.
-Ta po t’baj hor.
-Ti dalsh menç, ishalla.
-Ti mos pritç me kenë.
-Ti mos pritsh, ishalla.
-Ti mos u rritsh ma i madh jarabil!
-T’u hapte rrashta e kres’.
-Tuksh moj dhi.
-Ty shyqyrit tan.
-T’u ba ferra Brahim.
-T’shkojnë i dekni me nji vaj… (n. k.)
-Të hyftë dreqi n’bark! (h. s.)
-Të raftë e mira!(ha. ha.)
-Të due si krypën n’sy. (b. ç.)
-Tesha-kopilesha! (o. zh.)
-T’ka ra për hise, duhet me e hjekë! (o. zh.)
-Tru kalibob (carac) je! (xh. k.)
**
-Thefsh qafën.
-Thi thiut.
-Thijneshë thijneshet. (d. h.)
**
-U aja gazit.
-U çova me shpirt nëpër dhambë! (j. r.)
-U ba surrati jot me na dhanë mend!
-U martofsh e mos e pendofsh! (n. m)
-Ush ush… si gjithkush
-U ty mos t’xaftë nadja.
-Ufulla e fortë, çart enën e vet… (a. z.)
-U dogj plaka prej qullit, e i fryn edhe kosit. (a. z.)
-U lumno o i lumnuem, mos u mjero o i mjeruem. (a. z.)
-Ulen malet e çohen sukat. (e. j.)
-Ule kryet se hase n’tra! (b. ç.)
-Ush për Trush. (a. z.)
**
-Vesha – kopilesha! (j. r.)
-Vajza pa nanë si nata pa hanë. (t. sh. m.)
-Vajza n’kojshi, si letra n’shi… (k. g. sh.)
-Vickla mbyt vedin me g’juh t’vet! (n. k.)
-Viç kopshtijesh.
-Viçat lpihen me rradhë. (a. z.)
**
-Yp xhixhi!
**
-Zagar i ndytë.
-Zemra m’don – betha s’ma mban.
-Zog kurvet!
-Zog thiut! (j.r.)
-Zoti ju shtoftë lezetin.
-Zoti para e na mbas tij! (j.r.)
-Zoti e baftë mirë! (j.r.)
-Zoti të dhashtë bereqet n’tru (m. s.)

 

**Shkrimi asht plotësue ma tej me fraza të ndryshme prej personave të ma poshtëm emnat e të cilëve janë shënue me iniciale… I falenderojmë ata dhe gjithkend që dëshirom me kotribue në pasunimin e matejshëm të kësaj faqeje… (Eri Gajtani Koliqi – e. g. k.); (Rifat Kopliku – r. k.); (Zef Serreqi – z. s.); (Andrea Zalli – a. z.); (a. t. – Albana Temali), (Ibrahim Berjashi – i. b.); (Diana Hysenbegasi – d. h.); (Robert Prennushi – r. p.); (Rozina Guli – r. g.); (Mimi Serhati – m. s.); (Pjerin Ndreka – p. n.) (Gjergj J. Kola – gj. j. k); (Nora Radoja – n. r.) (Hava Sula – h. s.), (e.gj. – Ermelinda Gjini), (Xhike Kraja – xh. k.), (Meri Lalaj – m. l.) (Kefeser Syla Kololli – k. s. k) (Dorian Isai – d. i.)  (Pjetër Paloka – p. p.) (n. m. – Nini Mano), (ha. ha. – Hektor Harizaj), (l. d. – Loro Dushku), (i. b. – Irma Bekteshi), (ma. sh. – Marije Sheldija), (b. ç. – Bep Çoba), (t. s. j. – Tonin Simon Jaku) (n. rr. – Ndoc Rrotani), (m. z. – Marin Zaja), (e. j. – Edi Jakaj), (n. m. – Ndoc Marku), (Besnik Kopshti - b.k.),(gj. g. – Gjon Giovanni Nd), (v. k. – Vitore Kallmeti) (t. sh. m – Tefta Shpëtim Mersini), (h. h. – Halil Hajdaraj), (i. s. s – Irena Stein-Steinova, (o. zh. – Odeta Zhegu), (m. gj. s – Matilda Gjoni Sollaku), (m. sh. – Marije Sheldija) (k. g. – Klotilde Grishaj), (Nina Koliqi n. k.),  (v. gj. – Viktor Gjondrekaj),  (h. q. – Hasan Qesja), (xh. k. – Xhike Kraja), (m. sh. – Merita Shkupi), (l. m. – Loreta Mokini) (k.g.sh – Klaudia Gargjola Shllaku) (a. i. – Avenir Ibershimi )
Marre nga http://shkodra.news/shprehje-shkodrane-te-vjetra-dhe-te-reja/

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook