back to top
3.5 C
Tirana
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Donald Trump – i 45 President i Shteteve të Bashkuara – opinion ne pak rreshta nga Jozef Radi

Gazeta

Donald Trump - Presidenti i 45 i Sh.B.A
Donald Trump – Presidenti i 45 i Sh.B.A

Donald Trump – i 45 President i Shteteve të Bashkuara

opinion ne pak rreshta nga Jozef Radi

Amerika prej sot, në dy të mëngjesit me orën Amerikane, ka zgjedhur Presidentin e saj të 45… Donald Trump!

Mbas nji beteje 18 mujore, mbas udhëtimeve pafund kryq e tërthor Amerikës së Madhe, Trump ngjitet në Shtëpinë  e Bardhë, ndërkohë që opinionet, shtypi, mediat, politika e Amerikës dhe Botës në vazhdimësi e kishin shpallur humbës…!!

Edhe pa mbështetjen e duhur të Republikanëve – që ai përfaqësonte, ai është sot fryma fituese e Kongresit, Senatit dhe Presidencës Amerikane… Të gjithë duhet t’i heqin kapelen këtij fakti, e të flasin ca më pak për difektet e fitimtarit…

Më së pari, Ai falenderoi rivalen e tij të gjithë kësaj kohe: Hillary Clinton, dhe vuri në dritë gjithë kontributet dhe meritat e saj si sfiduese dinjitoze për karrigen e Shtëpisë së Bardhë…

Rivelet per Presidentin e 45 Trump--Clinton
Rivalet per Presidentin e 45: Trump-Clinton

Fitoi credoja e tij: “Amerika sërish e Madhe!” dhe i dëshmoi publikisht Amerikës dhe krejt botës se: lufta elektorale edhe me paftyrësinë, gabimet dhe gafat e rrugës, (të cilat i pranon çdo fushatë elektorale) mund të fitohet me sakrifica, duke e bindur elektorin e thjeshtë… Donald Trump-i bindi më shumë amerikanë të thjeshtë në favor të vetes!!!

Ngado që të rrotullohet, përfundimi del se ka fituar njeriu i punës dhe i biznesit të suksesshëm, sigurisht kjo mund të jetë e paragjykueshme, por jo vota e më shumë se e gjysmës së amerikanëve…

Paraqitja e Trump-it si president i 45 i shteteve, ishte një çast shumë prekës, kur djali i tij vogël, pothuaj me sy të përgjumur, me nji simetri pamjeje si i ati, i printe gjithë familjes së tij: gra, motra, vëllezër (përmendi edhe vëllanë e vdekur), fëmijë, të afërm… etjerë… Një kompaktësi prekëse dhe entuziasmuese…

Donald Trump është më së fundi model i luftës politike, dhe simbol i përbashkimit amerikan mbas fitores… Uroj që fitorja e tij, ashtu si dikur Ronald Reagani e kish’ nxitur të futesh në politikë, të jetë model i një Reaganizmi të ri – tashmë biond… (kundërshtarët le të merren me gjerësisht me flokët e tij!)

Donald Trump - Presidenti i 45 i Sh.B.A.
Donald Trump – Presidenti i 45 i Sh.B.A.

Krahas shumë fjalive të thëna në fjalimin përshëndetës të fitores, unë përzgjodha nji të vetme… “Më të mirët do t’u sjellin përfitime të gjithëve!”

E kam ndjerë Trumpin gjatë gjithë kësaj fushate pafund si personazh të hapët e mjaft brenda meje… Do ta kisha vuajtur ca humbjen e tij… Pse të mos ta them: ndejta nji natë pa gjumë dhe më ka emocionuar mjaft fitorja e tij!

Urimet e mia: President i 45 i Shteteve të Bashkuara: Për një Amerikë më të Fortë e nji Botë më të Mirë!!
9 nëntor 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.