back to top
23.5 C
Tirana
E diel, 23 Qershor, 2024

Shënim nga një vizitë në Zërin e Amerikës dhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washigton – nga Frank Shkreli

Gazeta

Frank Shkreli & Elez Biberaj
Frank Shkreli & Elez Biberaj

Shënim nga një vizitë në Zërin e Amerikës dhe në

Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washigton

nga Frank Shkreli

Description automatically generated ëith medium confidence See related image detail May be an image of text that says ‘Embassy of the Republic of Kosovo in the United States Washington, D.C.’
Të vizitosh Washingtonin, kryqytetin e Shteteve të Bashkuara, që disa e cilësojnë edhe si kryeqytetin e botës – megjithëse atje kam jetuar dhe punuar disa dekada – është vërtetë kënaqësi dhe një përvojë e veçantë, kurdoherë që kthehem atje. Tani është koha më e mirë për të vizituar kryqytetin amerikan, për të shijuar bukuritë natyrore, sidomos në fillim të pranverës. Por, natyrisht, gjithmonë Washingtoni është impresionues me madhështinë e tij historiko-politike, për lirinë dhe demokracinë që ky kryeqytet pasqyron dhe ndriçon Amerikën dhe botën, në kohë të mira dhe në periudha të vështira, ndoshta si asnjë kryeqytet tjetër në botë.

Zëri Amerikës
Zëri Amerikës

Zëri i Amerikës, po – por edhe zëri i Lirisë, Demokracisë dhe i të Drejtave të Njeriut për 80 – vjet – që është dëgjuar dhe dëgjohet rregullisht dhe me besnikëri në Shqipëri, në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor!
Shkoj shpesh në Washington, për arsye familjare e shoqërore, por të enjten që kaloi, me ftesë të Kryetarit të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, Dr. Elmi Berisha dhe Dr. Pashko Camaj, Shef i Kabinetit të Vatrës, më ftuan t’u bashkohesha – si mik i vjetër i Vatrës – në udhëtimin e tyre për në Washington, ku ishin ftuar nga Ambasada e Kosovës për t’u takuar me Kryeparlamentarin e Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Ndërkaq, dëshira e tyre ishte që gjatë kësaj vizite të ndaloheshin edhe tek Zëri i Amerikës.
E mbaj mend mirë kohën kur Zëri i Amerikës në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe të luftërave në ish-Jugosllavi – Zëri i Amerikës, ndonëse i njohur si një ent ndërkombëtar lajmesh dhe informacionesh ndërkombëtare, shërbente gjithashtu edhe si një “ambasadë” për shqiptarët, kur as Shqipëria as Kosova nuk kishin, për një gjysëm shekulli ose më shumë, asnjë përfaqësi diplomatike në Washington. Por, megjithëse sot dy shtetet shqiptare kanë ambasadat e tyre në kryeqytetin amerikan, kjo traditë vazhdon. Zëri i Amerikës, as tashti nuk anashkalohet nga vizitorë të njohur dhe jo aq të njohur, por mbetet ende një ndalesë dhe një vizitë që duhet bërë patjetër. Në të vërtetë, janë të paka rastet që delegacione politiko-shtetërore që vizitojnë, zyrtarisht, Washingtonin, nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare, që në shumicën e rasteve të mos ndalen për një vizitë apo intervistë tek Zëri i Amerikës, m’u në zemër të ndërtesave qeveritare të Ëashingtonit, jo më larg se disa qindra metra nga ndërtesa impozante e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Ishte në këtë frymë pra që gjatë vizitës së të tyre në Washington, krerët aktualë Vatrës dëshironin të vizitonin Zërin e Amerikës, ku na priti Shefi i Drejtorisë së Zërit të Amerikës për Euro-Azinë, Dr. Elez Biberaj me kënaqësinë dhe mikpritjen e zakonshme të tij për grupe zyrtare e jo-zyrtare të shqiptarëve që e ka dalluar atë për dekada si Shef i Shërbimit shqip dikur ashtu edhe sot si Drejtor i Drejtorisë së Zërit të Amerikës për Euroazinë. Gazeta Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra botoi këtë lajm rreth vizitës së përfaqësuesve të saj në Zërin e Amerikës:
“Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA vizitoi “Zërin e Amerikës”. Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr. Pashko Camaj dhe ish-drejtori i VOA-s për Euro-Azinë z. Frank Shkreli, mik i Vatrës, u mikpritën vëllazërisht nga Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së VOA-s për Euro-Azinë. Në takimin e ngrohtë e vllazëror, kryetari i Vatrës z. Berisha i shprehu vlerësimet më të larta Drejtorit Dr. Biberaj për punën e shkëlqyer në mbi 4 dekada në “Zërin e Amerikës”. Në takim u fol për rolin e Zërit të Amerikës në 80 vite histori, u shkëmbyen mendime rreth gjendjes aktuale të shqiptarëve të trojet e tyre etnike dhe mërgatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ishte ky lajmi i dhënë nga gazeta Dielli mbi vizitën e krerëve të Vatrës në kryeqendrën e Zërit të Amerikës dhe në zyrat e VOA-s në Washington.
Nuk e them unë këtë si një ish-punonjës dhe ish-zyrtar i këtij enti të madh ndërkombëtar lajmesh i financuar nga Kongresi Amerikan, por duhet thenë edhe njëherë në këtë 80-vjetor të VOA-s shqip që po afrohet, ashtu siç është pranuar shpesh edhe nga persona asnjanës, se roli që ka luajtur Zëri i Amerikës në shembjen e komunizmit në Shqipëri dhe në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, ka qenë i konsiderueshëm. VOA gjatë 8-dekadave të kaluara, u ka sjellë shqiptarëve lajmet objektive, të vërtetën dhe faktet për zhvillimet e mbrendshme dhe të jashtme në trojet shqiptare – si mjete dhe instrumente të nevojshme për të vlerësuar dhe gjykuar drejtë – duke shërbyer sidomos dhe, njëkohësisht, si një lidhje e pa-ndërprerë komunikimi midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar, në ditë të mira dhe në ditë të vështira për të, sidomos gjatë periudhës së zezë diktatoriale komuniste gjysëm shekullore.
Të entjen që kaloi në zyrën e Drejtorit të VOA-s për Euro-Azinë, Dr. Elez Biberaj – Washington D.C. – Kryetari i Vatrës, Dr. Elmi Berisha me Shefin e Kabinetit të Vatrës, Dr. Pashko Camaj.
Me kolegun dhe mikun prej më shumë se gjysëm shekulli, Drejtorin e VOA-s për Euro-Azinë, Dr. Elez Biberaj gjithmonë kënaqësi për të kujtuar ditët dhe vitet më të mira të jetës tonë në Zërin e Amerikës.

Kryeparlamenari i Republikës së Kosovës, Dr. Glauk Konjufca në Ambasadën e Kosovës në Washington
Kryeparlamenari i Republikës së Kosovës, Dr. Glauk Konjufca në Ambasadën e Kosovës në Washington

Muajin që vjen Zëri i Amerikës shënon 80-vjetorin e themelimit. Në zyrën e kolegut tim, Dr. Elez Biberaj, Drejtorit të Drejtorisë të VOA-s për Euro-Azinë, të enjten që kaloi – së bashku për 73 – vjet, në shërbim të Lirisë së Fjalës, Demokracisë së Vërtetë, në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut në trojet shqiptare dhe anë e mbanë botës! Në këtë 80-vjetor të Zërit të Amerikës, urimet e mia Dr. Elez Biberajt për shërbimin e tij shembullor prej dekadash në shërbim të fjalës së lirë, si edhe shumë gazetarëve shqiptaro-amerikanë, kolegë tanë sot dhe atyre që kanë shkuar në amshim e të cilët kanë punuar, me përkushtim, me ne gjatë këtyre dekadave. Ka qenë dhe është një nder për mua të kem punuar gjatë dekadave me një grup gazetarësh aq të talentuar dhe të dedikuar dhe të zotët, por njëkohësisht, edhe dashmirës dhe mbështetës të lirisë e demokracisë në trojet shqiptare dhe anë e mbanë botës.
Gjatë 80-vjet histori të VOA-s, dyzina gazetarë shqiptaro-amerikanë kanë punuar në Zërin e Amerikës me shpresën se një ditë në Shqipëri do shembej komunizmi enverist dhe se midis një Shqipërie demokratike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do rivendoseshin marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve tona. Dhe se Shqipëria do të integrohej plotësisht me botën euroatlantike, siç ka ndodhur me shumicën e vendeve ish-komuniste evropiane. Por për fat të keq, gjithnjë presim për një Shqipëri vërtetë të lirë dhe demokratike, pro-perëndimore, në kuptimin e vërtetë të fjalës!
“Burri i mirë me shokë shumë” – Foto e disa prej stafit të VOA-s shqip ndër vite, pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 70-vjetorit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. (Maj, 2013)
Pas vizitës dhe pritjes vëllazërore në Zërin e Amerikës, iu drejtuam Ambasadës së Republikës së Kosovës, ku Vatra ishte ftuar të merrte pjesë në një takim të Kryeparlamentarit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, me mërgatën shqiptare në Washington, në përmbyllje të vizitës së tij në kryeqytetin amerikan, ku mori pjesë në mbledhjen e demokracive botërore, organizuar nga Shtëpia e Bardhë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës zhvilloi një takim shumë miqësor me vatranët dhe të tjerë – “një moment i paharrueshëm”, e ka cilësuar ai në faqen e tij të fejsbuk, takimin me përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan të Washingtonit. Konjufca ka pasqyruar takimin me bashkatdhetarët e vet në Washigton dhe me ish-ambasadorin Ëilliam Ëalker, mikun e madh të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve: “Takimi përmbyllës me mërgatën tonë në Uashington ishte një moment i paharrueshëm, i cili u mbajt me nderin e veçantë të pranisë së mysafirit special, ish ambasadorit William Walker, mbështetësi i madh i Kosovës, i cili na ka ndihmuar gjithmonë në nivele ndërkombëtare. Ambasadori Ëalker inkurajoi Kosovën të vazhdojë rrugën e reformave dhe modernizimit të shoqërisë së saj”, ka shkruar z. Konjufca. “Mërgata kosovare ishte e përfaqësuar nga një grup i përzgjedhur i biznesmenëve, profesionistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile. U tregova nga afër për situatën aktuale në Kosovë dhe për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe theksova rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë dhe të investimeve, si dhe nevojën për të punuar për integrimin e Kosovës në familjen e BE-së”, ka shkruar në faqen e tij elektronike, Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës.

Ish-Diplomati amerikan, William Walker duke folur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington - në takimin e Kryeparlamentarit të Kosovës me diasporën.
Ish-Diplomati amerikan, William Walker duke folur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington – në takimin e Kryeparlamentarit të Kosovës me diasporën.

Duke vazhduar se, “Së bashku diskutuam për proceset aktuale në Kosovë dhe për sfidat e ardhshme që pritet të ballafaqohemi. Gjithashtu u dakorduam se marrëdhëniet midis dy vendeve (Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës), duhet të forcohen edhe më shumë, duke përfshirë bashkëpunimin në fusha si ekonomia, arsimi, kultura dhe siguria. Mërgata, e gatshme si gjithmonë, u shpreh se ata kanë shumë interes dhe dëshirë për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës, veçanërisht në fushat e arsimit dhe zhvillimit ekonomik”, është shprehur ai. “Vlerësova përpjekjet dhe ndihmën e diasporës kosovare dhe ritheksova se ne jemi të hapur për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe se dyert e investimeve në vendlindjen e tyre janë të hapura sot më shumë se kurdoherë më parë. Takimi u mbyll me premtimet që të punojmë së bashku në interes të Kosovës dhe të mërgatës”, ka përfunduar ai mesazhin e tij.
Ishte ky vlerësimi nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Z. Konjufca për takimin e tij me përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan në Washington. Një bashkëbisedim dhe shkëmbim mendimesh i sinqertë për aktualitetin e gjendjes në Kosovë, për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Republikën e Kosovës dhe për rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në avancimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, në të ardhmen, midis dy popujve tanë.
Në këtë takim mori pjesë edh ish-Ambasadori amerikan William Walker Walker. Në fjalën e tij përshëndetse ish-diplomati amerikan tha se Kosova është vend i lirë, i pavarur, dhe demokratik si dhe pjesë e vlefshme e Evropës moderne, dhe se duhet ta njohin edhe vendet që nuk e kanë bërë deri më tash, një gjë të tillë. Ai u tha të pranishmëve se Kosova është ndër vendet më demokratike në Evropë, për të mos thenë në botë. Njëkohësisht, Ambasadori Walker u bëri thirrje politikanëve të Kosovës, të kalojnë më shumë kohë duke u përpjekur ta bëjnë këtë, një vend më të mirë, duke u përpjekur ta bëjnë botën të kuptojë se çfarë është Kosova, dhe më pak të luftojnë për politikë, kush ka më shumë vota, kush ka më shumë vende në parlament, kush do të jetë ministër”, ka theksuar William Walker.
Një porosi kjo me vend e Ambasadorit Walker për klasën politike shqiptare dhe miqësore, për të gjithë politikanët e trojeve shqiptare nga njëri prej miqve më të mirë e më të sinqert të shqiptarëve.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.