
Serbia rrezikon një tjetër dënim të rëndë nga FIFA & UEFA
nga Adriatik Riza Dosti
Ngjau saktësisht ajo që parashikuan mediat britanike dhe veçmas edhe kapiteni i Tre Luanëve Harry Keane… në ndeshjen e 9 shtatorit 2025, në Beograd mes Serbisë dhe Anglisë.
Banera me përmbajtje politike, rraciste dhe fyese ndaj një kombi e një populli tjetër u shpalosën kudo e në çdo pjesë të stadiumit serb R. Mitiç.
Këngë ultra nacionaliste serbe me përmbajtje lufte… Sharje e fyerje në kor kundër një kombi e një populli tjetër.
Përdorimi i laserit ne fytyrat e futbollisteve anglezë gjatë ndeshjes.
Shpalosja e një harte të Kosovës mbuluar me hartën e flamurin e Sërbisë u shfaq dukshëm në pjesën ballore të stadiumit serb.
Fyerje raciste ndaj ekipit britanik e veçmas ndaj lojtarëve të saj me ngjyrë.
Thirrjet non stop “Kosovo is Srbije” përgjat gjithë ndeshjes.
Thirrje dhe parulla politike kundër qeverisë së tyre… dhe hedhje e sendeve të ndaluara në fushën e lojës prej tifozëve vendas.
Ndalimi i ndeshjes nga gjyqtari francez Turpin, fillimisht nga situata e rëndë krijuar në stadium prej tifozëve serbë, e cila rrezikoi të dilte jashtë kontrollit aq sa u detyrua të ndërhyje edhe policia dhe me pas edhe për shkak të fryrjes së një bilbili tjetër gjatë ndeshjes prej një adoleshenti serb, çka krijoi një lloj konfuzioni te gjyqtari i ndeshjes dhe te lojtarët në fushë.
Këto dhe të tjera histori tipike serbe e të ripërsëritura rrezikojnë seriozisht një tjetër dënim të rëndë ndaj Serbisë prej institucioneve botërore e europiane të futbollit.
Minimumi një gjobë e rëndë financiare dhe edhe mbyllja e gjysmës së stadiumit… Ndoshta edhe ndeshja e rradhës pa tifozë fare… madje ndoshta edhe në një vend neutral, shkruan The Times… pas asaj çka ndodhi dje përgjat ndeshjes Serbi – Angli 0 – 5 në Beograd.
Dhe si për ironi të fatit, shkruan sot media britanike… në ndeshjen e ardhëshme të saj sipas kalendarit Serbia do të duhet të presë në fushën e saj në një ndeshje përcaktuese për vendin e dytë në grup kundërshtarin e saj aspak të dëshiruar: Shqipërinë.
Të shohim çdo ngjasë deri ne 11 tetor 2025, kur do duhet që Serbia e Shqipëria të përplasen kokë më kokë e përpara ndeshjes së tyre Fifa & Uefa të kenë bërë publike dënimet e tyre për atë çka ngjau të Martën e 9 shtatorit 2025, në Beograd, gjatë ndeshjes së futbollit Serbi – Angli, për kualifikimet në botëror.
A.R.D