back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Rivjen Lazër Radi… – nga Visar Zhiti

Gazeta

Vizitё nё shtёpinё e Lazёr Radit miqtё e tij: Robert Elsie, Visar Zhiti dhe Eda Agaj - Zhiti - Tiranё, Mars 1993
Vizitё nё shtёpinё e Lazёr Radit miqtё e tij: Robert Elsie,
Visar Zhiti dhe Eda Agaj – Zhiti – Tiranё, Mars 1993
Ky shkrimi, ёshtё pjesё nga diskutimi qё mbajti poeti Visar Zhiti
nё promovimin e Veprёs sё Lazёr Radit nё Panairin e Librit – Prishtinё 2019.
Njё falenderim nga Familja,
pёr ekspozenё qё ai i bёri me aq respekt kёsaj figure
pёrmes dёshmive dhe njohjeve qё ata kanё pasur sё bashku…
.
Lazer Radi / Vepra e Plotë Qershor 2019
Lazer Radi / Vepra e Plotë Qershor 2019

Rivjen Lazër Radi…

nga Visar Zhiti

Rivjen Lazër Radi… me Veprën e Tij të vërtetë dhe të çmuar, siç është e vërteta që duhet, një dëshmi e fortë si jeta e Autorit, kumtuese si zëri i tij, e mirë dhe dinjitoze si vetë Zotni Lazri.
Një Vepër e sakrificës me sakrifica, me zanafillë në rininë e hershme me ëndrra për veten dhe Atdheun, një rrugëtim magjepsës nga vendlindja, Prizreni, kryeqyteti shpirtëror i shqiptarve, në Tiranën kryeqytet i ri e pastaj në Shkodër, kryeqytetin kulturor dhe studimet universitare, në Romën e përjetshme, kryeqytet perandorak, europian.
Ky shkrimtar kryeqytetesh nuk do të ketë fat… Zoti e ngarkoi me një misionin ndryshe, mbas Luftёs II Botërore, do të burgosej e deri sa bie perandoria komuniste, Lazër Radi do tё ndërronte burgje e internime, si rrathët e ferrit, por lufta e Tij ishte e njëjtë, ajo e të mbeturit Njeri, pa ndryshuar karakterin, as besimin e dëshirën e të shkruarit.
Studioja e Tij do të ishte kasollja e mjerimit me policin përtej. Pas punës së rëndë e mundimeve për të siguruar “bukën e përditëshme” familjes, ai do të shkruante fshehurazi, do të lexonte e do të përkthente për kohërat që do të vinin.
Ai nuk ishte i së tashmes së Tij, por dëshmitar i saj.
Zoti ia kishte ruajtur fatin për më pas.
Plot gjallëri dhe vrull të riu, Lazri do të vazhdonte të tregonte si askush Vitet ‘30 të Shqipërisë, Migjenin që ai njohu, Mirash Ivanajn ministër, mësues, shok e bashkëvuajtës, Musine Kokalarin, shkrimtare, e studente etj, gjyqet, familjet e mëdha, rimëkëmbjen, etj, etj, Ai do të sillte Platonin, Frojdin, histori europiane e botёrore, poetë ballkanikë, poezitë dhe novelat e veta.
Vepra e Tij është ende e hapur në duart e të birit, Jozefit, i cili sikur plotëson kështu jo vetëm amanetin e tё Atit, por dhe të Atdheut, sepse Vepra e Lazër Radit është vepër kujtese, me thyerje dramatike e mungesa si vetë historia, jo vetëm e Tij, por dhe e Shqipërisë…
.
Marrё nga muri i fb i Eda Agaj Zhiti, 17 qershor 2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.