back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Reformën s’mund ta bëjnë ata që janë shkaku i domosdoshmërisë së saj! – nga Milaim Nela

Gazeta

Milaim Nela
Milaim Nela
Reformën s’mund ta bëjnë ata që janë shkaku i domosdoshmërisë së saj!
nga Milaim Nela

Reforma Zgjedhore nuk duhet dhe nuk mund të bëhet nga një Parlament Ilegjitim.
Reforma Kushtetuese, Zgjedhore e Territoriale nuk mund të bëhen nga një parlament që rrjedh nga zgjedhje të vjedhura, të deformuara e të manipuluara.
Reforma Kushtetuese e një rëndësie kaq të madhe për fatet e vendit, nuk duhet e nuk mund të bëhet nga Zeqine-kuvendaret e të dyja krahëve politikë.
Një nga arsyet se pse kjo reformë është kaq jetike dhe e domosdoshme është bash ky produkt (pleh) parlamentar që duhet ta evitojmë përmes reformës kushtetuese.
E këtë reformë nuk duhet e nuk mund ta bëjnë bash këta që ne duhet t’i shporrim nga këta institucione.
Një vend si i yni që ka dalë totalisht nga shinat e normalitetit, shtetit ligjor e të së drejtës ka nevojë ulëritëse për reformë rrënjësore kushtetuese pasi çdo aspekt dhe hallkë e shtetit ka dalë nga binarët.
Ky kuvend nuk ka as mandat moral, as politik, as ligjor dhe as ta mendojë një reformë të tillë pa le ta negociojë përmes kulisave apo korridoreve të këtij pushteti.
Kjo reformë kaq e rëndësishme për fatet e vendit duhet të paraprihet nga një diskutim i gjerë publik të paktën nga 8-10 muaj ku të përfshihen grupet profesioniste, intelektuale e akademike brenda e jashtë vendit.
Nuk mundet qe fati i kësaj reforme të vuloset nga Zeqine Çaushi e Elisa Spiropali apo të ngjashmit e tyre… jo kurrësesi!!
Këtë reformë nuk kanë mandat moral e politik ta negociojnë as të ashtquajturit deputetë të opozitës sepse të zgjedhurit janë vetëm 5 syresh e pjesa tjetër janë të palegjitimuar sepse vijnë nga lista kulisash e pazaresh.
Një opsion do ishte një Asamble e Gjerë Kushtetuese me anëtarë të votuar nga populli dhe mërgata të paktën 500 antarëshe dhe krijuar vetëm për këtë qëllim por pas një diskutimi të thelluar publik e ku të votoheshin 2 apo variante alternative.
Opsioni tjetër është votimi i dy apo më shumë projekteve me Referendum Popullor.
Shtyllat e reformës duhet të jenë:
1.President i Zgjedhur nga populli me kompetenca ekzekutive apo rikthim të Monarkisë (personalisht jam për Monarki Kushtetuese pasi ka rezultuar sistemi i vetëm i suksesshëm në Shqipëri).
2.Kuvend me dy dhoma 140 deputete dhe 60 senatorë.
3.Gjykatës dhe Prokurorë të zgjedhur nga populli me votë.
4.Reformë Territoriale ku të konsiderohet federalizimi me vetmenaxhim si modeli zviceran apo belg me institucione rajonale dhe qëndrore federale.
….
Reformën pra, nuk mund ta bëjnë ata që janë shkaku i domosdoshmërisë së saj!
Nëse kjo ndodh, do ishte një vetvrasje kushtetuese e atij shteti që na ka mbetur.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.