Propozim për modulet e programit të ri mësimor të Historisë për gjimnazet Klasa 11 – Viti mësimor 2026-2027 – nga Leka Ndoja

Gazeta

Studiuesi Leka Ndoja
Studiuesi Leka Ndoja
Propozim për modulet e programit të ri mësimor të Historisë për gjimnazet Klasa 11,
Viti mësimor 2026-2027. Një receptim alternativ.
nga Leka Ndoja

1.Lufta në Shqipëri prill 1939-1944, Rezistenca dhe grupimet kryesore politike dhe ushtarake: Partia e Ballit, Legalitetit dhe ajo Komuniste (3 orë)
2.Elementët e luftës civile pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes shtator 1943 dhe çlirimi i vendit (3 orë)
3.Lufta e ftohtë (1945-1991) përkufizimi i çështjes dhe dinamikat (3 orë)
4.Shqipëria nën komunizëm, marrëdhëniet ekonomike e politike me Republikën Federative të Jugosllavisë 1945-1948 (3 orë)
5.Eliminimi i ekonomisë private dhe kriza e menaxhimit të industrisë dhe ekonomisë socialiste fermat dhe kooperativat. (3 orë)
6.Shqipëria anëtare e Traktatit të Varshavës 1950-1968 (3 orë)
7.Lufta kundër fesë – nismat politike dhe bilanci i shkatërrimit të objekteve fetare ne Shqipëri më 1967-1973. (2 orë)
8.Marrëdhëniet me Republikën e Kinës, investimet në veprat e rëndësishme dhe konteksti politik 1960-1976 (3 orë)
9.Represioni dhe Ideologjia e Luftës së Klasave; Statistika të përndjekjes së intelektualëve nga komunizmi në vitet 1945-1990 (3 orë) – 9/1 Si modul interkurrikular profile te Sabiha Kasimatit, Musine Kokalarit, Gjergj Kokoshit, Krisanthi Venetikut, At Vincenc Prennushit etj.
10.Lidhja e marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe dhe SHBA (2 orë)
11.Protestat e studentëve, vendosja e pluralizmit viti 1990 (3 orë)
Është një propozim i moduleve në kurrikulën e re – ku ruhet kriteri kronologjik i ngjarjeve dhe zhvillimeve historike e politike – nisur nga perceptimi i mjaft mësuesve te sistemit arsimor ne përvojën tonë të botimeve në fushën e kujtesës.
Realizimi i mdoduleve – brenda një plani mësimor prej 32 orëve në harkun e një viti shkollor 2026-2027; 2028-2029)
Per çdo modul, përdoren metodologji të kombinuara: përmes leksionit frontal, demostrimi i literaturës nëpërmjet posterëve, projeksionit dhe artefakteve (workshop); analizës së dokumenteve, zhvillimit strukturave të bashkëbisedimit dhe vizitave ne sitet e kujtesës si në Spaç, burgu i grave ne Kosovë të Lushnjes, Barakopoli i Savrës, kampi me tela i Tepelenës, Porto Palermo etj.
Dr. Leka Ndoja

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit