Porosia për giuhën shqype
nga At Shtjefën Gjeçovi (1910)
Shqyptaar vllaa, duëje giuhen t’ânne me nji dashtnii t’perflakëshme, jetò për të e dis për të! Nji qi nuk e don giuhën e vet, as komin e vet s’e don. Giuha e jonë edhe dija jânë shum t’nevojshme për nee, e moskenja e giûhës edhè e padija e kanë lânë Shqyptarin mrapa mje m’sod e nieri i padijshem âsht si drûni i pagdhênun.
Prej se âsht xânë Shqyptarija, bashkë me të âsht xânë edhè giuha shqype.
-O vlla Shqyptaar, e kuur kee me ardhë n’vedi?
A jena verbue syysh, a shka t’zit kena qi nuk shofim se saa na kaa mblue shnierzimi e korija?
Giûhëve t’huëja u ka dhânë kryet e vênnit nner msojtore t’Shqypniis e giuha Shqype?! Kaa metë jashtë, kaa metë, si mo Zo’ mâa keq! E shamun, e përbuzun!….
Paa dalë faret komi jonë s’kaa si del faret giuha.
Rreku, pra, o Shqyptar vllaa me xee zêmren t’anne n’dashtnii t’giuhës s’ate! – Munnimin e djerzët e ballit derdhi pa dhimë për lulzim t’giuhës Shqype. Mos e qit n’harres paash lott e kërthînnis qi i pate rigue n’prêhen t’nânës; paash at tâmël t’krahnorit t’nânës.
.
Agimi Gjytetnis 1910, At Shtjefën Gjeçovi