back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Një tragjedi shqiptare që amerikanët e njihnin mirë… – nga Ervina Toptani

Gazeta

Ervina Toptani
Ervina Toptani

Një tragjedi shqiptare që amerikanët e njihnin mirë…

nga Ervina Toptani

…2 vjet e gjysëm hetuesi në burgun e Tiranës (aty ku sot është komisariati 3 i policisë, te Rruga Mine Peza). Lidhur duarsh e këmbësh me zinxhirë, shpesh një zhinxhir në fyt të cilin ia tërhiqnin deri sa t’i binte të fikët nga asfiksimi, rrahje barbare me mjete të forta e deri shufra hekuri, lidhje nga shpatullat e tërheqje nga këmbët për të shqyer pjesën e brendshme të trupit, djegie e organeve gjenitale e sqetullave me çakmak, heqje e thonjve të gishtërinjve të këmbëve e duarve me pince, lënie në fuçi me ujë të ftohtë për 12 orë në temperatura -10 grade, e të tjera e të tjera, për 2 vjet e gjysëm rrjesht.
Këto janë disa prej torturave që ai ka treguar gjatë periudhës që i bënin hetuesinë. Ai – ishte një familjar i imi, të cilit nuk kam dëshirë t’ia publikoj emrin, me kërkesë të fëmijëve të tij, pasi ai vetë sot nuk jeton më. Nuk e ka duruar mëshirën kurrë e as keqardhjen. Burrat vdesin në këmbë thoshte, e kështu ndodhi në fakt të largohej nga kjo botë ai burrë.
E akuzuan si bashkëpunëtor i amerikanëve dhe u dënua me 25 vjet burg, të cilat i bëri në Spaç, Qafë-Bari, Tiranë. Por nuk e kishte menduar kurrë se do të mund t’i mbijetonte hetuesisë ku kishte parë dhjetra djem nënash fatkeqe të jepnin jetën varur zinxhirëve e litarëve të birucave ku bënin hetuesinë.
Ai doli gjallë nga burgu sepse kur e dënuan ishte vetëm 26 vjeç. Disa vite pas hapjes së kufinjve shkoi në Amerikë se gjithnjë kishte premtuar se nëse dilte gjallë nga burgu ca muaj do të donte të shkonte të shëtiste në tokën për të cilën pagoi gjithë rininë, pa e shkelur asnjëherë atë. Kur u kthye nga Amerika erdhi i zhgënjyer, i vrarë shpirtërisht më shumë se më parë.
“Ata ishin të gjithë atje – tha. Të paktën 3 prej atyre që më torturonin rregullisht gjatë hetuesisë, bashkë me familjet e tyre, madje kishin dhe status të veçantë. Ishin atje të lirë e të pasur më shumë se ç’kanë qenë në Shqipëri. E unë i pashë e qava si fëmi! Nuk munda dot t’i them asnjë fjalë teksa qëndroja përballë njërit prej tyre, i cili as nuk më njohu. Unë isha dhe paskam mbetur i burgosuri i përjetshëm i absurdit perves të mendjeve të sëmura. Po pse duhet të dilja gjallë për të parë këtë gjë? Paskan qenë më të lumtur shokët e mi që mbyllen sytë brenda qelive!”
Ai nuk u kthye më kurrë në Amerikë, madje dhe në disa vende të Europës kishte frikë të shkonte se ishte i sigurtë që një pjesë të mirë të xhelatëve do i shihte me zyra e kapardisur edhe atje. Por të paktën ai i mbylli sytë duke e ditur e kuptuar të vërtetën. Sa herë binte fjala për perëndimin, qeshte me vete e na thoshte: “a mendoni vërtet se do ia shihni hajrin më shumë sesa ia pamë ne?”

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.