back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Përvjetori i 70-të i mbretërimit të Elisabetës së II-të – nga J. Ridley – Becc

Gazeta

Mbreteresha Elizabet e II - ne Skoci - 2022
Mbreteresha Elizabet e II – ne Skoci – 2022

Përvjetori i 70-të i mbretërimit të Elisabetës së II-të

nga J. Ridley – Becc

Këto ditë, nga 2 Qershori 2022, Britania po feston 70 vjetorin e Mbretërimit të Elisabetës së II-të, në ceremoni të pafundme 4 ditore në komunitete, në institucione të cilat mbyllen sonte me një koncert të madhërishëm pranë Pallatit Mbretëror në Buckingham Palace.
Programi i organizimit te festimeve:
-Të Enjten, me datë 2 Qershor në ora 10.00 në Pallatin Mbretëror në Buckingham, festimi u hap me Paradën e quajtur Trooping the Colours, paradë me kuaj e zhvilluar për nder të ditëlindjes zyrtare të Mbretëreshës nga Garda Irlandeze dhe ku Prince Williams është me detyrë Kolonel.
Morën pjesë 1.500 oficerë dhe ushtarë në uniformën më të bukur të tyre, në të kuqe dhe 250 kuajt më të zgjedhur, shoqëruar nga 400 muzikantë nga 10 banda muzikore të ushtrisë në vend.
Ceremonia u mbyll me një fluturim fantastik të Aviacionit Mbretëror (RAF) dhe Shigjetat e Kuqe (Red Arroës) prej rreth 6 minutash me 70 avione.
E gjithë ceremonia u ndoq nga Familja Mbretërore në ballkonin e njohur tëe Pallatit Mbretëror të Buckingham-it.
Kjo ceremoni organizohet çdo vit me rastin e ditëlindjes së Mbretëreshës dhe zhvillohet tradicionalisht prej 260 vjetësh.
Gjithashtu, në darkë u ndezën mbi 3000 fenerë në të gjithë mbretërinë, për ndër të Mbretëreshës, traditë e gjatë kjo për përvjetore, martesa e kurorëzime mbretërore, dhe jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në vendet e Commonëealthit që filluan me Tongan dhe Samoan.
-Të Premten, me datë 3 Qershor, në ora 11.00 u krye si zakonisht, Ceremonia e Falenderimit (Thanksgiving) në Katedralen Sant Paul në Londër.
Pastaj u organizua një pritje për të gjithë pjesmarrësit e Familjes Mbretërore në Bashkinë e Londrës.
-Të Shtunën, me datë 4 Qershor u organizua Party në Pallat, që filloi nga ora 8.00-10.30 në darke, e ku morën pjesë këngëtarë të shquar nga e gjithe bota si Andrea Bocelli, Diana Ross, Alicia Keys, Elton John, Rod Stuart, George Ezra etj.
Po ashtu nderuan me pjesmarrjen e tyre David Attenborough, David Beckham, Dame Julie Andreës, Emma Raducanu e plot emra të njohur botërore.
Shfaqja u ndoq nga rreth 22.000 artdashës dhe u mbyll me një fjalim të shkurtër përshëndetje nga Princ Carls, të cilin ai e mbylli duke thënë: “Ti (për Mbretëreshën) do të vazhdosh të bësh histori!”
Pas fjalëve të të birit, Charles, u organizua edhe Derbsy Epsom, garat me kuaj në të cilat morën pjesë edhe kuaj nga ato të Mbretëreshës.
Princesa Anne përfaqësoi Mbretëreshën në këto gara!

Queens Platinum Jubilee - 70 Vjetori i Mbretereshes filatelia
Queens Platinum Jubilee – 70 Vjetori i Mbretereshes filatelia

I.Pak histori

Mbretëresha Elisabet Aleksandra Maria, u lind ne 21 Prill 1929, si fëmija e parë e Dukës dhe Dukeshes së Jorkut gjatë mbretërimit të Mbretit George V-të.
Babai i saj ishte djali i dytë i Mbretit dhe nëna e saj vinte nga një familje aristokrate skoceze. Babai i saj, u kurorëzua në fron në vitin 1936, pasi i vëllai i tij, Eduardi VIII-të, abdikoi fronin.
Mbreteresha kishte vetëm një motër, Princeshën Margaret, një vit më të vogël, e cila vdiq nga probleme të rënda shëndetsore në 9 Shkurt 2002.
Elisabet mori arsimim dhe u edukua në familje, siç ishte tradita e asaj kohe, nën mbikqyrjen e sëmës dhe profesorëve më të njohur në fusha të ndryshme.
Që në fillim ajo tregoi shenja të një karakteri autoritar.
Në Shtator 1939, Britania hyri në Luftën e Dytë Botërore dhe familjes së saj ju sugjerua që vajzat të evakuohen në Kanada, por e ëma refuzoi duke thënë: “Fëmijët nuk do të shkojnë pa mua, unë nuk mund të shkoj pa Mbretin dhe ai nuk mund të leje vendin!”
Në vitin 1943, Elisabet ndërmori paraqitjen e saj të parë publike në një njësi ushtarake “Granadier’s Guards” në të cilën ishte emëruar kolonele një vit më parë, thjesht dhe pa emocione.
I jati i Elisabetës, Mbreti George VI-të, u sëmur rëndë dhe vdiq në 1952, kështu që në shkurt të po atij viti,1952, Elisabet u bë Mbretëresha Elisabet II-të e Anglisë dhe vazhdon të mbretërojë edhe sot për me shumë se 70 vjet!
Elisabet u martua 21 vjeçe, me Philip Mountbaten 26 vjeç, me 20 Nëntor 1947. Philip kishte luftuar si oficer britanik në flotën mbretërore detare gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ju dha titulli Dukë i Edinburgut natën përpara martesës.
Ata patën 4 fëmijë: Carls, Andrew, Anne dhe Eduard.

Mbreteresha Elizabet e II - ne Irlanden e Veriut- 2022
Mbreteresha Elizabet e II – ne Irlanden e Veriut- 2022

II.Roli i Mbretëreshës Elisabetë e II

Ajo është një nga figurat ikonë në historinë e Britanisë dhe asaj botërore, mbretërimi i së cilës ia kaloi atyre britanike dhe shumë prej liderave botërorë.
Ajo i qëndroi vazhdimisht traditës së monarkisë angleze dhe ja pse mbretërimi i saj nuk ka qënë, veçse i parashikueshëm.
Që kur ajo mori fronin në 1952, Mbretëresha e ka ripërcaktuar atë çfarë do të thotë të jesh një monarke dhe ju qëndroi fortë ndryshimeve të mëdha brenda familjes, vendit të saj dhe botës.
“Ndryshimi ështe një konstante, – tha ajo në fjalën e saj drejtuar Parlamentit në Jubileun e saj të Artë (50 vjetorin e mbretërimit) në 2002, – ta menaxhosh atë është një disiplinë që zgjerohet. Mënyra se si në e pranojmë atë, përcakton të ardhmen tonë…”
Marrdhëniet e saj si Mbretëreshë janë:
1.Me Parlamentin anglez;
2.Me Kryeministrin;
3.Me Parlamentin Skocez;
4.Me Asamblenë Kombëtare për ëellsin;
5.Me Asamblenë e Irlandës së Veriut dhe
6.Me Privy Council (Këshillin Sekret apo Privat), i cili përbëhet nga zyrtarë, ministra ose ish ministra dhe personalitete të zgjedhur nga Monarku si një institucion këshillues.

Festimet e 70 vjetorit ne Westminster
Festimet e 70 vjetorit ne Westminster

III.Disa ndryshime të mëdha ndodhur gjatë sundimit të saj

1.Niveli i ulët i teknologjisë së asaj kohe (1952) krahasuar me atë që është arritur sot.
2.Problemet e mëdha që ndodhën në Irlandën e Veriut, nga demostratat, përleshjet me armë dhe aksionet terroriste të IRA-s në 1968 deri tek Marrëveshja e së Premtes së Mirë në 1998, që vendosi qetësinë aty.
3.Nga një Perandori pa fund që përfshinte 70% të territoreve botërore jashtë Britanisë, në atë që sot ajo është Monarke e 14 vendeve, përfshi shtete si Kanadaja, Australia, Zelanda e Re etj., të gjitha të njohura si vende të Commonwealth-it, proces që filloi në vitin 1953, dhe që është ndërtuar në bazë të një koncept të ri, të ndërtuar në cilësitë më të larta të shpirtit të njeriut:
-Miqësisë
-Besnikërisë
-Dëshirës për liri dhe paqe.
4.Nga një familje e mbyllur mbretërore ku divorci ishte një tabu mbretërore (ku skandalet dhe konfliktet) mbahen në një sekret të madh, në një familje më të hapur mbretërore që filloi me divorcin e së motrës Margaret, Çarlit, Anne’s etj.
5.Nga një monarki e limituar, e pa aksesueshme, e mbyllur në kështjella në atë të hapur për kontakte me mijëra subjekte, organizata shoqërore e bamirëse, ndër vite.
6.Nga një Mbretëreshë e papërvojë, vetëm 25 vjeçare, ajo u takua me qindra personalitete dhe shkëlqeu.

Festimet e 70 vjetorit te Mbretereshes
Festimet e 70 vjetorit te Mbretereshes

IV – Dita e Mbylljeve

Ditën e dielë, me 5 Qershor, do të vazhdojnë festimet në qytetin e Londrës po edhe në shumë qytete të Commomëealth-it.
Jane parashikuar 600 dreka ndërkombëtare jashtë Britanisë, dhe brenda mbretërisë; 3.673 evente publike, 3.784 party në rrugët e qyteteve (Street party) si dhe rreth 200.000 dreka brenda vendit.
Për festimet në Londër do të angazhohen 10.000 njerëz, vullnetarë, përformatorë dhe njerëz nga publiku.
Do të ketë një paradë karnevalesh me lloj-lloj veshjesh e pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Londër, numra cirku e performatorë të panumërt, ushtarakë, kërcimtare e supermodele të gjithë një varg 3 km drejt Pallatit Mbretëror në Buckingham, rrugë të cilën përshkoi Mbretëresha Elisabet gjatë kurorëzimit të saj si Mbretëreshë.
Shfaqjet do të fillojnë nga ora 14.30 dhe do të vazhdojnë deri vonë në darkë të ndara në 4 pjesë.
Fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme do të marrin pjesë me një performancë koreografike të quajtur “Lumi i Shpresës” ku do të marrin pjesë edhe Sir Cliff Richard dhe Dama Shirley Bassey, përveç shumë personaliteteve të artit dhe kulturës britanike…
Po ashtu Edd Sheeran do të këndojë gjatë gjithë kohës.
Eshtë parashikur një buxhet prej 10-15 million pounds për gjithë këto festime…

I gjithë populli britanik, i është mirënjohës punës dhe vullnetit të saj të paparë, veti që e rendisin atë ndër personalitetet më të nderuara e respektuara në botë.
I urojme gjithnjë shëndet e suksese për të mirën e njerëzimit!

Festimet e 70 vjetorit te Mbretereshes
Festimet e 70 vjetorit te Mbretereshes

Summary  – Platinium Jubilee of the Queen Elisabeth II

The Platinium Jubilee of the Queen Elisabeth Ii , is being celebrated everywhere in Great Britain and in Commonwealth of Nations to mark the 70th Anniversary of the accession of Queen Elisabeth II on 6th of February 1952.
The official celebrations began on 2nd of June and continued for 4 days according to the plan declared from Palace on January 2022.
Celebration’s Plan :
– Thursday , on 2nd of June, at 10.00 started the Queens Official Birthday Parade and Jubilee Beacons
The great Parade called * Trooping the Colour * trooped at Bukingham Palace by the First Battalion of the Irish Guards with Prince William as Colonel.
Around 1500 officers and solders , 250 horses staged the display accompanied from 400 Army musicians from 10 military bands around the UK.
The ceremony closed with the 6 minutes RAF and Red Arrows spectacular fly with 70 aircrafts.
This ceremony is traditional from 260 years and is organised every year for the celebration of the Queen’s Birthday .
All Royal Family attended the ceremony from the well-known Balcony of the Bukingham Palace.
Around dusk were lit 3000 Jubilee Beacons on the honour of the Queen across the UK, Isle of White , overseas territories and the Commonwealth to pay tribute.
– Friday, on 3rd of June, started the traditional service of Thanksgiving at the St Paul Cathedral in London.
England’s largest Church Bell Great Paul rang to mark the service.
The whole Royal Family took place at the service and after they were invited at the reception at the Guildhall hosted by the Lord Mayor.
– Saturday , on the 4th of June , celebrations started with Epsom Derby, but the Queen didn’t take part, but the Monarch was represented by the Princess Royal Anne at the racecourse.
In the evening , a Magnificent Party was organised at the Bukingham.Palace from 8.00 pm till 10.00 pm, where famous worlds singers perform as Andrea Bocelli, Diana Ross, Alicia Keys , Rod Stuart and a lot more of them.
In the end the Party, was closed with the tribute to the Queen from Prince Charles who said in the end * You will continue to deliver ! *
Also was a short speech from Prince William calling for climes changes.
There took part and celebrities as David Ttenborough, David Beckham, Emma Raducanu ect..
– Sunday , on the 5th of June , its expected the celebration to be attended from 10 million people in street parties, barbecues and picnics.
There are predicted 600 international lunches in and out Britain, 3.673public events , 3.784 street party and around 200.000 lunches inside UK.
The finale will be the Jubilee Peagant running through the street of London, from White Hall to Bukingham Palace which will include the original film of the coronation, a gospel choir , and the huge puppets at the carnival routes.
They will be around 10.000 participants , including Sir Cliff Richards and Dame Chirley Bassey and a lot of arts and music British personalities.
Also will be a coreographic part performed by children of primary , called * River of Hope*.
It is hoped , the Monarch will make a final appearance on the Palace Balcony to see Ed Sheeran singing the National Anthem with a choir with nearly 200 celebrities.

I. History

Elisabeth Alexandra Mary Windsor, the Queen of England was born on 21st of April 1929 as the first child of Duke and Duches of York, during the reign of the King George Vth.
Her father was the second sob of the King and her mother was a young Scottish aristocrat.
She had another sister, Princess Margaret born 1 year after her and died on 6th of February 2002 after a long and difficult illness.
Elisabeth was educated at home , according to the tradition at that time , under the supervision of her mother and with the help of the best professors.
She got married at 20th of November 1947 at the age of 21years old to her distant cousin Lieutenant Philip Mountbatten of the Royal Navy , formerly Prince Philip of Greece and Denmark.
At the eve of the wedding , Philip became the Duke of Edinburgh.
They had 4 children, Charles, Andrew , Anne and Edward.
She became the Queen on 6th of February 1952, when her sick father died.

II. The role of the Queen during her reign

She is one of the mos iconic figures in the world’s history, a Queen whose reign has outlasted all over the British Monarchs and the most of the world leaders, too.
Since she took the throne on 1952, the Queen has redefined what it means to be a Monarch and she withstand strongly to a tremendous amount of change within her family, her country and the world.
* Change is a constant *, said the Monarch as she addressed to the Parliament during her Golden Jubilee in 2002 * managing it has become an expanding discipline .
The way we embraced it , defines our future * .

III. Some of the changes during her reign

1. Then – Low tech royalty  – Now – All access Monarchy
2. Then – Roiling troubles in Northern Ireland – Now – A Tenious Peace with Good Friday  Agreement.
3. Then – A sprawling British Empire  – Now – A smaller Commonwealth
4. Then – A buttoned -up family – Now – A normal one all over the years.
5. Then – An off limits Monarch – Now – A walkabout Queen
6. Then- A young Queen ( only 25 years old ) – Now – She is outlasted them all.

In the end, British people value and respect their Queen from the bottom of their heart for all what she has done for them and for the country.
They are proud and grateful for having her as their Queen for more then 70 years,
and wish her health and success for the good of humankind and the world’s society on this Platinium Jubilee!!

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.