back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Përse u ngjitët në anijen “Vlora” dhe më latë në Shqipëri?! – Mbas 30 vitesh Anita Likmeta pyet të ëmën Ervehe Lala, për 8 gushtin e 1991

Gazeta

Anija "Vlora" në portin e Barit - 8 Gusht 1991
Anija “Vlora” në portin e Barit – 8 Gusht 1991

Përse u ngjitët në anijen “Vlora” dhe më latë në Shqipëri?!

Mbas 30 vitesh Anita Likmeta pyet të ëmën Ervehe Lala, për 8 gushtin e 1991

Tridhjetë vjet më parë, më 8 gusht 1991 në portin e Barit,
anija tregtare “Vlora” mbërriti nga Durazzo, Shqipëri,
me rreth 20 mijë gra, burra, fëmijë duke ikur nga vendi i origjinës.
Unë isha vetëm 14 vjeçe, interneti nuk ishte aty dhe as rrjetet sociale.
Moronët s’kishin grupe Telegram, o llogari në Twitter, o faqe në Facebook. Por ato ekzistonin.
Mbaj mend frikën e pamotivuar, propagandën ksenofobike, më kujtohet “Prilli” i Nanni Moretti.
Kanë kaluar tridhjetë vjet. Shumë shqiptarë janë kthyer në shtëpinë e tyre,
tjerë janë këtu, të integruar. Italianë te gjeneratës së dytë të lindur në Itali nga prindër shqiptarë.
Ciro Pellegrino
.
Anita Likmeta dhe e ema Ervehe Lala, sot
Anita Likmeta dhe e ema Ervehe Lala, sot
Më 8 gusht 1991, 376.18 km nga Bari, një anije e quajtur “Vlora”, u nis me ngarkesën më të madhe njerëzore në histori: mbi 20 mijë njerëz. Ata iknin nga Shqipëria, vendi që i kishte mbajtur të burgosur për gati gjysmë shekulli. Sot shënohet tridhjetë vjetori i eksodit më të madh që Evropa ka përjetuar në pesëdhjetë vitet e fundit. Nëna ime Ervehe, ishte një prej atyre qeniet njerëzore që atë ditë u nis në Durrës për të gjetur lirinë në vendin fqinj: Itali. I kërkova asaj të më rrëfente për atë ditë, mbasi për këtë ngjarje deri më sot, nuk kishim folur kurrë.
⁠.
Mami, çfarë ju shtyu të largohesh ditën e 8 gushtit 1991?
E mbaj mend mirë, se në ditët para nisjes, qyteti u mbyt nga vapë e madhe. Të gjithë po e thoshin, të gjithë po flisnin për të: Dukej sikur diçka e jashtëzakonshme do të ndodhte. Ata thanë që një anije e madhe do të largohej, por do të ishte e vështirë, nëse jo e pamundur, të gjeje një vend. Kështu më 8 gusht qysh në orët e para të agimit u vumë në rresht duke pritur. Prisnim së pari ta shihnim të mbërrinte në port. Kisha dalë nga shtëpia, ashtu, me të shpejtë pasi kisha mbyllur derën me dy rrotullime të çelësit. Kisha përgatitur diçka për të ngrënë për vëllain tënd, i cili atëherëishte 9 muajsh, edhe për Emy, e cila ishte 4 vjeçe. s’kisha asgjë tjetër. Kur më erdhi çasti për t’u ngjitur lart, unë i mbaja fëmijët shgtrënguar fort mbas vetes në mënyrë që të mos mi shtypte turma e çoroditur. Mbaj mend se në një moment ushtria e mbylli rrugën që të çonte në port. Por ne tashmë kishim mbrritur, ishim brenda në anije. Ishim me mijëra. Sidoqoftë, mbasi shumica kishin mbetur jashtë, duke bërë presion për barrierat. Ata të ushtrisë filluan të qëllonin në ajër për të trembur turmën. Më pas ata humbën kontrollin e situatës: dhe pati të vdekur e të plagosur. Unë nuk flisja me askënd, i mbaja sytë ngulur përtokë, e mbajta Florin në gji dhe Emin përdorë. Ndiqja vetëm rrjedhën e asaj dallge njerëzore. Tashmë ishim shëndrruar në një përrua të furishëm.
⁠.
Pse ishe vetem?
E dija se ky ishte shansi i fundit për t’u nisur drejt Italisë, mbasi nuk do të kishte anije të tjera. E dinin të gjithë dhe e ulërinin me megafonë. Kishim frikë se mos ngecnim përgjithmonë në Shqipëri, se nuk do të kishte më mundësi të tjera. Askush s’donte të qëndronte më në atë Ferr ku kishim jetuar prej vitesh, qoftë kjo edhe me koston e humbjes së jetës.
⁠.
Si ishte udhëtimi?
Mbaj mend që s’kishte asnjë centimetër për të lëvizur. Ne ishim të mbërthyer së bashku si një trup i vetëm. Nuk merrje dot frymë. Njëmbëdhjetë orë pa ngrënë e pa pirë. Njerëzit i bënin nevojat e tyre personale në brekë. aq sa u krijua një erë të tmerrshme: dikush villte, dikush tjetër qante. Por mua më duhej të qëndroja në këmbë dhe të mbroja vëllezërit e tu, që të mos i shtypte turma e çmendur. Mbaj mend mirë që kishte burra të varur nga parmakët e anijes, të cilët u kapën mbas njëri-tjetrin ndërsa anija nisi të largohej. Ata rezistuan për aq sa mundën, e dikur ranë në det. Gjatë udhëtimit, atyre që u binte të fikët, ata që humbnin vetëdijen, hodheshin në detë. Ishte një prej atyr gjendjeve tragjike në të cilat njerëzit dëshmojnë veten se cilët janë në të vërtetë. Një burrë më dha një kafe me sheqer e cila më ndihmoi të rezistoja deri në Bari: Zoti e bekoftë! Jam e lumtur, nga ana tjetër, i dhashë një gllënjkë qumështi nga shishja që kisha përgatitur për Florin, një vajze të vogël e cila qante thekshëm në krahët e nënës së saj. Për pjesën tjetër, unë thjesht e dija se duhej t’i jepja forcë vetes dhe besim. Ia përsërisja vetes se gjithçka do të shkonte mirë dhe se herët a vonë do t’ia mbrrinim qëllimin. Jo, nuk doja të vdisja në det. Doja te jetoja.
⁠.
Pse nuk më more edhe mua me vete?
Ti jetoje te gjyshërit e tu, pra te prindit e mi. Edhe nëse do të doja të merrja, nuk do të kisha kohë të vija të të merrja. Anija po largohej, dhe ishte anija e fundit. I thashë vetes, se një ditë do të kthehesha për të të marrë. Nuk kishte asnjë çast që nuk mendoja për ty. Kam qarë për muaj me rradhë, çdo ditë, për këtë gjë. Çdo ditë e pyesja veten nëse kishe të haje, nëse ishe mirë. Nuk mundem të flas më gjatë për këtë.
⁠.
A do ta bënit sërish një zgjedhje të tillë?
Nuk e di. Sot gjithçka ka ndryshuar, e nuk mund të gjykoj sot me atë se çfarë ndodhi ditën e 8 gushtit 1991. Edhe unë kam ndryshuar. E dija që ne ishim të përdhunuar në shpirt, në dinjitetin tonë, në identitetin tonë. Eshtë e vërtetë që ne s’kishim udhëtuar kurrë dhe se dinim si jetohej jashtë Shqipërie, por në shpirtrat tanë të gjithë e dinim se diçka duhej të ishte më e mirë jashtë. Diktatura të vret shpirtin: këtë e e kishim përjetuar të gjithë në lëkurën tonë.
Ju thatë se shumë njerëz u hodhën në bord gjatë udhëtimit.
E kujtoj shumë mirë atë ditë, kur teze Dana, duke u kthyer nga gjimnazi, e kishte të vështirë të merrte frymë. Ajo u takua me gjyshërit te në dera e shtëpisë. Ata u ulën te shkallët. Tezja e hidhëruar e me lot ndër sy u tha të bëheshin të fortë. Pastaj u dha lajmin e tmerrshëm se ti, Emarilda dhe Flori kishit vdekur në det… Mbaj mend që gjyshërit heshtën, nuk thanë asnjë fjalë. Ndërsa unë u largova duke vrapuar e dëshpëruar. Pastaj, javë më vonë, halla Dana na tregoi se kishte arritur të lidhej me ju. Po ajo nuk e besonte. Ndaj ju kishte pyetur njëqind herë: “Ela, je vërtet ti?”. Ishte e vërtetë, i kishe thënë se një grua me dy fëmijë kishte vdekur në det, por nuk kishit qenë ju!
 
Mami, nga çfarë kishit frikë në atë anije të tmerrit?
Nuk kisha frikë. Në zemrën time e ndjeja se do t’ia dilja në krye. Kisha besim. Si thonë? Besimi është siguria e gjërave për të cilat shpresohet, demonstrim i gjërave që nuk shihen…
.
Botuar në gazetën Avvenire, 7 gusht 2021 U përshtat ne shqip nga Jozef Radi
https://www.avvenire.it/attualita/pagine/albania-anniversario-grande-fuga-lamerica-nave-flora
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.