Pak rreshta për Kaderenë – nga Astrit Cani

Shkrimtari Ismail Kadare (1936)

Shkrimtari Ismail Kadare (1936)

Pak rreshta për Kaderenë 

nga Astrit Cani

Problemi me Kadarenë asht mediokriteti i tij, nuk asht filistinizmi i tij politik. Asht vshtirë me gjetë nji shkrimtar me vepër kaq voluminoze, ku nuk mundesh me citue nji fjali. Në ktë gja dallojmë vetëtredhjen e shkrimtarve të realizmit socialist. Të tjerat janë muhabete kot. Jo marketingu, jo reklama pozitive që na ka ba n’perendim, kto janë ekzotizma. Po t’ishte për politikën e jashtme franceze, sot ishim a s’ishim si komb. Kadareja mbetet investim komunist. Partia e botonte me 100 mijë kopje kur populli punonte 3 turne për nji copë bukë. Partia angazhoi përkthyesin e persekutuem Jusuf Vrioni që ta ekstradonte Kadarenë n’frangisht. Vrioni ia rregulloi edhe stilin n’frangisht. Tash që e përkthejnë të tjerët, librat e tij nuk e kalojnë stokun. Ka pasë vlerë gjeneracionale për ata që e kanë shijue n’rini. Po për ne që u rritëm në liri dhe lexuem Kafkën në paradoleshencë, vepra e tij nuk ka konotacion.

Marre nga faqja e fb e Astrit Canit, 28 janar 2022

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook