Djalli i lshuem mbrenda nesh! – Parabol e huazueme

Djalli i lshuem mbrenda nesh!

Parabol e huazueme

Një gomar ishte lidhun në një pemë. 
Shkon djalli dhe e zgjidhi. Gomari vrapoi në ara dhe filloi me shkatërrue të mbjellunat. Grueja e fermerit e shef gomarin dhe e qëlloi për vdekje. Pronari i gomarit u mërzit fort, kështu edhe ai e qëlloi gruen e fermerit. Kur u kthye fermeri dhe e pa gruen e tij të vdekun, shkoi dhe qëlloi pronarin e gomarit. Gruaja e pronarit të gomarit u kërkoi djemve të saj të shkojshin dhe t’ia digjshin shpinë e fermerit. Djemtë shkuen në mbramje vonë dhe zbatuen urdhnin e nanës së tyne, tue mendue me gëzim se edhe fermeri do të ishte djegë sëbashku me shpinë. 
Fatkeqësisht për ta, nuk kishte ndodhë ashtu. Kështuqë, fermeri u kthye dhe vrau gruen dhe dy djemtë e pronarit të gomarit. 
I penduem, fermeri e pyet Djallin se pse duhej të ndodhte e gjithë kjo? 
Dhe djalli i tha: “Nuk bana asgja. Unë veç e lëshova gomarin, tanë ju të tjerët e tepruet dhe e liruet djallin që kishit mbrenda jush!”
Kështu që herë tjetër, përpara se të përgjigjeni, të ankoheni dhe të qortoni, ndaluni dhe mendoni. Bani kujdes. Shumë herë ajo çka ban Djalli asht se aj thjesht e liron gomarin brenda nesh.

Nji histori e jona - e pahuazueme

Nji histori e jona – e pahuazueme

 
E huazueme! E përshtati: T.Bushati

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook