back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Një “Zonjë e zezë…” që nxiu jetët e shumë prej nesh Dine Dine

Gazeta

Dine Dine - Lushnje 2008
Dine Dine – Lushnje 2008

Një “Zonjë e zezë…” që nxiu jetët e shumë prej nesh…

Dine Dine

Kur pashë librin “Zonja e zezë – Nexhmie Hoxha” menjëherë u godita nga titulli. Në dukje i thjeshtë, por në thelb mishëron një nga personazhet më të errët dhe më negativë të gjysmës së dytë së shekullit të shkuar… edhe titulli i këtij libri ma freskoi kujtesën me një thënie e Shopenhauerit: “Titulli për librin, është si adresa për letrën…”
Megjithatë, të them të drejtën, përsëri më mundonte mendimi se si ishte e munduar që  autori Balliu, i cili s’e kish provuar kalvarin persekutimeve të kishte gjetur guximin të shkruante për ato të vërteta të tmerrshme historike, të cilat besoja se autorët e krimeve do t’i merrnim me vete një ditë… për mos ta parë kurrë dritën e së vërtetës!
…dhe përsëri mendoja: “Kushedi… mbase në nje mënyrë të sofistikuar, kërkon të na hedhë hi syve duke i bërë apollogjinë e krimit?! Pse jo!
Paradokset tek ne janë gjëra të zakonëshme!!
Në kët tranzicion të stërgjatur e të mbrapshtë ku të majtet akoma kacavirren me mish e me shpirt, dhe kërkojnë të bëjnë ligjin, gjithçka mund të ndodhë dhe s’duhet të habitemi. Ka akoma edhe sot e kësaj dite segmente të veçanta që me çdo mjet kërkojnë ta kthejnë historinë prapa, ta shkërmoqin edhe kët demokraci të brishtë, ashtu siç bënë në 97-ën, ku plus të tjerave, u humbën edhe aq e aq jetë njerëzish të pafajshëm.
E ndërsa lexoja e librin “Zonja e Zezë…” që në rreshtat e parë m’u davarit çdo dyshim. E them pa frikë se brënda kornizës së dokumentaconit që ka mundur të gjurmojë, autori na ka dhënë një portret mjaft real të asaj që është një nga figurat më enigmatike, që mund të përshkruaj edhe fantazia e një gjeniu. Askujt s’mund t’i shkonte ndërmend se ajo vajza e heshtur, që  mundi të ndjekë Institutin “Nana Mbretneshë” që dukej e ndrojtur dhe e turpshme, e mënjanuar, e që mësonte me zell… dhe që s’binte në sy për asgjë të vecantë, pak e nga pak, si të thuash… hap pas hapi si një hije do të fillonte të ngjitesh, ashtu si pa u ndjerë, por  me hap të sigurt, derisa një ditë do t’iu bënte hije shumë të tjerëve. As me shoqet e saj, të cilat ishin më të hijshme, e shkëlqenin si për nga bukuria e sjellja, edhe nga inteligjenca nuk rivalizoi dot. Shoqet e saj ftohen edhe nëpër ballo  mondane që organizon Naltmadhnia e tij, por vajza Nexhmije, nuk jepet aspak dhe as bëhet xheloze kur sheh se djemtë më të preferuar sillen si satelitë… për të tërhequr sadopak vëmendjen e saj. Perëndia, vërtet s’i ka dhënë as oratori… që t’i kompensonte sadopak mungesat e tjera. Është aq e aftë që t’i fshehur ndjenjat e veta sa asnjë nga shoqet mos të kuptojë kurrë se ç’luhej në shpirtin e saj.

Libri "Zonja e Zeze - Nexhmije Hoxha"
Libri “Zonja e Zeze – Nexhmije Hoxha”

Edhe kur u njoh me Enver Hoxhën… dhe u fut në politikë, tërë jetën luajti në prapaskenë… Që kishte komplekse për mungesa nga me të ndryshmet, s’ka as më të voglin dyshim. Askush s’e mori vesh kurrë se ç’luhej thellë në skutat më të errëta të pavetdijes saj. Të gjitha ato krime, nga më monstruozet që kreu së bashku me të shoqin, i bënë pa u shfaqur dhe me gjakftohtësinë më të madhe. S’ndihmoi as edhe një shoqe… në asnjë rast nevoje. Autori sjell mjaft raste të ndryshmet për shoqet e shokët që u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë… që u burgosën dhe u internuan për tërë jetën dhe te ajo kurrë s’u pa asnjë shenjë dhimbje a brejtje ndërgjegje…!
E heshtur… dhe njikohësisht dinake; e ftohtë si akull dhe e pashpirt; e pështjellë në komplekse nga më të ndryshmet; hakmarrëse e pa skrupullt dhe kriminele e jetës së një populli.
Intrigat e saj janë të padukëshme, ashtu si edhe veprimet. Autori Balliu na ka prezantuar një mori personazhesh, pozitive e negative… për të na dhënë një pasqyrë sa më të qartë të atij realiteti të tmerrshëm që për më shumë se 40 vjet… u dominua nga një sistem që mbolli aq tragjedi sa ç’kishte edhe njerëz…
Duke marrë shkas nga ky personazh sa i tmershëm aq edhe misterioz… autori u ka dhënë dritë dhjetra e dhjetra personazheve të tjerë, qoftë ato që ranë viktima apo u zhdukën misteriozisht nga autori më një objektivitet që të lë mbresa të pashlyeshme, qoftë ata që i dhanë tonin politikës totalitariste për vite me rradhë, por që edhe ata njeri pas tjetrit ranë viktima e intrigave të çiftit Hoxha dhe u zhdukëm si mos të kishin qenë kurrë në kët jetë…
Për këtë libër mund të bëhen komente pafund. Edhe pse autori me siguri ka pasur, telefonata anonime, shantazhe dhe kërcënime, ai vazhdon të punojë dhe të shkruaj me një guxim të veçantë… në mënyrë të paanëshme… për ato të vërteta, për të cilat ky popull ka aq shumë nevojë, dhe që shembullin e këtij libri për t’u admiruar.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.