
Një vdekje politikani dhe një e vërtetë e trishtuese
nga Myslym Murrizi
Vdekja e Fatos Nanos nxjerr në pah një të vërtetë të madhe!
Jetojmë kohë hipokritësh të pështirë, përplot frymorë që mezi presin të vdesësh që të shkruajnë dy fjale të “mira” me mendimin se të gjithë mund të harrojnë çfarë kanë thënë për të ndjerin sa ishte gjallë!!
Si njerëz, të gjithë jemi të përkohshëm në këtë botë dhe kur ikim nuk ka më asnjë vlerë se çfarë thonë apo çfarë shkruajnë ata që të kanë sharë e urryer sa ishe gjallë!
Ngushëllime fëmijeve dhe familjes!
Se në politikë dhe në ato nivele që ka qenë i ndjeri Fatos Nano, nuk ka pasur kurrë as miq e as shokë, veçse servilë dhe interesaxhinj pushteti!
Fatos Nano, në 35 vite ishte i vetmi politikan që u rikthye fuqishëm në majën e politikës pas burgut falë shërbimeve të huaja që organizuan revolucionin e armatosur komunisto-ordiner të vitit 1997, me premtimin se do kthente 100 % lekët e firmave piramidale!
Fatos Nano, iku nga politika para 20 vitesh, në vitin 2005, pasi humbi zgjedhjet në moshën 53 vjeçare si asnjë tjetër në këto 35 vite dhe prej 20 vitesh ka jetuar jetën e tij private, siç ka dashur jashtë kamerave dhe protagonizmit.
Ajo që më bën përshtypje është modeli i histerisë kolektive virtuale për të shkruar, kur largohet nga jeta një person publik i kujdo fushe qoftë.
Më poshtë po ripublikoj postimin tim të bërë kohë me parë kur u nda nga jeta i ndjeri Ismail Kadare.
Me habit shumë kjo hipokrizia e statusve në FB për çdo person publik që largohet nga kjo jetë! Deri te ngushëllimi i Familjes, të afërmëve apo miqve është njerëzore dhe sevap, nëse ke mundësi t’i hedhësh një dorë dhè kujdo të ndjeri që e ke njohur sa ishte gjallë.
Por kur shoh “romane” me fjalë prekëse e mburrje aq të shumta sa do habitej edhe vetë i ndjeri nga njerëz që nuk kanë asnjë njohje, asnjë lidhje apo asnjë lloj kontakti me çdo të ndjerë që ikën nga kjo botë, vetëm për të treguar se është në pjacë, më vjen sinqerisht pështirë!!
Në këtë botë të gjithë jemi kalimtarë dhe emri rron më shumë se kufoma qoftë për mirë e qoftë për keq.
Secili nga ne e ka në fatin e tij të lerë emër të mirë ose jo, në kët jetë kalimtare, dhe askush tjetër me çfardo lloj postimi real apo hipokrit nuk mund t’ia zmadhoj ëapo zvogëlojë emrin askujt të ndjeri që ikën nga kjo botë!
Kush mendon se “zmadhon” emrin e tij me postime servile, hipokrite apo elozhe e sharje ose fyrje ndaj kujdo që largohet nga kjo botë, e ka të kotë, sepse emrin e mirë apo të keq në këtë botë kalimtare cilido nga ne e krijon gjatë jetës së tij me sjelljen, shpirtin dhe zemrën me të cilën prezantohet gjatë jetës në këtë shoqëri ku jetojmë!
Modeli që të shajmë, të urrejmë, të xhelozojmë e të kemi inat sa je gjallë, e pastaj nuk lëmë gjë pa shkruar me mburrje, elozhe e lavdërime kur vdes, nuk besoj kurrë se është model i njerëzve me karakter e dinjitet, por një hipokrizi e pështirë… Respekte për cilindo që i mirëkupton këto fjalë të mia dhe shumë faleminderit për këdo që nuk është!!
31 tetor 2025