back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 23 Maj, 2024

Një Poezi e groposur e Vilson Blloshmit (1948-1977)

Gazeta

Nji poezi e groposur e Vilson Blloshmit
Nji poezi e groposur e Vilson Blloshmit

Një Poezi e groposur e Vilson Blloshmit (1948-1977)

Poet i pushkatuar – Nder i Kombit

Thonë se ndonjëherë poetët janë orakuj të vetes. Parashikues të zymtë të së pritshmes së tyre.
Kjo poezi profetike, si një vegim infernal, parasheh fundin e tij para gjashtë vjetësh.
Në foton e mëposhtë, është kapaku i një reviste Nëntori (organ i Lidhjes së Shkrimtarëve) mbulesa e pasme e kësaj reviste, ku është shkruar poezia.
Ajo nuk gjendet mes vjershave që autori i kopjoi me një kaligrafi prej artisti.
Kjo revistë u varros në kopshtin e Blloshmëve kur e pushkatuan autorin, dhe u “zhvarros” vetëm mbas vitit 1991.
nga Sadik Bejko, 22 mars 2015
.
Poeti Vilson Blloshmi (1948-1977)
Poeti Vilson Blloshmi (1948-1977)

***

Dhe shpirti i të vdekurve në dorë me një pish(tar…)
Vrapon, del i dalldisur nga humbja e ndien v(dekje)…
Hapësirës në çdo vend.
 
Përzien krahë, flatra shpirtin tim takon(…)
Mbi detin e qetësisë, mbi dallgë kalon
Takojnë një pikë nga lotët që m’rrodhën
Dhe dhëmbja ndrin argjend.
 
30 qershor 1971
Ora katër e mëngjesit
.
“Quand je me souvient en sommeil
le minuet pour piano
orchestre de Bu…
Que j’écoute un jour ailleurs”
 
(Kur t’më kujtohet në gjumë…
minueti i një pianoje
dhe orkestra e Bu…
që dëgjoj një ditë gjetiu…)
.
Në kopertinën në fjalë janë edhe tre-kater vargje në frëngjisht, gjuhë në të cilën Vilson Blloshmi ushtrohej vazhdimisht me vargjet e veta. Sigurisht teksti s’ka dalë i plotë, mbasi ka fjalë ende të padeshifrueshme, por gjithsesi, duke menduar se janë “vargje që s’i treti as toka”, le të jenë një dëshmi shtesë, e vlerave poetike të Vilson Blloshmit…
Falenderoj Ermira Xhomaqin, që mundësoi trajtimin e këtyre vargjeve dhe sjelljen e tyre në frëngjisht e shqip…
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.