back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nga jeta e Gjeniut – Honore de Balzak, shkrimtari i periferisë – nga Albert Vataj

Gazeta

Honore de Balzac (1799-1850)
Honore de Balzac (1799-1850)

Nga jeta e Gjeniut – Honore de Balzak, shkrimtari i periferisë

nga Albert Vataj

Jeta e këtij “Napoleoni” që zotëroi historinë e Francës dhe letërsisë botërore me penë, nuk ka një të ngjshme, për nga larmishmëria dhe rrugëtimi trazimtar i tij. Episodet drejt majës ku qëndron ende, janë të shumtë dhe shpesh tragjikomik. Ndoshta kësisoj do të farkëtohej më mirë ai shpirt krijues, ai që lindi kryevepra, për të mos hezituar të ishte i përfshirë në sa e sa ngulme sprove ku u rrëzua për të mbajtur në këmbë viganin e një shekulli.
Kur Balzaku ishte i ri çoi te botuesi një dorëshkrim. Ishte një roman i titulluar: “Zana e fundit”. Botuesi e lexoi veprën dhe mbeti shumë i kënaqur. Vendosi t’i ofrojë 3000 franga për të drejtëri e autorit. Pastaj kërkoi adresën e Balzakut dhe kur mori vesh që ai jetonte në një lagje të varfër të periferisë, mendoi se 2000 franga do të ishin më se të mjaftueshme. Kur arriti përpara shtëpisë së tij pa se shkrimtari jetonte në papafingo.
-Atëherë, – tha botuesi, – njëmijë franga do të jenë të pranueshme me kënaqësi prej tij.
Dhe kur hyri në shtëpizën e varfër ku banonte Balzaku, i tha:
-Zoti Balzak, ja ku i kini 300 franga për romanin tuaj. Dhe Balzaku i pranoi ato.
Kësisoi ishin shtigjet kah Balzaku ambicioz do të gjente rrugën për t’u ngjitur në apogje, aty ku gjenialiteti i tij shkëlqeu, duke mëtuar aktin krijues me besimin e lartësuar hyjni. Kishte lindur për gjëra të mëdha që nisën çapitjen e hapave të fillimtë nga periferia. Kurrë nuk mund nga dështimet, përkundrazi ata e mësuan se si mund të ngjitej aq lart.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.