back to top
25.5 C
Tirana
E diel, 14 Prill, 2024

Në vend të një kurore dafinash… Kujtojmë me nderim Et’hem Haxhiademin – (8 mars 1902 – 17 mars 1965)

Gazeta

Vepra e Haxhiademit - në libraritë e kryeqytetit
Vepra e Haxhiademit – në libraritë e kryeqytetit

Në vend të një kurore dafinash…

Kujtojmë me nderim Et’hem Haxhiademin –

(8 mars 1902 – 17 mars 1965)

Branko Merxhani, 1936: “Vepra e Haxhiadem-it, që zë një vend të posaçëm nëpër botime letrare të vitit të kaluar, është prova e parë guximtare për të krijuar një Typologi të shpirtit rreth Epokës karakteristike të Skënderbeut…”
***
Gjergj Kuka, 1936: “Shkrimtarë të temperamentit të Haxhiademit s’kanë nevojë për lavdata mbassi e kanë fitue me mundime të vazhdueshme vendin e tyne në literaturën Shqiptare…”
***
Aleksandër Xhuvani, 1936: “Z. Etëhem Haxhiademit, admiratorit të klasicizmit, i pëlqen me hartue jo drama, por tragjedija… Auktori asht i pari ndër ne që ban tragjedija me vlerë e me teknikë. Ai ja ka marrë dorën mirë hartimit të tragedijavet klasike, asht ba, arak në ket punë dhe ja qëllon mirë punës mbas mendjes s’eme…”
***
Vangjel Koça, 1940: Haxhiademi mund të quhet me të drejtë krijonjësi i tragjedisë klasike shqiptare…”
***
Muhamet Bala, 1942: “Haxhiademi punon tragjedina me shembëlltyrë të klasikve grekë e na ep edhe ndonji vepër dramatike historike shqiptare…”
***
Elvira Tarro, 1942: “Me maestrin e tij Haxhiademi mund të shkakëtojë luftën e brendëshme të ndjenjave t’ona dhe si përfundim na dhuron ndjenjën e lartë ë compassioni-t…”
***
Jup Kastrati, 1944: “Por mbas vitit 1930 vêhen gurët e parë të themelit të ‘Dramaturgjìs Shqiptare’: Etëhem Haxhiademi shkruen – në nji kohë jo ma të gjatë se dhetë vjetësh, plot shtatë tragjedina; ndër të cilat tri me frymë mitologjike (“Ulisi”, “Akili”, “Diomedi”) e katër me përbajtje historike (“Aleksandri”, “Pirrua”, “Skënderbeu”, “Abeli”).”
***
Ernest Koliqi, 1968: “Haxhiademi dallohet për pastrí gjuhe e përsosmëni metrike në hartim të vargjevet. Me ndiesi bujare pajisen vehtjet e krijueme prej tij. Ideale të nalta njerzore paraqiten në vepra të tija si pikë arritjeje të jetës…”
***
Robert Elsie, 2000: “Nëse Shqipëria komuniste e dënoi Haxhiademin, Shqipëria demokratike, duket se nuk ia hedh sytë. Për 70 vite me radhë, tekstet e tija u “zhdukën”, u strukën, humbën, nuk u lexuan, nuk u shkrua për to, nuk u përmendën… në Shqipëri, ende sot, duket sikur ka “një urdhër-ndalese a harrese” që i sillet si aureolë e zezë emrit të tij…”
***
Robert Elsie, 2000: “Formimi i thellë evropian perëndimor i  Haxhiademit, gjeti shprehje më të plotë në tragjeditë klasike sipas modeleve greke e latine”.
.
Marrë nga Botimet Poeteka, 8 mars 2021, dhe plotësuar me ndonjë shënim
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.