back to top
23.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dedikojnë një flamur shqiptar, shqiptaro-amerikanit, heroit antikomunist, Nik Mërrnaçaj! – nga Artan Lleshi Gjomarkaj

Gazeta

5 maj 2024 - Dita e Lirise - në West Chester (NY)
5 maj 2024 – Dita e Lirise – në West Chester (NY)
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
i dedikojnë një flamur shqiptar
shqiptaro-amerikanit, heroit antikomunist, Nik Mërrnaçaj!
nga Artan Lleshi Gjomarkaj

Ky flamur i bukur shqiptar, vendoset çdo vjetë nga Bashkia New York në qytetin e Westchesterit (NY), në nderim të veprës së çmuar të patriotit e antikomunistit të shquar shqiptar Nik Merrnaçaj. Një gjest i rrallë dhe akt i çmuar për Shqipërinë e sidomos për shtresën e ish të përndjekurve politikë shqiptarë, rasti kur Pushteti Vendor i Bashkisë më të lakmuar në botë, nderon njeriun tonë patriot e fisnik me Flamurin tonë të mrekullueshëm, çdo vit në të njëjtën datë.

Nick Merrnaçaj - Martir i Demokracisë (1959-1990)
Nick Merrnaçaj – Martir i Demokracisë (1959-1990)

Nik Merrnaçaj është nderuar edhe në Shqipëri, duke i dhënë titulli “Martir i Demokracisë” dhe emrin e tij ka shkolla e Tamarës, shkollë e cila nuk di nëse e përkujton heroin, emrin e të cilit mban, dhe nuk di sa nxënës i kanë mbetur, pa migruar ashtu si familja Merrnaçaj, e cila u arratis prej regjimit totalitar.
Vërej se shoqe-shoqatat tona turren mbas lavdive amerikane, lajnë e lyejnë bunkerë e regjimit komunist me para të taksapaguesve amerikanë, anglezë e hungarezë, ngrehin rrasa për të zënë ndonjë individ si puna ime ose ndonjë tjetër dëshmitar të kauzës e për t’i mbajtur për leqesh ,sepse vetëm duke patur tek-tuk ndonjë emër-ngjarje mbijetojnë, por nuk i venë në grykë rasteve kur Shteti më demokratik dhe më i lavdëruar në Botë nderon me flamurin tonë heroin e kohëve tona.
Gjej rast të falenderoj familjen Merrnaçaj për qëndrimin dinjitoz si në Shqipëri ashtu edhe në USA, e po ashtu miqtë e mi: Ervin Dine (nënkryetar i Vatrës), Jozef Radi, Beqir Sina, Agustin Mirakaj, Çezar Ndreu, etj për mbajtjen gjallë të frymës së drejtë e të vërtetë shqiptare sotpërsot në komunitetin Shqiptar në Amerikë.
Vraponi t’u dërgoni ftesa me që mësuat një shkëndijë historie, ju shoqata shqiptare, që morët në qafë kauzën e drejtë të të përndjekurve politikë.
Lavdi Nik Mërrnaçajt

nga Artan Lleshi Gjomarkaj, – Mirditë

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.