back to top
19.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024

Në kërkim të një fryme pozitive… nga Edison Tefik Çelo

Gazeta

Edison Tefik Celo
Edison Tefik Celo
 
Ajo që tha Basha në takimin e 27 marsit duhet përshëndetur…
Por nuk duhet harruar se Basha është pjesë e qullit
që e u ka djegur mjaft ish të përndjekurve…
dhe ai mosbesim i krijuar edhe për shkak të tij…
është aqq i thellë dhe rëndon aq shumë
mbi atë shtresë të madhe të shoqërisë
që i ka dhënë frymën partisë së tij,
e që sot ndjehet totalisht e braktisur,
e shkelur, e fyer, e përdhosur
pikërisht për vlerat që përfaqëson,
dhe që për fat të keq vazhdon duke i fryrë kosit!!!
Jozef Radi
 

Në kërkim të një fryme pozitive…

nga Edison Tefik Çelo

Vëmendja e Lulzim Bashës
ndaj ish të përndjekurve politikë
duhet parë me objektivitet e jo me subjektivizëm.
 
Basha i ka mbështetur dhe po i mbështet ish të përndjekurit. Eshtë një moment i artë për këtë shtresë.
Basha ka krijuar një frymë pozitive për të përndjekurit këto tre vite dhe padyshim ka marrë edhe ndonjë kosto në ekuilibrat brenda PD, pasi kudo ka konkurencë. Të mos harrojmë, që edhe bashkëvuajtësit tanë nuk kanë bërë kaq për ne, kur kishin pushtet për të ruajtur ekuilibrat. Ndaj duhet vlerësuar!
Vota e të ish të përndjekurve është e konsiderueshme, por kjo shtresë e ka votuar PD edhe kur PD nuk tregonte vëmendje ndaj të përndjekurve, mjaft të rrëzohen bijtë e komunistëve, pa të bëhet ç’të bëhet.
Këtë e dimë edhe ne, e di edhe çdokush në PD. E di mirë edhe PS pas dështimit të eksperimenteve për të vjedhur elektoratin e të përndjekurve!
Kjo është edhe arsyeja, që PD na ka parë e do na shohë përjetë si elektoratin e saj! Vëmendja e Bashës ndaj ish të përndjekurve duhet parë me objektivitet e jo më subjektivizëm!
Ajo lexohet më tepër si dëshirë e tij, për të çuar në vend mungesën e vëmendjes së PD, ndaj besnikërisë së të përndjekurve në këto 27 vite, borxhe, që nuk i përkasin atij në fund të fundit. Ai ka në mendje një mozaik gjithpërfshirës në PD, pasi PD ka qenë e do të jetë parti gjithpërfshirëse.
Ndryshe nga PS, ku hierarkia dhe sistemi i karrierës, është në bazë të krimeve të prindërve të tyre komunistë ndaj të ish të përndjekurve!

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.