Nga e mësuan serbët dhe sllavobullgarët përvetësimin e historisë? – nga Altin Kocaqi

Louis Benloew - Analyse de la Langue Albanaise etude de Grammaire Comparee

Louis Benloew – Analyse de la Langue Albanaise etude de Grammaire Comparee

Nga e mësuan serbët dhe sllavobullgarët përvetësimin e historisë?

nga Altin Kocaqi

Altin Kocaqi

Altin Kocaqi

Vepra e Louis Benloew është përkthtyer e botuar tanimë në gjuhën shqipe. Kjo vepër ka rëndësi të madhe shkencore si për teorinë që mbron Louis Benloew. Autori u referohet albanologëve perëndimorë të viteve 1800-1900, për të dalë tek teoria e vet. Eshtë më se e njohur se akademizmi i Tiranës ka antipati të madhe për prejardhjen tonë si autoktonë në këto troje, sepse deri më dije i burgoste, i interrnonte e i kërcenonte gjuhëtaret që merreshin me prejardhjen tonë pellazgjike e sidomos me gjuhësinë perëndimore të cilën e ironizonin rëndom si “gjuhësi borgjeze” .
‘Etrit’ dalëngadalë po largohen atje ku do shkojmë të gjithë por vendin e tyre po e zënë ‘bijët’ të cilët ende edhe sot nuk punojnë të sjellin albanologjinë perëndimore (Bopp, Stier, Pott, etj) në gjuhën shqipe, pasi në këtë mënyrë do vdesë lavdia e etërve të tyre.
Louis Benloew mbështet tezën se shqiptarët e ditëve të sotme janë pasardhësit e popullsive, të cilat përpara mbërritjes së grekëve, zinin viset që shtrihen nga deti Adriatik deri në Halis.

Louis Benloew - vepra te tij...

Louis Benloew – vepra te tij…

Henry Weil, Louis Benloew, Franz Bopp

Henry Weil, Louis Benloew, Franz Bopp

Në vazhdim me anë të Louis Benloew po u kujtoj edhe njëherë se nga e ka marrë Serbia modën e përvetësimit të Konstandinit te Madh ose Sllavobullgarët përvetësimin e Aleksandrit të Madh:
“Kam besuar prej shumë vitesh se në një numër emrash gjeografikë dhe historikë apo parahistorikë të Greqisë së lashtë, kam hasur tregues të një popullsie zanafillore më të hershme se Helenët. Një ditë, ndërsa shihja fjalorin e shqipes të Xylanderit hamendësimet e mia, sipas mendimit tim, arritën një farë shkalle gjase, për të mos thënë edhe më shumë. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave të përveçëm, të cilët nëpërmjet rrugësh të tjera ishin të pashpjegueshëm, të tillë si Male, Pilos, Andani, Olimpi”.
“Sot ka dalë sheshit se në një epokë që nuk mbahet mend, Greqia nuk ka qenë e banuar nga grekët; kur këta të fundit depërtuan në vendin, të cilin ata duhej ta paraqisnin me emrin e tyre, ky vend nuk ka qenë shkretinë. Në tokën e Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi më të hershëm në kohë sesa qytetërimi i grekëve.
Stralli, veglat dhe sëpatat e një formë krejt zanafillore, të cilat gjenden aty me shumicë e provojnë këtë, ndërkohë që Grekët nuk kanë pasur asnjë kujtim të zanafillës së tyre dhe se në periudhën më të bukur të historisë së tyre ata nuk ngurruan që ta shpallin veten autokton”
Nga grekët duket se e mësuan përvetësimin e historisë së vendasve edhe serbët e sllavobullgarët

Louis Benloew - Lingue Albanaise 1879

Louis Benloew – Lingue Albanaise 1879

Marrë nga http://gazetainfopress.com/historia_arkeologji/6561 29 mars 2016

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook