back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Naltsim Charles Baudelaire

Gazeta

Charles Baudelaire
Charles Baudelaire

Naltsim

Charles Baudelaire

Nalt përmbi gjith’ brrakat, mbi krejt luginat
mbi majmalet, pyjet, mbi retë, mbi detet,
përtej diellit dhe hapsinave qiellore,
përtej pafundsive dhe rruzujve yjorë,
ti, o shpirti im lëviz krejt gjallni,
si nji notar i shkathët i shtyn dallgët,
çan gjithë hare, thellësi horizontesh
me nji dëshirë burrnore t’parrëfyeshme…

Fluturo, fluturo larg prej grahmash të ndyta
dhe shko dlirsohu atje naltësive t’pastra
pije si nji lang të kthjellët e hyjnor
zjarrmin e ndezun që mbush kupat e kristalta,
I lumtun kjoftë kushdo që len mbas shpine
mërzitë dhe vuejtjet e shumta që randojnë
me peshën e tyne ndër ekzistencat e trishta;

I lumtun aj, që me rrahje t’fuqishme flatrash
lshohet drejt fushave të ndritshme e t’paqme,
I lumtun aj që ndër mendime si laureshat
drejt qiejve mëngjesorë derdhet fluturim
pezull mbi jetën, e pa ma t’voglën vështirsi
kupton gjuhën e luleve dhe gjanave t’heshtuna…

.
Përktheu Jozef Radi…

Botue në antologjinë “Veç mundem me të dashtë, njashtu siç je” Sh. B. “Jozef” 2019

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.