Lugët e çorbës së djeshme dhe së sotme… rrëfim nga Adriatik Riza Dosti

0
16
Gazetari Adriatik R. Dosti
Gazetari Adriatik R. Dosti
Gazetari Adriatik R. Dosti
Gazetari Adriatik R. Dosti

Lugët e çorbës së djeshme dhe së sotme…*

rrëfim nga Adriatik Riza Dosti

 Dëgjova Dritan Hilën… të birin e një ish funksionari të lartë të Diktaturës… burrin e Rudina Xhungës që ka në patronazh mediatik Nexhmije Hoxhën dhe familjen e saj… ish zv. e Mbrojtjes së Shqipërisë në kohën e qeverive social-komuniste dhe sot drejtues i një emisioni TV që rri e rri dhe vazhdon e vjell helm kundër Shqipërisë e shqiptarëve në forma nga më të ndyrat e më të neveritshmet!
Hila… ky armik i betuar i demokracisë dhe pjellë besnike e sistemit të urryer që lamë pasm apo më saktë po mundohemi të lemë pas me shumëdhimbje e sakrifica… na doli i pari hapur në mbrojtje të ish spiunit të Sigurimit të Shtetit… dhe anëtarit të KLP… Bujar Sheshi pas denoncimit të faktuar publik që i bëri atij PD… “Gjepura, budallalliqe, gënjeshtra, mashtrime, shpifje e trillime… dhe lufte politike…” kështu e quajti denoncimin e PD, Dritani i Rudinës teksa shtoi me pompozitet se në dijeninë time në atë kohë askush nuk të rekrutonte si bashkëpunëtor të Sigurimit në moshën 16 vjeçare, të paktën unë kështu e di dhe jam i sigurt për këtë shtoi ish zv. Ministri i djeshëm e moderatori i sotëm televiziv… duke qëndruar fort në krahun mbrojtës të Sheshit…
.
Censurë komuniste...
Censurë komuniste…
Ok o Hilë… po të sjell unë vetëm një shembull personal të cilin po e bëj publik përmes këtij shkrimi tim të sotëm që ti e soji yt i poshtër ta merrni vesh njëherë e mirë se sa vemje të ndyra e neveritëse keni qenë, jeni e do të mbeteni derisa të jeni gjallë e të rroni kësisoj duke u dredhur e përdredhur nëpër këmbët tona duke na penguar më shumë se ferrat për të ecur të paktën normal në rrugën tonë të njerzillikut…
Në shtator të vitit 1974, unë Adriatik Riza Dosti… fillova shkollën e mesme të Kulturës që asokohe sapo u hap dhe ishte ngjitur me berberhanen e famshme të 21 Dhjetorit… dhe isha vetëm 15 vjeç!Drejtoreshë kishim një grua-burrë sa të ashpër aq edhe të sertë që kish qenë dikur partizane dhe derisa iku e doli në pension unë nuk e mbaj mend të ketë ardhut ndonjëherë në shkollë me fustan a fund, si gjithë gratë e tjera, përveçse me pantallona! E quanin Liri Kroi, ishte beqare e mesa di unë kurrë nuk u martua… si dhe ishte e motra e sekretarit personal të Enver Hoxhës… shokut Haxhi Kroi!
Një vit më pas… kur vajta në vitin e dytë të asaj shkolle dhe sapo kisha mbushur 16 vjeç, kjo drejtoreshë më thërret mua në zyrë, e së bashku me mua edhe nja 4-5 djem të tjerë si dhe nja 2 vajza… dhe na thotë se një shok i Partisë kërkon të bëjë një bisedë të hapur e miqësore me ne… dhe ai shoku quhej Luan Pobrati!
Pasi ”bëri bisedën miqësore” me ne, na mori veç e veç po në zyrën e drejtoreshës… dhe ashtu ”afër e afër e larg e larg” nisi punën e tij të vërtetë për të cilën kishte ardhur në shkollën tonë…
Mua personalisht më tha: “…Partia ka besim tek djem të mirë, çapkenë, të zgjuar kurajozë e të hedhur si puna jote… dhe se ju mund ta ndihmoni shumë partinë në punën e saj për demaskimin dhe kapjen e armiqve të saj… e më pas në dënimin e tyre etj etj…” broçkulla të tilla.
Ta persëris o Dritan, isha vetëm 16 vjeç dhe kurrë me parë nuk kisha dëgjuar të me fliste dikushi me ketë lloj gjuhe.
“Çfarë kërkon konkretisht nga unë? – i thashë i tronditur sa më s’ka, aty për aty Pobratit..
“Po ja… që ti duhet të bashkëpunosh me ne… me Partinë dmth… ashtu sikundër pranuan dhe bënë ata të tjerët para teje… Të na thuash e të na raportosh për gjithçka ndodh këtu në shkollën tuaj, çfarë thonë nxënësit e tjerë, çfarë flasin; a kanë pakënaqësira; a e shajnë partinë, apo udhëheqjen e saj… dhe sigurisht më shumë na intereson të dijmë ne dhe partia bashkë nëse mësuesit tuaj thonë ndonjë gjë kundër saj dhe janë të pakënaqur etj. etj., se helbete ju jeni shkollë arti e muzike dhe se partia sapo ka zbulur, demaskuar e po e dënon ashpër një grup të rrezikshëm armiqësor në art e kulturë…!”
Të kujtoj o Hila se ishte fjala për grupin armiqësor të art-kulturës së asaj periudhe me Fadil Paçramin e Todi Lubonjën e kompani si dhe u risjell në mendje ty dhe lexuesve të këtij shkrimi se në atë grupin e thirrur në zyrën e drejtoreshës Liri Kroi… prej Punonjësit të Partisë [lexo njerit prej funksionarëve të rinj të Sigurimit të Shtetit që më pas u bë përbindësh i tij]… Luan Pobrati… njëri nga nxënësit që siç u vërtetua më pas, kishte pranuar i pari që “t’i shërbente me zell të madh partisë” quhej as më shumë e as më pak po Preç Zogaj…
Unë veç tronditjes psikollogjike që pësova atë kohë… se helbete vetëm një copë kalamani 16 vjeç, që kurrë s’kisha dëgjuar dikë të më fliste për arrestime e dënime grupesh armiqësore, për armiq, për t’u bërë spiun, agjent a “bashkëpunëtor i partisë” siç i quante Pobrati… u trullosa fare dhe m’u mbyll goja si me kyç… E mbaj mend mirë si sot, se i kam thënë vetëm këto fjalë…
“Joooo… jooo… nuk mundem dot ta bëj këtë lloj pune që më kërkoni ju… nuk mund t’i spiunoj dot shokët e shoqet e mia të klasës e të shkollës me të cilët rri që nga mëngjesi deri në darkë, e me të cilët fle në një dhomë e ha buke në një mencë… Jo, nuk mundem dot të tregoj ty se çfarë thonë e çfarë flasin mësuesit e mi të dashur e shumë të respektuar: Myrteza Ulqinaku, Harrilla Mocka, Viktor File, Todi Dore, Kujtim Trasja, e më pas edhe Koço Mikerezi, Ilir Cule, Fitnete Tico, Vangjo Nova etj etj të cilët i doja vërtet fort dhe i respektoja shumë…
.
Sigurimi i Shtetit
Sigurimi i Shtetit
Si mund t’i spiunoja unë ata… E tmerrshme ta imagjinoja edhe sot e kësaj dite kur kanë kaluar kaq e kaq vite…
Pobrati më bëri goxha presion… dhe tek e pa që me mua e kishte të kotë dhe nuk mund të më fuste dot në të njëjtin “Bllok të tijin” të shënimeve që pat futur edhe Preçin… ashtu si “’urtë e butë e si me takt” më kërcënoi që “nëse dilte gjë nga goja ime për sa ai kish folur biseduar me mua… atëhere pasojat mbi mua do të ishin të paparashikura dhe mund të përfundoja edhe në burg e me pranga ndër duar si armik i partisë…!”
Po ta ripërsëris o Dritan Hila… isha vetëm 16 vjeç dhe ai… Luan Pobrati ç’nuk bëri të më rekrutonte në bashkëpunëtor të Sigurimit të tij e të partisë së tij… edhe pse isha ende vetëm një copë adoleshenti që për herë të parë dëgjonte fjalë të tilla tronditëse dalë nga goja e atij Pobratit tuaj!
Aty e ke edhe sot e kësaj dite Luan Pobratin… shko e pyete e tregoja e lexoja fjalë për fjalë gjithë këto sa kam thënë e shkruar unë sot publikisht në këtë rrëfim personal timin, kryesisht drejtuar ty o Dritan Hila… dhe në ke ende dy gram burrni hajde e ballofaqohu ti, ai Pobrati i sojit tënd e tuaj bashkë me mua po këtu e po kështu publikisht…!
Po ta mbyll me një ngjarje të ndodhur para 8 vitesh aty në Tiranë… kur më 2011 isha për herë të parë për vizitë aty në Shqipëri pas vitesh e vitesh emigracion të largët…
Aty diku tek ura që del në Bllok… tek Shallvaret… miku im i hershëm dhe kolegu im shumë i mirë e i kahershëm Gëzim Sinemati po nxitonte për të ardhur në një darkë që kisha shtruar unë për miqtë dhe kolegët e mi të afërt… dhe aty ndeshet e takon pikërisht këtë Luan Pobratin tuaj…
Për ku nxiton kështu o Sinemat e pyet ai… dhe Gëzimi i thotë se për ku… e përse….
“Ahhh dëgjo, – i thotë Pobrati, – për atë njeri, mikun e kolegun tënd kam respekt e konsideratë të veçantë… sepse nuk e harrova dot kurrë faktin që ai djalë, edhe pse një copë kalamani atëhere nuk pranoi dhe refuzoi të bashkëpunonte me ne duke rrezikuar jo pak në atë kohë… të tjerë plot kam rekrutuar e t’i them me emra po deshe, po Tik Dostin nuk munda dot kurrë e asnjëherë ta bëja për vete…!
Edhe këtë bisedë mund ta verifikosh fare lehtësisht o Dritan Hila, se po aty i ke ende në Tirane si Luan Pobratin tënd po ashtu edhe Gëzim Sinematin mikun dhe kolegun tim të mirë… Ok…!?
Ndaj boll me me Avokatinë tëndë të ndyrë mbrojtëse në favor të Spiunëve të djeshëm të Sigurimit të Shtetit…
E zeza është e shkruar mbi të bardhë për sejcilin prej nesh… dhe kush e ka gëlltitur atë të famshmen “lugë çorbe të prishur” do të vazhdojë ta vjellë tërë jetën e të vjellat nuk ia ndal dot as ti e as Pobrati… Ok… Ndaj mjaft!
.
*Titulli redaksional nga Radiandradi.com
.
Marrë nga muri i Adriatik R. Dosti, 29 janar 2018

 

Related Images:

Artikulli paraprakShpërthimet letrare të viteve ’30 – Dr. As. Laura Islamaj
Artikulli tjetërJubilare – poezi nga Jozef Radi – 60 vjetorit të lindjes së tim eti
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.