back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

Letër e Hapur Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit – nga Visar Zhiti

Gazeta

Ftesa per Visar Zhitin nga QKLL
Ftesa per Visar Zhitin nga QKLL

Një përgjigje elegante, për të mos u përzier në çorbën e qokave,
ku ca emra ftohen për garniturë e të tjerë për të ndarë pazaret e bëra kafeneve…
Të përgëzoj Visar që e le vetën jashtë!
Kurse libri yt i fundit “Këpuca e Aktorit” edhe sikur të mos jetë në asnjë konkurim
do të mbetet kryevepra jote! Një libër që do t’i shpupurisë elitat letrare të realsocit,
përmes një trajtimi shumplanësh të jetës shqiptare dhe botën e kulturës e jo vetëm
në 100 vitet e fundit… Për këtë më duhet edhe pak kohë që të shprehem
ashtu siç e meriton kjo vepër, që e përsëris, simbas meje është edhe kryevepra jote,
po edhe një kryevepër e letrave shqipe!
jozef radi, 16 shkurt 2023

Këpuca e Artistit - Roman nga Visar Zhiti
Këpuca e Artistit – Roman nga Visar Zhiti

Letër e Hapur

Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Tiranë

Duke u dëshiruar mbarëvajtje librit dhe lexuesit, një marrëdhënie të pandarë midis tyre, të dashur dhe të bukur, i drejtohem Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, e cila në murin e saj në FB, po nxjerr radhazi emrat e kandidatëve për poetin laureat të vitit.
Sot pashë emrin tim.
Nuk e di a ka juri të caktuar për përzgjedhjen, që t’i drejtohesha dhe nëse vetë autorët e kërkojnë këtë titull a duhet të paralajmërohen, por unë kërkoj që emri im të mos jetë në këtë konkurim, duke falenderuar për konsideratën. Arsyeja nuk është vetëm pse tani nuk jam në atdhe dhe largësia duket se do të krijonte pengesa, edhe pse të tejkalueshme për botën moderne sot, por dhe nëse do të emërohesha vërtet, sepse më thonë që kështu veprohet, unë nuk e di se cila është detyra, të paktën në Shqipëri, se e kanë dhe SHBA e vende të tjera dhe e di çfarë bëhet, por ç’synim dhe impakt arrin në jetën tonë kulturore? Nuk e kuptoj, them me modesti, për të mos thënë që më duket pa kuptim për gjendjen.
Nuk konkurojnë autorët, sipas meje, por konkurojnë veprat, vlerësohen me çmime botimet në poezi, prozë, ese, etj, ku subjektiviteti është i pashmangshëm, etj, dhe përfitoj nga rasti ta falenderoj Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, jurinë e saj që libri im me poezi, “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, mori vitin që shkoi, çmimin e lartë kombëtar, që u mirëprit nga kritikë letrarë dhe si një akt moral.
Pra, që të mirëkuptohemi, thjesht kërkoj që emri im të mos jetë në listën për kandidat të poetit laureat, që, nëse duhet për të krijuar një traditë të re, ai le të merret nga gjeneratat më të reja, me shpresën për të bërë mirë atë që duhet, shpalosje të vlerave, jetës shoqërore t’i japin sa më shumë poezi, aq sa të jetë e mundur, se vendi ynë ka poetë.
Sinqerisht, Visar Zhiti
Chicago, 16.02.2023
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.