back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 13 Maj, 2024

“Ishulli i Gjarpërinjve” – një tjetër reality show i formatit BBV Albania – nga Andrea Zalli

Gazeta

Ishulli i Gjarpërinjve
Ishulli i Gjarpërinjve
“Ishulli i Gjarpërinjve” – një tjetër reality show i formatit BBV Albania
nga Andrea Zalli

Meqë po shkon drejt fundit Big Brother VIP Albania 2, reality show aq i suksesshëm e i ndjekur nga pubiku shqiptar anembanë globit, është rasti e koha që mediat vizive shqiptare të nisin punën për organizimin e një tjetër show-i të ngjashëm e po aq (në mos më shumë) të suksesshëm se ky që po përfundon. Një reality show pak a shumë i ngjashëm në formë me të parin, por shumë më me protagonizëm e me aksion, e si i tillë edhe më i ndjekur e më i pëlqyer nga publiku. Emri më i përshtatshëm do të ishte ai që lexuat sipër në titull, pra “Ishulli i Gjarpërinjve”.
Me këtë emër realisht ekzistojnë e njihen shumë ishuj nëpër botë, por më i famshmi ndër të gjithë është Queimada Grande, një ishull i vogël rreth 35 km larg brigjeve të Brazilit. I famshëm jo vetëm për numrin e lartë të gjarpërinjve më helmues të planetit (supozohet se në sipërfaqen prej 4.000 m2 gjallojnë po aq gjarpërinj, pra një gjarpër për metër katror!), por edhe për legjendën se aty është fshehur një thesar me vlera marramendëse. E që detyrën për ruajtjen e të cilit ata që e fshehën ua lanë zvarranikëve të tmerrshëm që sollën për këtë qëllim në ishull.
E pikërisht ky ishull do të ishte arena, vendi më i përshtatshëm për organizimin e këtij reality show të ri. Ndërsa ndryshe nga BBV Albania, këtu si banorë propozohet të çohen të gjithë analistët e opinionistët VIP të mediave vizive shqiptare që në shtatë ditët e javës na nxijnë jetë e na ndyjnë ekranet në çdo orë të ditës e të mbrëmjes. Këtu ata do të ndjeheshin në habitatin e tyte natyror, në ambientin e tyre, në shtëpinë e tyre, në mes të të ngjashmëve.
E padyshim që një ide të tillë do ta pranonin pa rezerva edhe vetë të sipërpërmendurit, ngaqë të gjithë e dimë se ata, plus asaj çka thashë më sipër, kur është fjala për parà çka nuk hanë e nuk lëpijnë. E askush të mos ketë asnjë frikë e merak për jetët e tyre. Sepse, edhe po të mendojmë më të keqen, të rrezikuar që të mbeten të helmuar në këtë rast janë vetë e vetëm gjarpërinjtë.
“Po në ndodhtë e kundërta?”, mund të thojë dikush.
Aq më mirë…

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.