back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Lavdi Heroit Niko Kirka! – Përkujtim, në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta (1926-2018)

Gazeta

Niko Kirka (
Niko Kirka (1926-2018)

Lavdi Heroit Niko Kirka!

Përkujtim, në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta (1926-2018)

Shkruan ndër të tjera miku im i vjetër Milto Marko, prindët e të cilit dhe ai vetë patën njohje të gjatë familjare dhe personale me Heroin Niko Kirka:
“Niko Kirka, ky burrë korçar me karakter të rrallë! I dënuar politik, burgosur me akuzë të rreme për tentative arratisjeje në moshën 18-vjeçare. U lind në tokën e lirisë, në Boston të SHBA-së, dhe mbeti njeri shpirtlirë deri në fund! Prindët kishin lënë Amerikën për t’u kthyer në Shqipërinë e pushtuar, bashkë me fëmijët e tyre. I ati, Kristo Kirka, krahu i djathtë i Fan Nolit e bashkëthemelues i “Vatrës” vdiq në burgun e Burrelit dhe akoma nuk dihet ku i ka eshtrat.

Kristo Kirka (1883-1955)
Kristo Kirka (1883-1955)

Më kujtohet që kishte një shenjë, të çarë në fytyrë… I kishte mbetur nga çizmja e torturuesit… [Gjurma e thellë që i duket në të djathtë të mjekrës, fotoja e parë. – K. J.]
[Guximi i Tij në veprim, kurajoja e mprehtësia e rrufeshme në komunikim, mungesa totale e frikës e sarkazma tek duhej, nuk njihnin cak]. Kur shkoi të bënte për herë të parë pasaportën, në dokumentat që dorëzoi shkruhej: “Vendlindja, Boston”. I thanë ata të Degës [së Punëve të Brendshme të Durrësit, filiali lokal i Sigurimit të Shtetit]: “Çfarë është ky Boston?” Nikua iu përgjigj: “Eshtë fshat me emrin Bostan, por shkruajeni ashtu siç është!”

***

Risjell në fund një margaritar të Heroit gjatë një komunikimi me Presidentin Rugova
“Atdhetarizmi i këtij njeriu ka qenë gjithnjë i pashuar dhe frymëzues për ata që qarkonin rreth tij. Është interesant një episod në një takim me të ndjerin Ibrahim Rugova. Duke biseduar, Nikoja, pa kurrfarë bubullime, i rrëfeu atij se edhe pse ishte korçar, e deshte Prishtinën po aq sa edhe Korçën. Rugova e falenderoi. “Falenderimi nuk shkon, – nuk iu ndënj pa thënë Kirkës, – Zotrote të më falenderoje po të isha francez!”

Presidenti Rugova e përqafoi dhe i kërkoi falje.
[Pëllumb Kulla, In Memoriam: Niko Kirka, Patrioti dhe Veprimtari i shquar, Illyria, 2. 12. 2018]

Niko Kirka (1926-2018)
Niko Kirka (1926-2018)

“Nikon e torturuan dhe e varën me kokë poshtë 3 ditë e 3 netë, aq sa kur mbijetoi, të burgosurit thanë: “Ky është Krishti i ringjallur!”(Milto Marko, faqja në fb, 3.12. 2018)

Hidhërim për humbjen e Niko Kirkës (1926 – 2018), njëri prej Shqiptarëve më autentikë e të mëdhenj të 70-80 viteve të fundit. Biri i patriotit Kristo Kirka – bashkëthemelues i “Vatrës” krah Fan Nolit e Faik Konicës, i burgosur politik tok me të Atin, veprimtar i jashtëzakonshëm i Çështjes Shqiptare.
Mik zemre shumë i çmuar i Prindërve. Kujtoj vizita të tij në shtëpinë tonë në Durrës, para se të largohej për në Shtetet e Bashkuara: Burrë heroik, Integritet çeliku, Shqiptar i flaktë, Enciklopedi e pashoqe, Inteligjencë e rrallë, Mprehtësi vetëtime, Kalorës parimesh të panegociueshme.
Ndër ata Njerëz të Gjakut tonë, të cilët meritojnë Përmendore. Jo për lavdi të tyre, por që gjindja shqiptare në këto kohë mjerimi shpirtëror, bjerrje idealesh e çekuilibri kolektiv, duke i ndeshur në sheshet e kryqëzimet e rrugëve të arrijë ndoshta të këndellet e të rikujtojë ç’është Njeriu e si duhet të jetë Shqiptari.

I përjetshëm Kujtimi e Shembulli yt, Heroi Niko Kirka!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.