Lasgush Poradeci për At Gjergj Fishtën…

At Gjergj Fishta o.f.m. Poeti ma i Madh i Shqipnise (arkivi Poradeci)

At Gjergj Fishta o.f.m. Poeti ma i Madh i Shqipnise
(arkivi Poradeci)

At Gjergj Fishta,

Vazhdimtar në Mendimin e Kombit

nga Lasgush Poradeci

…Vajta t’a shoh rishtas më 1937, në Shkodër, në Kuvend.
S’e gjeta… Ardhi më mori…
Folmë mi mjeshtëri të vjershës në atë tryezë përallore.
Në librën t’ime të falur, i kisha shkruar pjesën e njëqindtë nga ç’desha:

“…Njeriut të Zotit meditans dhe militans,
Burrit shqiptar përfaqësonjës,
Më të madhit epik të shekullit…”

Si shpërblim fisnikërije për këtë të vërtetë, Fishta më përkëdheli toskërisht: “Lasgush, unë mirë të lexoj, mirë kuptoj. Ajo mënyrë e brëndshme është mundim, vojtje. Edhe unë do të mundnja të shkruaj ashtu, veç se druhem…”.
“Pater, shkruaj passi e kam mundur dhëmbjen dhe vojtjen, passi jam pastruar – në kujtim…”.
Atëhere Fishta pohoj dyke u zbuluar:
“Vërtet, kam bërë unë kështu me Oson, Alinë, Hajrijen…”.

At Gjergj Fishta - Poradeci - Koliqi - Asdreni

Fishta – Poradeci – Koliqi – Asdreni (Shkoder 1937)

Marrë nga Muri i fb i Maria Lasgush Poradeci, 2 qershor 2012

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook