12.5 C
Tirana
E premte, 1 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Largimi i papritur dhe i trishtë i Nuri Dragojt – (Jeta dhe Veprat) nga Tanush Kaso

on

|

views

and

comments

Nuri Dragoj (1951-2020)
Nuri Dragoj (1951-2020)

Largimi i papritur dhe i trishtë i Nuri Dragojt

nga Tanush Kaso

Një lajm i hidhur, ndahet papritur nga jeta Nuri Dragoj gazetar, publicist, studiues i historisë dhe botues i një vargu librash me shumë vlerë.
Nga facebook-u (dhe jo nga mediat), mësuam me hidhërim sot në mëngjes, për ndarjen nga jeta të mikut tonë të vjetër e të nderuar, Nuri Dragoj, i mirënjohur në Shqipëri dhe më gjerë, në trevat shqiptare të Kosovës, Maqedonisë e të Malit të Zi, për frymën e tij atdhedashëse, të shprehur në librat dhe artikujt e shumtë që ka botuar mbas vitit 1990.
Kujtoj një takim me dy shkrimtarë shqiptarë të Maqedonisë, të organizuar prej tij, ku shkëmbyem mendime si dhe libra të botuar kohët e fundit.
Vdekja e tij erdhi krejt papritmas në rrethin shoqëror e miqësor, që e takonin përditë me një dashuri vëllazërore.
Jo shumë ditë më parë, ai na ftoi për një kafe të përbashkët me shkrimtarin e njohur çam, Arben Kondin. Kishte marrë me vete edhe pak raki rrushi të Përmetit, për kënaqësinë e muhabetit, ndonëse asnjeri nga ne të tre nuk jemi të shquar si “pijetarë”.
Biseda e jonë, si përherë, u soll rreth tematikës kombëtare, letrare e shoqërore. Nuriu, si tip i qetë e flegmatik që ishte, dëgjonte me mirësjellje e vëmendje bashkëbiseduesit dhe respektonte mendimin ndryshe të ndokujt. Fliste pak e dëgjonte shumë. Kurdoherë dashamirës në shoqëri.
Në atë takim, që do të ishte për fat të keq, edhe i fundit, Nuriu nuk foli për ndonjë shqetësim të shëndetit të tij. Asnjëherë nuk ishte ankuar për ndonjë sëmundje.
Për disa vite me radhë, Nuri Dragoj ka qenë kryeredaktor i gazetës “Republika”, me pronar z.Artur Hasanbelliu, ku janë botuar pa asnjë cenzurë, një mori shkrimesh kundër regjimit komunist, për problemet e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë; për të drejtat e mohuara të ish-pronarëve të vërtetë; për hallet dhe dertet e shtresës së gjerë të popullsisë të papunë e të varfëruar në kulm nga qeverisja e keqe e 30-vjetëve të kësaj demokracie të rreme.
Ishte kjo një nga arsyet që u luftua me mjete burokratike e financiare ajo gazetë, deri sa u arrit në mbylljen e saj, ashtu si edhe të disa të tjerave, që lejonin fjalën e lirë dhe që nuk janë më.
Më pas, studiuesi Nuri Dragoj zuri vendin e merituar në Institutin e Historisë, ku dha një ndihmesë të vyer.
Por, edhe pas daljes në pension, mendja dhe pena e tij nuk u ndalën. Janë një varg librash, frut i punës së tij të palodhur, që zenë një vend nderi në Bibliotekën Kombëtare.
Vlen të shënohet se libri i tij për zhvarrosjen e eshtrave në fshatin Kosinë të Përmetit, ku kockat e pleqve dhe të fëmijëve shqiptarë, u morën si eshtrat e ushtarëve grekë, shërbeu për skenarin e filmit të realizuar nga regjisori i talentuar e atdhedashës, Robert Budina, i cili u prit me shumë zhurmë në Greqi dhe tronditi qarqet shoviniste greke.
Dhe ja tani, kur kishte arritur kulmin e prodhimtarisë së vet, krejt
papritmas zemra e tij pushoi përgjithmonë.
Por, emri i përmetarit patriot Nuri Dragoj do të kujtohet ndër shekuj me nderim, dhe librat e tij do të jenë një udhërrëfyes i mirë për brezin e ri të Shqipërisë.
I paharruar qoftë kujtimi i tij!
 .
Nuri Dragoj në takimet e tij të punës
Nuri Dragoj në takimet e tij të punës

Nuri Dragoj (22 prill 1951-15 tetor 2020)

Nuri Dragoj u lind më 22 prill të vitit 1951 në fshatin Zhepovë të rretht të Përmetit. Pasi kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Musa Fratari” në Këlcyrë, nuk iu dha bursë për shkaqe biografike, ndaj kreu shërbimin ushtarak 2-vjeçar. Më pas iu mundësua vijimi i studimeve në Fakultetin e Veterinarisë dhe është diplomuar mjek veterinar në vitin 1976. Gjatë jetës studentore ka qënë redaktor në gazetën “Studenti i Bujqësisë”. Ka punuar si mjek vterinar në ekonomitë bujqësore të rrethit të Përmetit, në vitet 1977-1986, kryesisht në fshatrat Ballaban, Kajcë dhe Zhepovë. Më pas është emëruar kryeveteriner i NB Otllakë në Berat. Ka kryer një sërë specializimesh për të rejat e shkencës në Veterinari (1995), specializim për të rejat në fushën e shkencës së riprodhimit (1976-1977) etj.
Me një karrierë të gjatë si gazetar profesionist ka filluar që me “Zërin e Popullit” dhe më pas në shumë organe shtypi. Pas vitit 1993, ka punuar në media të ndryshme elektronike dhe të shtypit të shkruar. Nga viti 2003 deri në vitin 2009, ka qënë kryeredaktor i Gazetës Republika. Pas kësaj ka kryer detyrën, drejtor i Bibliotekave dhe Arkivit të Qendrës Albanologjike Shqiptare. Prej 16 vitesh është kryeredaktor i gazetës mujore “Dëshnica”, drejtor i Qendrës për Kulturë Demokratike “Fan Noli”, nënkryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Dëshnica”, nënkryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Bujqësisë etj.
Ka mbrojtur doktoraturën në Fakultetin e Filologjisë, pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, në fushën e Historisë.
Nuri Dragoi u prek nga Covid-19 dhe fatkeqësisht gjendja e tij shëndetësore nuk u përmirësua. Papritmas ai e ka humbur këtë betejë me semundjen me 15 tetor te vitit 2020…
 
Disa nga veprat e Nuri Dragojt
Disa nga veprat e Nuri Dragojt

Disa nga botimet e autorit

1.Lumo Pavari, monografi, Tiranë: Shtëpia Botuese Globus R, 2004. Libri i kushtohet jetës dhe veprës së dëshmorit Lumo Pavari, intelektual dhe patriot përmetar, i cili u vra nga gjermanët në mars të vitit 1944, në Poshnjë të Beratit.
2.Hajrulla Muhametaj midis tri epokave, monografi, Tiranë: Shtëpia botuese Albpaper, 2005.
3.Dëshnica dhe Dëshnicarët” – libër studimor në tri vëllime.
4.Vështrim gjeografik dhe jeta ekonomike, Vëllimi I, Tiranë: Shtëpia botuese Mokra, 2005. Tregon zhvillimin ekonomik në trevën e Dëshnicës së rrethit Përmet, me 45 fshatra dhe rreth 25 mijë banorë, toponiminë, kolektivizimin dhe rënien e sistemit të dështuar komunist.
5.Njerëz që u këndon zemra, Vëllimi II, Tiranë: Shtëpia botuese Mokra, 2005. Bën fjalë për traditat dhe zakonet e krahinës në fjalë, në gjithë aspektet e jetës, në ndërtimin e banesave, mikpritjen, gëzimet, hidhërimet etj.
6.Penë dhe pushkë për mëmëdhenë, Vëllimi i tretë, Tiranë: Shtëpia botuese – Mokra, 2006. Në këtë vëllim pasqyrohet lufta e zhvilluar në shekuj dhe kontributi i dhënë nga njerëzit e kësaj treve.
7.Eshtra që akuzojnë (Zhvarrimet në Përmet, turp i politikës), Tiranë: Shtëpia botuese Albaper, 2006. Bën fjalë për veprimet ilegale të kryera nga qarqe politike të Athinës, mbështetur nga krerë të kishës ortodokse dhe qarqe caktuara helene, të cilët kishin si qëllim të mbushnin me eshtra shqiptarësh, kutitë – varre, që u vendosën në Manastirin grek të ngritur në varrezat e Grykës së Këlcyrës, pasi në varrezat e ngritura kërkoheshin shumëfish i eshtrave që ishin gjetur.
.
Nuri Dragoj - Kasem Trebeshina dhe Prapaskenat e Lidhjes
Nuri Dragoj – Kasem Trebeshina dhe Prapaskenat e Lidhjes
8.Trebeshina një jetë para gjyqit, studim monografik, Tiranë: Shtëpia Botuese – Globus R, 2007. Është një botim që i kushtohet shkrimtarit Kasëm Trebeshina. Vepra është pasuruar gjerësisht me të dhëna mbi jetën e shkrimtarit, në mënyrë të veçantë me dosjen e gjyqeve të zhvilluara kundër tij dhe motivet e sajuara nga regjimi komunist për ta lënë njeriun e letrave në burg dhe spitale çmendimi tërë jetën, për shkak sae nuk pajtohej me sistemin.
9.Shqiptarët dhe grekët – realitete historike, Monografi, Tiranë: Shtëpia Botuese Wesso, 2009. Libër studimor e historik me 594 faqe. Aty trajtohen marrëdhëniet midis dy vendeve, kryesisht në tre shekujt e fundit, përpjekjet e parreshtura për helenizimin e trojeve shqiptare, praktikë e cila vazhdon edhe sot.
10.Familja Qerimaj në sfidat e pentagramit, monografi, Tiranë: Shtëpia Botuese Wesso, 2009, kushtuar muzikantëve të shquar të familjes “Qerimaj”.
11.Rreziku i Shkombëtarizimit, Tiranë: Shtëpia botuese Albpaper, 2011. Libri bën fjalë për rrezikun që kanos shqiptarët dhe trojet e tyre, si në veri dhe në jug me anë të vetëdeklarimit etnik e fetar.
12.Xhevahir Spahiu, sfidat e poetit, Tiranë: AlbPaper, 2012. Libri bën fjalë për raportin e poetëve me systemin njëpartiak të para viteve 1990, duke patur në qendër poetin Xhevahir Spahiu, dënuar disa herë nga sistemi.
13.Prapaskenat e Konferencës së Londrës, Tiranë: Iceberg, 2013. Libri tregon me dokumente të panjohura më parë, atë çfarë kurdisej nga fqinjët e Shqipërisë, të mbështetur nga Fuqitë e Mëdha, para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, lidhur me coptimin e trojeve shqiptare.
14.Arsimi në Përmet (1912-1944), Tiranë: West Print, 2015. Është vëllimi i parë i serisë së librave studimor-shkencor, me oponenntë dhe recenzentë professor të shquar të Albanolgjisë Shqiptare, kushtuar nënprefekturës së Përmetit. Në 565 faqet e tij, pasqyrohet ecuria e arsimit në nënprefekturën e Përmetit, pa shmangur të dhëna për gjithë qarkune Gjirokastrës, nga viti 1840 deri në vitin 1944. Aty jepet numri i shkollave, gjuhët në të cilat zhvillohej mësimi, numri i nxënësve, madje të ndarë edhje sipas besimeve, numri i mësuesve etj. Për këtë studim, i cili deri tani ka shkuar në 7 vëllime, është punuar rreth 20 vjet.
15.Përmeti dhe lufta për pavarësi, Tiranë: West Print, 2015. Ky është vëllimi i dytë i serisë së librave kushtuar Përmetit. Në 450 faqet e tij flitet për veprimtarinë atdhetare dhe politike të përmetarëve, nga vitit 1870 deri në vitin 1914, natyrisht e pashkëputur nga konteksti kombëtar. Vend me rëndësi zënë përpjekjet për pavarësi dhe ngjarjet në vitet 1912-1914. Përmeti midis dy luftërave botërore, Tiranë: West Print, 2015. Ky libër me 520 faqe, është vëllimi i tretë i serisë së librave për Përmetin dhe bën fjalë mbi zhvillimet atdhetare dhe politike nga viti 1914 deri në vitin 1939.
16.Në përballje me krimin, monografi, Tiranë: Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve, 2016. Libri i kushtohet një dëshmori të rënë në mbrojtje të depove të armatimit, gjatë vitit të zi 1997.
17.Përmeti dhe Lufta e Dytë Botërore (prill 1939-korrik 1943), Vëllimi I, Tiranë: Botimet M&B, 2018. Në 430 faqet e tij trajtohen zhvillimet politike dhe luftarake në Përmet dhe gjithë jugun e vendit, gjatë pushtimit të Shqipërisë. Rëndësia e këtij botimi nuk qëndron vetëm te trajtimi dokumentar e shkencor, por mbi të gjitha, për vërtetësinë dhe shmangien e trajtimit të deritanishëm të historisë, bazuar në ideologjinë komuniste.
18.Përmeti dhe Lufta e Dytë Botërore (korrik 1943 – nëntor 1944), Vëllimi II, Tiranë: Botimet M&B, 2018. Libri ka 530 faqe dhe flet për zhvillimet politike dhe luftarake në Përmet dhe gjithë jugun e vendit, duke nisur nga momenti I hyrjes së trupave gjermane në Shqipëri.
19.Përmeti, Organizimi administrativ, 1912-1939, Tiranë: Botimet Agolli, 2019. Ky është vëllimi i gjashtë i serisë së librave përnënprefekturën e Përmetit. Ka 450 faqe dhe bën fjalë për organizimin administrativ të komunave, nënprefekturës, politicisë, xhandarmërisë, gjyqësorit etj. Gjithçka trajtohet e lidhur ngushtësisht me organizmin qëndror të shtetit shqiptar.
20.Përmeti, Popullsia dhe shëndetësia, 1912-1939, Tiranë: Botimet Agolli, 2019. Ky është vëllimi i shtatë i kësaj serie. Pavarsisht se trajton dimanikën e zhvillimti ët popyullsisë gjatë periudhës së formimt ët shettit shqiptar, aty jepen mjaft të dhëna për popyullsinë edhe gjatë administrimti të trojeve shqiptare nga Perandoria Osmane. E njëjta gjë duhet thënë edhe për shëndetësinë.
Redaktor dhe recenzentë në disa libra si dhe ka botuar qindra artikuj në gazeta dhe revista të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit .
.
Nuri Dragoj - Shqiptarët dhe Grekët
Nuri Dragoj – Shqiptarët dhe Grekët

Disa nga artikujt shkencor të botuar në organe të ndryshme:

1.Qëndrimi i përmetarëve gjatë presionit të ushtruar nga politika greke dhe ajo italiane (1919-1920).
2.Veprimtaria e diplomacisë ruse ndaj Shqipërisë deri në gjysmën e shekullit XX.
3.Masakra gjermane në fshatrat Zhepë e Draçovë, pushkatohen 64 burra.
4.Arsimi përmetar në vitet 1920-1924
5.Operacioni gjerman “Herridoh” në jug të Shqipërisë
6.Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve të Jugut të Shqipërisë përballë intrigave greke
7.Përpjekjet e përmetarëve për ruajtjen indetitetit kombëtar në vitet 1919-1920
8.Operacioni gjerman i dimrit 1943-1944
9.Konferenca e Ambasadorëve në Londër, cilët ishin përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha që hodhën firmën për copëtimin e trojeve shqiptare
10.Treva e Përmetit përballë pushtimit grek, në vitet e para të shtetit të pavarur shqiptar (1913-1914)
11.Kongresi i shqiptarëve në Triste 1913 dhe rëndësia e tij.
12.Lëvizja “vorio-epirote” dhe masakrat e kryera nga ushtria greke në Shqipërinë e Jugut (1913 – 1914).
13.Faktorët që çuan në pushtimin e Përmetit nga forcat ushtarake greke, pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
14.Sejfulla Malëshova, krijuesi që nuk pajtohej me padrejtësinë
15.Lufta e Përmetit 1-5 korrik 1943, djegia e qyteteve dhe pasojat sociale, forcat politike në kërkim të fajtorit
16.Zhvillimet arsimore në nënprefekturën e Përmetit në vitet 1925-1939
17.Konflikti austro-rus për çështjen e kufijve të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve, Londër 1912-1913
18.Vështrim mbi luftën italo-greke dhe pasojat që rrodhën prej saj në trevat jugore të Shqipërisë
19.Zhvillimet në trevat jugore gjatë dhe pas vendosjes së kufijve, 1913-1914
20.Pa Mitrovicën nuk ka kuptim Kosova. Politika kombëtare nuk duhet ta heqi nga axheda ditore për asnjë çast “çështjen Mitrovica”
21.E vërteta mbi revolucionin e qershorit të vitit 1924 dhe vendi që zë nënprefektura e Përmetit në atë ngjarje
22.Përpjekjet greke për helenizimin e trojeve shqiptare nëpërmjet shuarjes së shkollës shqipe
Luftrat Ballkanike dhe Shqipëria
23.Miladin Popoviçi për dy kundërshtarët politkë të Enver Hoxhës, Ymër Dishnica dhe Sejfulla Malëshova
24.Liri e plotë për helenizimin e Jugut të Shqipërisë
25.Kontributi i Aleksandër Moisiut dhe bashkëshortes së tij, Johana Terëin, në ndihmë të Shqipërisë
26.Ministri i jashtëm i Francës Vadington, presion Abdyl Bej Frashërit: Takimi ndërpritet, nëse nuk flasim greqisht
27.Minoriteti grek në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944)
28.Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” e Përmetit dhe lufta e Vlorës
29.Si e mbrojti Malëshova Konicën dhe Fishtën në vitet 1945.
30.Kosovë dhe Çamëri, në veprën e Arben Kondit, personazhe të gjallë, skalitur me mjeshtëri.
.
Marre nga http://floripress.blogspot.com/2019/11/nuri-dragoj-91951.html
.

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.