
Ky brez i bukur duhet mbështetur!
nga Robert Papa
Kemi dy grupime njerëzish në lidhje me trajtimin e figurës së Ramës.
Një pjesë, që janë të lidhur me vjedhjet, me patronazhistë, me një parti të përgjakur, thonë që Rama nuk ikën.
Pjesa tjetër thotë që Rama është rrëzuar në arenën ndërkombëtare, nga ky brez i bukur. Ai është ekzekutuar. Mendimi im është: se ai po negocion burgun. Mund të jetë burg në Shqipëri, mund të jetë burg edhe në Amerikë.
Në qoftë se ligji i Kongresit Amerikan për hetime nga CIA, FBI, provon lidhjet e tij me trafiqet e drogës, do të trajtohet si Noriega, sepse Rama ikën vetëm me pranga. Ai e di këtë gjë dhe natyrisht që merr kohë.
Cili është ndryshimi i Ramës nga Ramiz Alia? Ai e di, edhe nëqoftëse e jep dorëheqjen, siç e dha Ramiz Alia, përsëri në burg do të përfundojë. Rama ka vjedhur miliarda. Por kërcënimi më i madh fizik i tij vjen nga ai rreth kriminelësh që e ka rrethuar, me të cilët ai ka ndërtuar shitjen e Shqipërisë. Nga ana mendore e Rama është e bjerrur. Nga një zagar i Soros, sot e ka kthyer “motrën” e tij, Aleksën, në armike dhe mbase nëpër kulisa të ndyra, po përgatit varrimin politik të Ramës.

Mbasi ka qenë i njohur si zagar i Sorosit, së fundmi është njohur si zagar i Netanyaut, kriminelit Gazës. Nga ana tjetër fton një gjoja këngëtar antisemit dhe kjo krijon probleme duke bërë gjysmë zagari. Edhe pse me atlete, u shtri barkas te një autokrat, si Erdogan, por ndërkombëtarët, sidomos europianët, i kanë vënë kryq. Rama meriton prangat.
SPAK-u po s’flet më.
Mos prisni që dosjet të bëhen publike nga këtu, se këta i kanë. Por çdo dosje nga këtu është atje. Ndaj, duhet protestuar tek SPAK-u. Edhe tek ambasadat e huaja.
Ky brez i bukur duhet mbështetur.
Zbardhur nga një opinion i Robert Papës