back to top
23.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Kryeministrja e Australisë, Gillard u drejtohet emigrantve…

Gazeta

Kryeministrja Julia Gillard
Kryeministrja Julia Gillard

Kryeministrja e Australisë, Gillard u drejtohet emigrantve…

dhe nji shënim që ndoshta ia vlen të lexohet… 


Fjalimi kryeministres së Australisë: Julia Gillard drejtue emigrantve



Imigrantët, dhe jo australianët, duhet të përshtaten.
Parimi është merre ose lere. Jam e lodhur nga ky komb që merakoset se mos po fyejmë ca individë apo kulturën e tyre… Që kur ndodhi sulmi terrorist në Bali (Indonezi), jemi dëshmitarë të ringjalljes së patriotizmit tek shumica e australiane.

Kultura jonë është zhvilluar përgjat dy shekujsh përmes betejash, sprovash dhe fitoresh të ca milionave burrave dhe grave që kanë luftuar për liri.
Ne flasim kryesisht anglisht, dhe jo spanjisht, arabisht, lebanisht, kinezçe, japonisht a rusisht a ndonjë gjuhë tjetër. Kësisoj nëse doni të jeni pjesë e kësaj shoqërie, mësoni gjuhën tonë!
Shumica e australianëve besojnë te Zoti.
Dhe ky besim nuk është një ide kristiane, një ide e djathtë a një shtysë politike, por është një fakt, sepse janë burrat e krishterë dhe gratë e krishtera që e krijuan këtë Komb, janë principet e krishtera që e krijuan atë, dhe kjo është fare mirë e dokumentuar.
Do të qe me vend që këtë të vërtetë ta shkruanim me të madhe në muret e shkollave tona. Nëse ju ndjeheni të fyer nga Zoti, atëhere ju këshillojë të gjeni ndonjë qoshe tjetër të botës si shtëpinë tuaj, sepse Zoti është pjesë e  kulturës tonë.
Ne e pranojme besimin tuaj, pa pyetur kurrë përse.
E vetmja gjë që kërkojmë është që dhe ju të pranoni besimin tonë, dhe të jetoni në harmoni dhe në gëzim paqësor së bashku me ne.
Ky është vendi jonë, është trualli ynë, është mënyra jonë e jetesës, dhe ne jua japim të gjitha shanset që edhe ju t’i gëzoni të gjitha këto. Por nëse ju ankoheni, qarraviteni, skuthoni për Flamurin tonë, për besimin tonë të krishterë, për përbetimin tonë, atëherë ju këshillojë që të merrni avantazh nga liria jonë, nga liria që ta lëshoni këtë vend e të ikni nga ky vend.
Nëse nuk jeni të lumtur këtu, atëhere ikni. Nuk është se Ne ju kemi detyruar me zor që të vini këtu. Jeni Ju që keni kërkuar të vinit këtu. Kështu që pranojeni vendin që ju ka pranuar!

Julia Gillard
Julia Gillard

Shkrimin origjinal në anglisht, mund ta gjeni kudo në Google:


Prime Minister Julia Gillard – Australia

(marrë nga përkthimi i Paul Tedeschinit fb)

Jozef Radi 2007
Jozef Radi 2007

…dhe ky shënim i imi, që ndoshta vlen të lexohet… 


Ky asht nji nga fjalimet ma me teh drejtue emigrantëve prej nji njeriu të pushtetit…
Asht fjala për kryeministren e nji kontinenti të madh, të nji shteti të fuqishëm, me ngjyrat e nji flamuri mjaft të randsishëm të nji populli, struktura e të cilit asht formue nëpërmjet emigracionit, në harkun e dyqind viteve të fundit…
Në kët tekst, kërkohet më të madhe respektimi i gjuhës (që asht ajo engleze), respektimi i fesë (që asht ajo kristiane) dhe respektimi i kulturës dhe ligjeve (që janë ato australiane)…
Simbas kryeministres Julia Gillard, kushdo që s’e gjen veten brenda këtij trekandeshi asht i lirë me u largue qetësisht pa u bà shkak i përzanjes dhe ashpërsisë së ligjeve të shtetit australian… Gjuhë e saj len shumë pak vend për ekuivoke…
Ajo çka më duket pak e ashpër mbetet përdorimi i nji teksti disi kontradiktor prej kësaj kryeministre: e para kur thotë: “Jam e lodhur nga ky komb…”… Për mua australianët nuk janë komb, por janë popull i përbamë prej shumë pakicash që në dyqind vite ka mbrrit me qenë nji popull solid… e dyta; që terrorizmi po shfaq ndër australianë fenomenin e patriotimit… domethanë patriotizmi si kundërveprim, që nuk asht diçka fort e pëlqyeshme… dhe e treta; ju takon “ardhsave” me e respektue fenë e “pritësve” nëse ata dëshirojnë me u respektue ne fenë e tyre…  Të ardhun: ju drejtohet kryministrja thukshëm – “nëse qurraviteni, skuthoni për Flamurin tonë, për besimin tonë të krishterë…” rrugën e ikjes e keni krejt të lirë dhe të patrazueme…
Nuk asht se kam ndërmend me e kundërshtue qëndrimin e kësaj kryeministre, e kundërta, mundem me thanë se jam ma së shumti dakort me krejt penelatat e saj edhe pse paksa të nervozueme, puna asht te tonaliteti disi kërcënues i kësaj deklarate… Vërtet, të ardhunit duhet të e respektojnë gjithçka gjejnë të shtrueme në tokën e kangurve, po ideja e marsupit dhe e marsupialeve asht pothuej e padukshme në kët fjalim të tehtë të kryeministres Gillard … Ndoshta kohët po e diktojnë kët lloj gjuhe, por gjithsesi duhet të jetë e ndjeshme edhe fryma e tolerancës që të mos i lihet kurrsesi hapsinë me mbrritë abuzimi…

Kanguri - Australia
Kanguri – Australia

Bota e sotme, asht bota e emigrimeve të mëdha, nji fenomen jo fort i përhapun para 30 viteve të shkueme… Duket sikur bota ecën pa u ndalë drejt emigrimit… e duke qenë se edhe unë vetë jam pjesë e këtij fenomeni… uroj që mendimi dhe reflektimi i cilitdo lexues… të ketë edhe pak vetvete mbrenda…
Jozef Radi 16 gusht 2013

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Derisa emigranti ka kërku jetë ma të mirë në Australi (o kudo tjetër) kuptohet, që duhet t’u nënshtrohet ligjeve të vendit dhe të integrohet në gjithë aspektet e jetës. Mikpritësi duhet të falenderohet për bujarinë. Besimi asht i lirë për këdo, si për vendasit, pa kalù në ekstreme, se marrin rrugë të jashtëligjshme dhe kanë pasoja. Ajo asht K/Ministre dhe mendoj se duhej ta moderonte tonin e shprehjes…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.