back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Kastriot Marku mbi At Giuseppe (Zef) Valentinin dhe një diskutim rreth tij

Gazeta

At Giuseppe (Zef) Valentini (1900-1979)At Giuseppe (Zef) Valentini (1900-1979)
At Giuseppe (Zef) Valentini (1900-1979)

Kastriot Marku mbi At Giuseppe (Zef) Valentinin

dhe një diskutim rreth tij

At Giuseppe Valentini S. J., (1 korrik 1900 – 16 nentor 1979) ka qenë dhe do të mbetet pa asnjë dyshim albanologu më i madh që bota i dha Shqipërisë. Një personalitet që çdo komb do të kishte pasur dëshirë ta kishte të vetin. Mendoj se nuk ka një shembull të dytë në botë, që një njeri i vetëm të bëjë aq punë sa ka bërë Akademia e Shkencave të Shqipërisë për afro 50 vjet (1972-2019). Imagjinoni që ka traskriptuar e botuar 7667 dokumente gjithsej në 25 vëllime, por pothuajse askush s’i ka lexuar ato. Kush mund të provojë të kundërtën e kësaj që them, e ftoj në “duel” të faktuar me argumentet përkatës. Një përkujtim dinjitoz po i vjen përreth së shpejti këtij kryealbanologu të pashoq, ndërkohë që akademia komuniste e Aleks Budës me gjithë mburrjet e saj të ekzaltuara e që tashmë ka përfunduar në poturet e Skënder Gjinushit, kujtohet për gjithfarë studiuesi mediokër që nuk ka të krahasuar edhe duke i tufëzuar të gjithë bashkë, me punën fenomenale të at Giuseppe Valentinit.

Marre nga murii FB i Kastriot Markut 23 shkurt 2020

***

Sot isha për së treti herë në bibliotekën e Qendrës Kulturore San Fedel në Milano, ku gjenden edhe pjesa më e madhë e veprës së botuar të albanologut më të madh të shekullit të XX, studiuesit me famë ndërkombëtare; P. Giuseppe Valentini-t. S. J. (1900-1979).
Pse iku Valentini nga Shqipëria në vitin 1943?
Pse atentati i njësiteve guerile komuniste synonte pikërisht dhe çuditërisht do të thotë dikush P. Zef Valetinin, albanologun më të madh të kohës?
Si i shpëtoi për fije të perit këtij atentati jezuiti i famshëm dhe përse për këtë atentat kriminal nuk është folur dhe nuk dihet pothuajse asgjë?
Jam kurshtar të di nëse i ka shkruar ndokush dy faqe si duhet për “Acta Albaniae-Veneta”?!
Po paraqes ketu edhe Koleksionin e plotë të revistës së mirënjohur “Letture” (1946-2009), të cilën At  Valentini e drejtoi për 33 vjet radhazi.
.
Marre nga muri i FB i Kastriot Markut 6 nentor 2013
.
Koleksionin e plotë të revistës së mirënjohur “Letture” (1946-2009), të cilën At  Valentini e drejtoi për 33 vjet radhazi
Koleksionin e plotë të revistës së mirënjohur “Letture” (1946-2009),
të cilën At Valentini e drejtoi për 33 vjet radhazi
 
Nest Zefi
Ky asht taman Misionar që u ba Zef me krenari tue kenë Giuseppe ndryshe nga shumë misionarë të tjerë, bilë të urdhënit të tij që janë tue u ba Alban, Hasan, Totozan e me rradhë me këtë rend…
Interesant fakti që disa pjesë të veprës së tij në shqip e kanë zbardhë disa faqezes të tipit Ndriçim Kulla e Fahri Balliu e compania bella…

.

Ndoc Selimi
Aq sa ka ba ky burrë për Shqipërinë, nuk ka ba gjithë akademia shqiptare për 50 vjet. Krahas statujave të burrave të nderuar të popullit tonë, meriton nji vend në krahë të tyne.
Falemnderit Profesor Kastrioti.
 
Bep Coba
Fat i madh për në shkodranët që kena pasë të bajmë me Jezuitë të veriut të Italisë.
 
Cezar Ndreu
Urime për ju Kastriot Marku, dhe një bravo e fuqishme, për punën tuaj duke ju thënë dhe njëherë akademikëve tanë, “Ju boftë mirë kafja buzë përroit të Lanës…” e tash po i shef nëpër gazeta gazetarët tonë duke shkrujtë, se u gjet ky apo ai arkiv…  
Zef Ahmeti
A mund t’më thotë dikush pse i përkthehet emri këtij autori? A nuk duhet të jetë emri burimor?
 
Kastriot Marku
Në fakt keni të drejtë Zef Ahmeti. Unë i kam qëndruar dhe i qëndroj besnik rregullit ndërkombëtar sa i takon shkrimit të emrave të personave (pavarësisht shqipërimit që sugjeron drejtshkrimi i shqipes i vitit 1972), edhe pse mjaft nga komentuesit dhe përgjithësisht bota kulturore shqiptare e përdorin emrin e At Giuseppe Valentinit si At Zef Valentini, nisur nga fakti i thjeshtë se ai gjithë dashurinë, energjitë dhe dijen ua dhuroi Shqipërisë dhe shqiptarëve, aq sa vetë deklaronte se e ndjente të thirrej Zef e jo Giuseppe.
 
Leke Pepkolaj
Emrat duhet të ngelin siç janë s’duhen shqipërue jo.
 
Cezar Ndreu
Valentinit i kan thirrë Zef shqiptarët qysh në vitet ’20-’30, atëhere kur nxirrte “Lekën” , është ajo që po thotë Kastriot Marku, dhe është vlerësim për ne shqiptarët pasi atë e thirrshin shqiptari prej Padove, qyteti ku kish lind!
.

Kisha San Fedele - Milano, ku kaloi vitet e fundit të jetës At Valentini.
Kisha San Fedele – Milano, ku kaloi vitet e fundit të jetës At Valentini.
Nest Zefi
Ai e thirri vedin Zef për dashninë ndaj vendit tonë e na bahena xhuzepa në itali për komplekse e inat të vendit tonë edhe pse punohet tue ba llaç e merrna me muhabete kote të tipit pse zef apo giuseppe…!
 
Jozefina Traboini
Aq shume dha At Valentini për gjuhën e kombin, sa të mlidhet të gjithë këto që shkruajnë e bërtasin sot për Atdheun e tyre nuk e arrijnë At Valentini, këtij i takon ajo shprehja Mëmëdhe është edhe aty ku më ra koka.
 
Isak Ahmeti
Me të drejtë At Giuseppe (Zef) Valentini është cilësuar si një ëngjëll i kulturës shqiptare. Martin Camaj ndërkaq e ka vlerësuar dhe çmuar At Valentinin si historianin më të madh të kohës, jo vetëm i Shqipërisë, por si njerin prej më të mëdhenjve në gjithë Gadishullin Ballkanik! Vëllimet “Aktet Shqiptaro-Venete” janë dëshmi e një erudicioni të shquar-G. Stadtmuller…
.
Attilio Vaccaro
Padre Giuseppe Valentini (storico, albanologo e bizantista, testimone inimitabile nella vita e negli studi, che ha lavorato sempre nel rispetto della persona umana e delle regole accademiche. Doti rare oggi, soprattutto in chi si appropria fraudolentemente dei lavori altrui. Dio lo ha in gloria sicuramente.) At Giuseppe Valentini (historian, albanolog dhe bizantist, një dëshmitar i paimitueshëm me jetën dhe vepren e tij. Gjithnjë ka punuar me respekt ndaj vlerave njerëzore dhe rregullave akademike. Cilësi të rralla sot, veçanërisht ndaj atyre që grabisin haptas punën e të tjerëve. Zoti i ka nën kujdes me siguri.)
.
Marre nga muri i FB i Kastriot Markut 6 nentor 2013

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.